GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Autorët e atentatit në Milot dyshohen me pagesë/ Këqyrja e shënjestrave, vrasja e zhdukja e provave

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Autorët e atentatit në Milot dyshohen me pagesë/ Këqyrja e shënjestrave, vrasja e zhdukja e provave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autorët për atentatin e djeshëm në Milot që tronditi vendin dyshohet se janë porositur nga kundërshtarët e dy shënjestrave Klisman Preçi dhe Ylli Brahimit.

Organizmi i tyre është identik me atë të sagës së atentateve mafioze të shënuara ndër vite në vend. Atentatorët kanë qenë të kujdesshëm në fshehjen e gjurmëve të krimit. Ndërsa janë edhe disa detaje të tjera për të cilat grupet hetimore dalin garant që kemi të bëjmë me një atentat të mirëorganizuar.

Koha dhe vendi ku u krye atentati është një prej lëvizjeve të  kryesore të atentatit. Lagja ku banon një prej shënjestrave Ylli Brahimi nuk është pajisur me kamera sigurie. Sakaq theksojmë se autorët u kanë zënë pritë shënjestrave në hyrje të pallatit. Policia ka sekuestruar kamerat përreth zonës me shpresën për të zbardhur lëvizjen para dhe pas atenatit të autorëve, por deri më tani hetimet ngelen në pikën zero dhe jo me fakte konkrete.

Ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës, në orar ku nuk ka patur lëvizje të banorëve të lagjes. Autorët janë përpjekur të sigurohen që në vendin e ngjarjes nuk do të ketë dëshmitarë okularë.

Dhe detaji i më i rëndësishëm që përforcon faktin se kemi të bëjmë me një atentat të mirëroganizar dhe të porositur është zhdukja e provave.

Pas atentatit, një makinë e djegur u gjet në Borizanë. Dyshohet që makina e djegur të jetë përdorur nga autorët.

Policia ka shoqëruar dhjetëra persona në polici, megjithatë ata nuk kanë dhënë shpresë në zbardhjen e atentatit pasi janë të afërm të viktimës dhe të plagosurit dhe banorë të lagjes të cilët dyshohet se mund të kenë qenë prezent në momentin kur atentatorët kanë hapur zjarr ndaj Klisman Preçit de Ylli Brahimit.

Dinamika paraprake e ngjarjes

Nga hetimet dhe raportimet e deritanishme të gijotina.com dyshohet se autorët kanë pritur në katin e parë të pallatit ku jetonte Brahimi dhe kanë pritur derisa dy shokët të ktheheshin nga kafja dhe të hapnin zjarr.

Sapo makina e shënjestrave iu afrua për të hyrë në rrugën e pallatit, dolën dy atentatorët dhe qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të makinës. Duke qenë se mjeti ishte i blinduar, njëri prej tyre është afruar tek xhami dhe ka qëlluar në distancë të afërt dhe me pas ata janë larguar me automjetin tip Audi. Para ngjarjes Ylli Ibrahimi dhe Klisman Preçi kishin qenë në një lokal në qendër të Milotit disa metra larg banesave të tyre dhe siç duket atentatorët i kanë ndjekur lëvizjet e tyre.

Plani i tyre dyshohet se ishte ekzekutimi i Ibrahimit por i vdekur ka mbetur Klisman Reçi. Megjithatë nuk përjashtohet as mundësia që atentati të jetë organizuar për të dy personat pasi të dy rezultojnë me precedentë të theksuar kriminal.

Etiketa: detajeMilotVrasje

Lajme të lidhura

Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet
Aktualitet

Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

21:58 - 09/09/26
Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë
Aktualitet

Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë

21:27 - 09/09/26
“Rama, na je bërë bela”, profesori Lush Susaj: Vetëm me durim dhe rezistencë e largojmë kryeministrin
Aktualitet

“Rama, na je bërë bela”, profesori Lush Susaj: Vetëm me durim dhe rezistencë e largojmë kryeministrin

20:39 - 09/09/26
Para
BE padit Hungarinë për ligjet LGBT, lirinë e medias dhe çmimin e gazit

Ky është vendi me numrin më të lartë të azilkërkuesve në Evropë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes
Breaking Views

Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes

23:09 - 09/09/26

Mbrëmje me shumë gola në Champions League. Liverpool ka përmbysur Atlético Madridin në “Anfield”, PSG ka dhuruar një festival golash...

Lexo më shumë
Champions League/ PSG e nis si kampione, merr menjëherë kryesimin e Ligës

Champions League/ PSG e nis si kampione, merr menjëherë kryesimin e Ligës

23:02 - 09/09/26
Protestuesit ulen këmbëkryq para autobusit në “Rrugën e Elbasanit”

Protestuesit ulen këmbëkryq para autobusit në “Rrugën e Elbasanit”

22:04 - 09/09/26
Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

21:58 - 09/09/26
Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë

Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë

21:27 - 09/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com