GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kuvendi votoi rezolutën kundër raportit të Martyt, Këshilli i Europës paralajmëron lëvizjen e radhës

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Kuvendi votoi rezolutën kundër raportit të Martyt, Këshilli i Europës paralajmëron lëvizjen e radhës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Asambleja e Këshillit të Evropës mund të vendosë që të përgatisë dhe të debatojë raporte, përfshirë raporte vijuese, për çfarëdo teme që bie në mandatin e këtij Këshilli.

Kështu është përgjigjur Këshilli i Evropës, në pyetjen e Radios Evropa e Lirë, nëse do ta marrë parasysh Rezolutën e Shqipërisë, e cila synon të hedhë poshtë akuzat për trafikimin me organe të qenieve njerëzore gjatë luftës në Kosovë, të cilat burojnë nga raporti i senatorit zviceran, Dick Marty.

“Procedura për parashtrim të mocioneve parashihet sipas rregullit të 25-të”, është thënë në përgjigje.

Më 21 korrik, Kuvendi i Shqipërisë ka votuar unanimisht, me 125 vota të deputetëve, Rezolutën me të cilën synon të hedhë poshtë akuzat për trafikimin me organe të qenieve njerëzore gjatë luftës në Kosovë, të cilat burojnë nga raporti i Martyt.

Rezoluta i bën thirrje Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të realizojë një raport vijues (folloë-up report) dhe si rrjedhojë dhe një rishikim të Rezolutës së Këshillit të Evropës, duke rivlerësuar pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe apo në Kosovë, në dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë kësaj dekade, fakteve, provave dhe informacioneve të përditësuara, sikurse dhe për sa i përket angazhimit, gatishmërisë dhe bashkëpunimit të plotë të Shqipërisë dhe Kosovës në shërbim të së vërtetës dhe vendosjes së drejtësisë.

Raporti i vitit 2010, i hartuar nga Dick Marty dhe i miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, pretendon se në trafikim me organe kanë qenë të përfshirë udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë luftës së viteve 1998-99.

Këto pretendime janë hetuar nga prokurori amerikan, Clint Ëilliamson, i cili në korrik të vitit 2014 ka bërë të ditur se gjetjet e ekipit të tij nuk përfshijnë dëshmi të bazuara për trafikim organesh, por për krime të tjera lufte.

Kjo, në vitin 2015, ka çuar në formimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, për të hetuar krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, që dyshohet se janë kryer nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, partia e të cilit e ka sponzorizuar rezolutën, ka thënë më 21 korrik se pretendimet e ngritura nga Dick Marty për “vrasje të personave me qëllim të nxjerrjes dhe shitjes së organeve të tyre dhe trafikimit të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe Kosovë”, janë pretendime që “kanë mbetur të paargumentuara, të paaprovuara dhe të pabazuara në prova dhe fakte”.

Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës.

Këshilli mbron lirinë e shprehjes dhe të mediave, barazinë dhe minoritetet në vendet anëtare.

Ky rregull parasheh që një mocion për rekomandim apo rezolutë – me jo më shumë se 300 fjalë – duhet të nënshkruhet nga të paktën 20 përfaqësues apo zëvendësues që u takojnë të paktën pesë delegacioneve kombëtare, apo duhet të miratohet me kuorumin e nevojshëm nga komisioni.

Në Dhomat e Specializuara në Hagë, që ndryshe njihen edhe si Gjykatë Speciale, ka nisur tashmë procesi ndaj disa ish-udhëheqësve të UÇK-së, përfshirë: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Ata ndodhen në paraburgim në Hagë qysh nga nëntori i vitit 2020.

Në aktakuzën kundër tyre përmenden krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit, por nuk figuron “trafikimi i organeve njerëzore”./REL

 

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

DEA organizon konferencë kundër drogës, Flamur Noka: Shqipëria trajtohet si Ekuadori e Kolumbia
Aktualitet

DEA organizon konferencë kundër drogës, Flamur Noka: Shqipëria trajtohet si Ekuadori e Kolumbia

22:05 - 02/09/26
Altin Hila i drejtohet Ramës: Urdhëroje policinë për të vepruar kundër blerjes së votës, jo për të arrestuar protestuesit
Aktualitet

Altin Hila i drejtohet Ramës: Urdhëroje policinë për të vepruar kundër blerjes së votës, jo për të arrestuar protestuesit

21:36 - 02/09/26
Studentët, gratë dhe vajzat udhëheqin marshimin/ Rrethohet Kryeministria
Aktualitet

Studentët, gratë dhe vajzat udhëheqin marshimin/ Rrethohet Kryeministria

21:13 - 02/09/26
Para
Vizita e fundit si president/ Kurti vlerëson kontributin e Ilir Metës për Kosovën

Vizita e fundit si president/ Kurti vlerëson kontributin e Ilir Metës për Kosovën

Discussion about this post

TË FUNDIT

DEA organizon konferencë kundër drogës, Flamur Noka: Shqipëria trajtohet si Ekuadori e Kolumbia
Aktualitet

DEA organizon konferencë kundër drogës, Flamur Noka: Shqipëria trajtohet si Ekuadori e Kolumbia

22:05 - 02/09/26

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka reaguar për pjesëmarrjen e prokurorëve të SPAK në një konferencë ndërkombëtare të...

Lexo më shumë
Altin Hila i drejtohet Ramës: Urdhëroje policinë për të vepruar kundër blerjes së votës, jo për të arrestuar protestuesit

Altin Hila i drejtohet Ramës: Urdhëroje policinë për të vepruar kundër blerjes së votës, jo për të arrestuar protestuesit

21:36 - 02/09/26
Studentët, gratë dhe vajzat udhëheqin marshimin/ Rrethohet Kryeministria

Studentët, gratë dhe vajzat udhëheqin marshimin/ Rrethohet Kryeministria

21:13 - 02/09/26
Erdhi shtatori, studentët i bashkohen protestës me pankartën: Bashkohuni studentë, Kombi na thërret

Erdhi shtatori, studentët i bashkohen protestës me pankartën: Bashkohuni studentë, Kombi na thërret

21:05 - 02/09/26
Krenar Ahmeti: Mos e braktisni frontin! Të gjithë në shesh, me prezencën tonë do ta gjunjëzojmë këtë klikë

Krenar Ahmeti: Mos e braktisni frontin! Të gjithë në shesh, me prezencën tonë do ta gjunjëzojmë këtë klikë

20:44 - 02/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com