GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Në kërkim nga Abu Dhabi, arrestohet në Rinas 42-vjeçari sirian

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Grabiti para dhe sende me vlerë brenda një makinë në Vlorë, arrestohet 24-vjeçari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 42-vjeçar sirian i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Abu Dabi është arrestuar në Rinas. Personi në fjalë akuzohet për veprën penale “Mashtrime financiare”, dhe u arrestua pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë edhe një shtetase siriane e cila tentoi të dilte nga Shqipëria me dokumente të falsifikuara.

Njoftimi:

“Gjatë kontrollit të detajuar të dokumentacionit të shtetasve që hyjnë nga Shqipëria, nëpërmjet aeroportit të Rinasit, shërbimet e Policisë në bashkëpunim me Interpol Tiranën kanë ndaluar shtetasin sirian Ë. A., 42 vjeç”, njofton policia.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Abu Dhabi, për veprën penale “Mashtrime financiare”, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”

Gjithashtu, gjatë kontrollit të dokumentacionit të shtetasve që dalin nga Shqipëria, nëpërmjet aeroportit të Rinasit, shërbimet e Policisë kanë krijuar dyshime për një shtetase të huaj që kishte paraqitur pasaportë estoneze.

Pas kontrollit në laboratorin e Policisë Kufitare ka rezultuar se pasaporta që kishte paraqitur shtetasja H. C. kishte të dhënat e një shtetaseje tjetër dhe kishte një vulë të kontrollit kufitar, të dyshuar të falsifikuar.

Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetases H. C., me shtetësi siriane, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: arrestimeRinas

Lajme të lidhura

Mazhoranca dhe opozita nën presion, protesta sfidon politikën tradicionale në prag të zgjedhjeve lokale
Aktualitet

Mazhoranca dhe opozita nën presion, protesta sfidon politikën tradicionale në prag të zgjedhjeve lokale

08:16 - 16/11/26
Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar arrestimit në Maltë, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën
Aktualitet

Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar arrestimit në Maltë, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën

21:41 - 15/11/26
Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara
Aktualitet

Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

20:48 - 15/11/26
Para
Kosovarët “dynden” drejt plazheve të Shqipërisë, trafik i rënduar në kryqëzimin e Milotit

Kosovarët “dynden” drejt plazheve të Shqipërisë, trafik i rënduar në kryqëzimin e Milotit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Marrëveshja me SHBA-në, reagon Irani: Pa tërheqjen e Izraelit nga Libani nuk ka stabilitet
Botë

Irani kërcënon SHBA-në: Edhe ushtria më e fuqishme mund të mposhtet!

08:38 - 16/11/26

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i është përgjigjur homologut të tij amerikan, Marco Rubio, me një mesazh të koduar...

Lexo më shumë
Mazhoranca dhe opozita nën presion, protesta sfidon politikën tradicionale në prag të zgjedhjeve lokale

Mazhoranca dhe opozita nën presion, protesta sfidon politikën tradicionale në prag të zgjedhjeve lokale

08:16 - 16/11/26
Protestat në Serbi, Vuçiç: Jemi lodhur nga ata që po na terrorizojnë dhe duhet të përgjigjemi

Akuza për shkelje ligji në lidhje me Kosovën, tre organizata kallëzojnë penalisht Vuçiçin

08:09 - 16/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 16 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:47 - 16/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Nëntor 2026

07:40 - 16/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com