GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Plehra”/ Autori i masakrës së Kartodromit sërish në telashe me drejtësinë, sherri me policët

15:15 - 16/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Plehra”/ Autori i masakrës së Kartodromit sërish në telashe me drejtësinë, sherri me policët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lavdërim Tufa, i cili vuajti një dënim prej 20 vitesh si autori i masakrës së Kartodromit, ku viktima mbetën Fatmir Rama, i njohur si “Miri i Xhikes”, miku i tij Kristaq Cami, si dhe kamerieri i kompleksit, Julian Durishti, mbrëmjen e 29 marsit 2003, iu rikthehet sërish problemeve me drejtësinë. Ai është marrë i pandehur nga prokurori Bledar Valikaj, për akuzën e kundërshtimit të punonjësit të policisë, pasi bashkë me kushëririn e tij, Arbër Tufa, kanë goditur me sende të forta një punonjës policie, duke i shkaktuar dëmtime të shumta në fytyrë e trup.

Ngjarja është regjistruar në mars të 2021, patrullë policie që konstatoi që një restorant ishte hapur në shkelje të aktit normativ, për parandalimin e Covid 19. Në këtë moment, uniformat blu informuan punonjësit e lokalit, se për këtë shkelje do të gjobiteshin sipas ligjit.

Në këtë moment reagon pronari i lokalit, duke iu thënë punonjësve të patrullës: Përse keni hyrë nën pronën time pa leje, është pronë private. Policët janë përgjigjur – theksohet ne dosje – se lokalet janë vende të hapura për publikun dhe se ata ishin në shkelje të aktiv normative.

Pronari ka vijuar me gjuhë të ashpër dhe vulgare ndaj oficerit: “kujt ja tregon aktin normativ ti, a e dini se kush janë unë, more policë legenë, plehra.

“Duke qenë se ne ishin me të paktë në numër sesa agresorët, ata na shtynë me forcë e goditën, duke na nxjerrë nga lokali. Ne dolëm prej aty dhe 50 metra më tutje kërkuam ndihmën në sallën operative dhe tek eprorët”, shpjegon njëri nga oficerët.

“Ndërsa në prisnin përforcime”, në dosje thuhet se personat dolën, ku njeri prej tyre, lëvizte me një AUDI AA718TH. Kur mbërriti patrulla në lokal ishte vetëm roja”, shpjegojnë policët e patrullës.

Pavarësisht numrit të shtuar të punonjësve të policisë, pronari i lokalit u përplas sërish me efektivët. “Pronari nuk pranoj të shoqërohej në polici. Na shau dhe ofendoi. Në këto momente, nga muri rrethues kapërcyen dhe hynë në lokal 3 persona. Ata hynë në bodrum dhe prej andej dolën me shishe qelqi ne duar dhe goditën njërin nga efektivët, duke i shkaktuar të çara dhe hemorragji”, shpjegohet në material.

Njëri nga oficerët e policisë ka shpjeguar për hetuesit se nga informacionet e marra dhe verifikimet në sistemin TIMS, ka rezultuar se autor i goditjes së efektivit V.T, janë Lavdërim Tufa dhe kushëri i tij, Arbër Tufa. Prokurori e mori të pandehur Lavdrim Tufën dhe kushëririn e tij për akuzën e kundërshtimit të punonjësit të policisë së kryer në bashkëpunim, por në seancë paraprake gjykata vendosi ta kthejë çështjen për plotësim hetimesh./BË

 

Lajme të lidhura

Ish-zyrtari i AKSHI-t Daniel Shima jep 2 herë dëshmi në SPAK, rrëfimi është  klasifikuar si sekret
Aktualitet

Ish-zyrtari i AKSHI-t Daniel Shima jep 2 herë dëshmi në SPAK, rrëfimi është klasifikuar si sekret

09:29 - 21/02/26
Me plagë në kokë, policia e dhunon protestuesin në komisariat dhe refuzon ta dërgojë në spital
Aktualitet

Me plagë në kokë, policia e dhunon protestuesin në komisariat dhe refuzon ta dërgojë në spital

09:05 - 21/02/26
Molotovë drejt Kryeministrisë, forcat e rendit kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës
Aktualitet

Protesta e opozitës/ 52 të shoqëruar nga Policia, 17 persona të arrestuar dhe 35 nën hetim

09:03 - 21/02/26
Para
Ngjarja tragjike në Divjakë/ Flasin fqinjët e 58-vjeçarit që vrau babain: S’vuan nga shëndeti mendor

Do kryenin marrëdhënie treshe, dy shqiptarët i vendosin thikën në fyt vajzës pasi mësuan se...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-zyrtari i AKSHI-t Daniel Shima jep 2 herë dëshmi në SPAK, rrëfimi është  klasifikuar si sekret
Aktualitet

Ish-zyrtari i AKSHI-t Daniel Shima jep 2 herë dëshmi në SPAK, rrëfimi është klasifikuar si sekret

09:29 - 21/02/26

Ish-zv/drejtori i Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit (AKSHI), Daniel Shima, është marë dy herë në pyetjë në ambjentet e...

Lexo më shumë
Me plagë në kokë, policia e dhunon protestuesin në komisariat dhe refuzon ta dërgojë në spital

Me plagë në kokë, policia e dhunon protestuesin në komisariat dhe refuzon ta dërgojë në spital

09:05 - 21/02/26
Molotovë drejt Kryeministrisë, forcat e rendit kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

Protesta e opozitës/ 52 të shoqëruar nga Policia, 17 persona të arrestuar dhe 35 nën hetim

09:03 - 21/02/26
Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë

08:51 - 21/02/26
France24: Akuzat për korrupsion qeveritar çojnë në përleshje mes policisë dhe qytetarëve në Tiranë

France24: Akuzat për korrupsion qeveritar çojnë në përleshje mes policisë dhe qytetarëve në Tiranë

08:20 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com