GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Tensione dhe fyerje në Kuvendin e RMV, deputetët e opozitës nuk lëshojnë pe për propozimin francez

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Tensione dhe fyerje në Kuvendin e RMV, deputetët e opozitës nuk lëshojnë pe për propozimin francez
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në ditën e dytë të debatit për propozimin francez në Kuvendin e Maqedonisë shënohen të njëjtat incidente. Mësohet se deputetët e VMRO-DPMNE-së vazhduan debatet e tensionuara me fishkëllima ndërsa nuk munguan sharjet dhe fyerjet. Që në fillim të seancës, në pyetje drejtuar ministrit të Jashtëm Bujar Osmani, deputetja e VMRO-DPMNE-së ju drejtua Osmanit me “ti”, pas çka fjalën ia ndërpreu kryeparlamentari Talat Xhaferi.

“Qyqar, ksenofobë dhe kriminelë. Mund të çirreni, të fishkëlleni sa të doni, ne do ta vazhdojmë rrugën evropiane të këtij shteti, duke ruajtur gjuhën maqedonase dhe të gjitha veçoritë e identitetit etnik maqedonas”, tha Sanella Shkrijel nga LSDM.

Me fyerje ia ktheu deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrusheski, i cili në fund edhe e grisi propozimin francez.

“Absolutisht nuk kam ndërmend të ju dëgjoj, ndërsa turpërohem që ndajë të njëjtën hapësirë me ju. Për nderë të bashkëqytetarëve tuaj nga Vatasha, 12 të rinjtë të vrarë, të jua pështy marrëveshjen, edhe gjithçka”, tha Brane Petrushevski nga VMRO-DPMNE.

Me flamurin e Maqedonisë së Veriut ngjitur në foltore foli deputeti i LSDM-së Nenad Kociq.

“Këta njerëz që flasin këtë janë për shërim dhe e dinë se ku, në Demir Hisar. Popull maqedonas fishkëllejnë sepse e gënjejnë popullin, e gënjejnë sepse duan ta shesin Maqedoninë dhe për këtë janë të paguar mirë. Edhe Levica edhe VMRO-DPMNE janë të paguar nga shërbime të jashtme. Rroftë Maqedonia. Rroftë populli maqedonas”, tha Nenad Kociq nga LSDM.

Fjalën e mori edhe deputeti Antonio Milloshoski i cili kundërshtoi propozimin francez.

“Е dini ju se ekspertët, gazetarët, populli dhe deputetët nuk janë aq naiv aq sa i mendoni ju. E nënvlerësoni inteligjencën e qytetarëve. Kjo marrëveshje është e dëmshme dhe është rezultat I diplomacisë suaj të keqe”, tha Antonio Millosheski nga VMRO-DPMNE.

Situata u tensionua kur deputetja e LSDM-së Zhaklina Llazarevska i akuzoi deputet e VMRO-DPMNE-së kanë disa pasaporta.

“Kush jeni ju të neve të na quani tradhtarë?! Ju që keni disa pasaporta në xhepat tuaj. Unë kam vetëm një pasaportë edhe atë maqedonase. Unë luftoj për Maqedoninë time, për gjuhën time maqedonase, për popullin tim maqedonas, për identitetin tim maqedonase, për Maqedoninë time!”, tha Zhaklina Llazarevska nga LSDM.

Më pas gjatë fjalimit të deputetit Antoni Milloshovski, deputet e shumicës bërtitini duke ia kërkuar pasaportën bullgare.

“Çka fitoi Maqedonia në këto disa muaj? Kemi marrëdhënie etnike të tensionuara, kemi ndarje të shoqërisë si asnjëherë më parë, kemi raste të montuara për prishje të të drejtës së protestës…, tha Milloshevski.

Për të diskutuar mbi propozimin francez gjithsej janë paraqitur 42 deputet.

Lajme të lidhura

Tensione në Kuvend, deputetët e PDK-së dhe Aleancës përplasen me të VV-së
Breaking Views

Tensione në Kuvend, deputetët e PDK-së dhe Aleancës përplasen me të VV-së

15:00 - 12/08/26
Vuçiç kërcënoi me devijimin e lumit Ibër, reagon DASH: Normalizimi i marrëdhënieve Serbi-Kosovë është i domosdoshëm
Aktualitet

Vuçiç kërcënoi me devijimin e lumit Ibër, reagon DASH: Normalizimi i marrëdhënieve Serbi-Kosovë është i domosdoshëm

19:08 - 11/08/26
Përdhosen simbolet e Adem Jasharit, Komandant Telit dhe UÇK-së në RMV
Breaking Views

Përdhosen simbolet e Adem Jasharit, Komandant Telit dhe UÇK-së në RMV

13:45 - 10/08/26
Para
Sherri me lopata për shezlongët në Shëngjin, kush është 48- vjeçari i arrestuar (EMRI)

Sherri me lopata për shezlongët në Shëngjin, kush është 48- vjeçari i arrestuar (EMRI)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Takimi i Ramës me kryebashkiakët për ‘Territorialen’, Boçi: Nuk i thirri për mendim, por për t’i bindur!
Lajme

Takimi i Ramës me kryebashkiakët për ‘Territorialen’, Boçi: Nuk i thirri për mendim, por për t’i bindur!

15:18 - 13/08/26

Deputeti demokrat dhe bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Luçiano Boçi ka reaguar pas takimit të kryeministrit Edi Rama me...

Lexo më shumë
Shefi i IKMT merr 3.1 MLD lekë tendera për 2 javë/ Afrim Qendro, nga mbijetesa pas skandalit “DH. Albania” tek kullat “Luzaj Tower”

Shefi i IKMT merr 3.1 MLD lekë tendera për 2 javë/ Afrim Qendro, nga mbijetesa pas skandalit “DH. Albania” tek kullat “Luzaj Tower”

15:00 - 13/08/26
Përplasje me armë zjarri në Tiranë/ Policia: Arrestohen 4 persona, 2 në kërkim

Përplasje me armë zjarri në Tiranë/ Policia: Arrestohen 4 persona, 2 në kërkim

14:42 - 13/08/26
Kamioni përplaset me barrierat në Vlorë, dërrasat e ndërtimit bien në asfalt

Kamioni përplaset me barrierat në Vlorë, dërrasat e ndërtimit bien në asfalt

14:28 - 13/08/26
Zjarri përfshin masivin pyjor në Lugaxhi të Elbasanit, flakët avancojnë drejt banesave

Zjarri përfshin masivin pyjor në Lugaxhi të Elbasanit, flakët avancojnë drejt banesave

14:18 - 13/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com