GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Shqipëria ka 60% të forcës së punës me arsim fillor, niveli më i lartë në Rajon

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria ka 60% të forcës së punës me arsim fillor, niveli më i lartë në Rajon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Popullsia në moshë pune e Shqipërisë është vënë nën presionin e faktorëve disfavorizues për një perspektivë të mbarë ekonomike.

Një studim i ditëve të fundit të Institutit për Studime Ekonomike Ndërkombëtare në Vjenë gjeti se, në vendin tonë 60% e forcës së punës është me arsim të ulët, në të kundërt në vendet e tjera të rajonit, ku ky grup ka një peshë më të ulët në forcën e punës, nën 40%.

Në vendet të tjera, Bosnjë, Mali i Zi dhe Serbi dominon grupi me arsim të mesëm profesional ose të mesëm të përgjithshëm me rreth 50%, ndjekur nga të arsimuarit me nivel të ulët arsimi.

Ndryshe nga të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, në Shqipëri vetëm 10 për qind e popullsisë në moshë pune ka arsim profesional.

Pas Shqipërisë edhe Kosova ka rreth 40% të popullsisë në moshë me nivel të ulët arsimi, por ndërkohë rreth 30 për qind e popullsisë në moshë në Kosovë ka arsim profesional.

Ekspertët e Vjenës parashikojnë që deri në vitin 2030, popullsia me edukim të ulët të vijë në rënie në të gjitha vendet e Ballkanit, por në Shqipëri dhe Kosovë ndryshimi do të jetë më i dukshëm për shkak të hapësirës së madhe për përmirësim.

Por tregu i punës në Shqipëri do të jetë nën ndikimin negativ të emigracionit. Flukset neto të emigracionit do të rriten të gjitha vendet e Ballkanit. Por sipas ekspertëve të Vjenës në Shqipëri dhe Bosnjë emigracioni do të përfshijë të gjitha grupet arsimore të popullsisë në moshe pune pa përjashtim deri më 2030.

Në Bosnjë dhe në Shqipëri, pritet një rrjedhë më e madhe e migracionit të trurit. Ndërsa në vendet e tjera të rajonit pritet që deri në vitin 2030 të ketë rikthim të emigrantëve të arsimuar.

Ecuria e tregjeve të punës në Rajon deri në vitin 2030 sipas një skenari bazë që kanë ndërtuar Instituti i Vjenës tregon se, shume shpejt vendet e Ballkanit do të përballen me mungese të fuqisë punëtore. Për shkak edhe të emigracionit të lartë Shqipëria do të vuajë mungesën e fuqisë punëtore me arsim profesional.

Në përgjithësi i gjithë rajoni do të vuajë për punëtore edhe të kualifikimit të ulët, për shkak se modelet ekonomike kërkojnë së shumti punonjës pa arsim. Në një skenar të mundshëm ku ndryshon struktura e ekonomisë, tregu i punë në Shqipëri do të shfaqte mungesë për punonjës me arsim të lartë./MONITOR

Lajme të lidhura

Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë
Aktualitet

Shqipëria vazhdon të shënojë rënie, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

08:18 - 21/10/26
Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Para
Diferenca 1 milionë euro, ja çfarë po ndodh në duelin Inter-Milan për Calhanoglu

Diferenca 1 milionë euro, ja çfarë po ndodh në duelin Inter-Milan për Calhanoglu

TË FUNDIT

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26

Mijëra studentë dhe qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit në një demonstrim masiv mbështetjeje për lëvizjen studentore, vetëm pak ditë...

Lexo më shumë
Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

23:03 - 22/10/26
Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26
“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

22:32 - 22/10/26
Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

22:23 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com