GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Lufta në Europë, si u tkurr importi i grurit, vajit dhe drithërave nga Rusia dhe Ukraina

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Lufta në Europë, si u tkurr importi i grurit, vajit dhe drithërave nga Rusia dhe Ukraina
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pasojat e luftës në Europë janë reflektuar në tregtinë e mallrave të gjashtëmujorit të parë mes Shqipërisë dhe Rusisë e Ukrainës. Bazuar në statistikat e INSTAT, nga janari në qershor importi i drithërave nga Rusia është ulur me 20 mijë tonë, dhe me 2.2 mijë tonë nga Ukraina.

Nëse në 6 mujorin e parë vjet janë importuar nga këto dy shtete 60 mijë tonë drithëra, këtë vit në të njëjtën periudhë janë importuar 37.8 mijë tonë.

Ndërsa rënia e importeve të drithërave në vlerë monetare është më e ulët, për shkak të rritjes së çmimeve menjëherë pas nisjes së luftës, dhe drithërat e importuara kanë kushtuar më shumë. Sipas kalkulimeve 1 kg drithë i blerë nga Rusia e Ukraina vjet kushtonte mesatarisht 31 lekë, ndërsa këtë vit është rreth 40 lekë.

Në total për të blerë drithëra nga këto dy shtete janë shpenzuar 1.5 miliardë lekë, nga janari në qershor, nga 1.8 miliardë që u harxhuan vjet në të njëjtën periudhë.

Edhe për tregtimin e vajit, shifrat flasin për rënie. Sipas të dhënave është ulur importi i vajit në sasi, ndërsa në vlerë është rritur për shkak të çmimeve të larta.

Nga Ukraina kemi blerë në gjashtëmujor 3.2 mijë tonë vaj dhe dhjamëra kafshore apo vegjetale me rënie prej mbi 1 mijë tonë, ndërsa kemi shpenzuar 725 milionë lekë, nga 410 milionë që u shpenzuan vjet.

Ndërsa nga Rusia kemi importuar 2.6 mijë tonë vaj me një vlerë prej rreth 457 milionë lekë.

Si pasojë e çmimeve të larta dhe pasigurisë së shtuar, tregtia e mallrave në vend ka nisur të shfaqë shenja ngadalësimi, pasi në muajin qershor si për importet ashtu dhe për eksportet rritjet kanë qenë më të ultat prej një viti.

 

Lajme të lidhura

Taksistët në protestë, kërkojnë taksa më të ulëta dhe kufizimin e numrit të licencave
Aktualitet

Taksistët në protestë, kërkojnë taksa më të ulëta dhe kufizimin e numrit të licencave

11:15 - 11/11/26
Banka Botërore: Shqipëria ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave
Aktualitet

Tirana e vështirë për familjet e reja! Çmimet e apartamenteve në ‘stratosferë’, lindjet po bien me ritme të shpejta

08:36 - 11/11/26
Zhbllokohet transporti, statistikat e 2021 dhe viti pandemik
Aktualitet

Transporti publik paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 Janari

11:34 - 10/11/26
Para
Kosovë/ Infektohet nga ethet e minjve, 8-vjeçarja në gjendje të rëndë shëndetësore

E rëndë/ Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 22-vjeçarja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte
Breaking Views

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte

23:26 - 11/11/26

Detaje te reja mbi hetimet që lidhen me deputeten e Partisë Socialiste, Sara Mila. Sipas burimeve, agjentët kanë pasur në...

Lexo më shumë
Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

22:15 - 11/11/26
“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

22:00 - 11/11/26
Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

21:30 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com