GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Rusia mohon sulmin në portin e Odesas, Ukraina: Putin “pështyu” marrëveshjen e grurit

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rusia mohon sulmin në portin e Odesas, Ukraina: Putin “pështyu” marrëveshjen e grurit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Forcat ruse kanë sulmuar me raketa portin e Odesës, një ditë pas marrëveshjes  për nxjerrjen e grurit nga Ukraina. Ukraina e ka akuzuar Putinin se ka “pështyrë në fytyrë” OKB-në dhe Turqinë me sulmin në portin e Odesës.

Kievi ka paralajmëruar se Rusia do të mbajë përgjegjësinë nëse marrëveshja e eksportit të grurit dështon dhe u bëri thirrje Organizatës të Kombeve të Bashkuara dhe Turqisë që të bëjnë presion ndaj Rusisë që të respektojë detyrimet e saj për të siguruar funksionimin e sigurt të rrugëve detare për eksportin e drithit në Detin e Zi, sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme e Ukrainës.

“Armiku sulmoi portin tregtar të Odesas me raketa Kalibr. Dy raketa u rrëzuan nga forcat e mbrojtjes kundërajrore. Dy të tjera goditën infrastrukturën e portit”, tha në një mesazh në Telegram Komanda Operative e Ukrainës.

Ndërkohë për sulmin ka reaguar edhe ambasadorja e SHBA-së në Kiev. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kiev tha se sulmi me raketa ruse në portin e Odessa ishte “i neveritshëm” dhe se Rusia duhet të mbajë përgjegjësi.

“Kremlini vazhdon të përdorë ushqimin si armë. Rusia duhet të mbajë përgjegjësi”.

Nga ana tjetër, ministri i Mbrojtjes i Turqisë ka bërë me dije se zyrtarët rusë i kanë thënë Ankarasë se Moska nuk kishte  të bënte me sulmet në portin e Odesës të Ukrainës.

“Në kontaktin tonë me Rusinë, rusët na thanë se ata nuk kishin asnjë lidhje me këtë sulm dhe se po e shqyrtonin çështjen nga afër dhe në detaje. Fakti që një incident i tillë ndodhi menjëherë pas marrëveshjes që bëmë dje na shqetësoi vërtet”.

Shpërthimet tronditën një port kyç të Ukrainës vetëm një ditë pasi Kievi dhe Moska nënshkruan një marrëveshje historike për të lejuar rifillimin e eksporteve të grurit. Sipas kushteve të marrëveshjes së së premtes, Rusia ra dakord të mos sulmonte portet gjatë dërgesave të grurit.

Продовольча безпека в світі можлива лише після ліквідації #росія як держави. А про будь-які домовленості з росією ще за Бісмарка знали.#Одеса#Україна#Russia#продовольча_безпека
—
👉Підписатися https://t.co/kpUJGbCss7
💪Підтримати нашу роботу:https://t.co/g8v5JXfTix pic.twitter.com/Upem7GniY5

— Юрій Гончаренко (@ForceUkraine) July 23, 2022

Etiketa: LuftaosesaRusiUkraine

Lajme të lidhura

Ligje të ashpra kundër protestuesve, Macron akuzohet se po rrezikon të drejtat e francezëve
Botë

Ligje të ashpra kundër protestuesve, Macron akuzohet se po rrezikon të drejtat e francezëve

09:38 - 26/10/26
“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë
Aktualitet

“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë

10:22 - 23/10/26
U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Para
Kosovë, dogana zhvillon aksion në veri të vendit

Dhunoi të dashurën dhe e mbylli për tre ditë në banesë, arrestohet 29-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Londra bëhet kryeqyteti i futbollit/ Sonte shpallet fituesi i ‘Topit të Artë’! Kane, Mbappe dhe Yamal presin verdiktin
Sport

Londra bëhet kryeqyteti i futbollit/ Sonte shpallet fituesi i ‘Topit të Artë’! Kane, Mbappe dhe Yamal presin verdiktin

15:27 - 26/10/26

Ceremonia e ndarjes së çmimeve të “Topit të Artë” për vitin 2026 do të zhvillohet sot (26 tetor), në Londër...

Lexo më shumë
Plagosja e protestuesit në sy/ Zhupa: Rama, përgjegjës për barbarizmin e policisë dhe dështimin e shëndetësisë

Plagosja e protestuesit në sy/ Zhupa: Rama, përgjegjës për barbarizmin e policisë dhe dështimin e shëndetësisë

15:14 - 26/10/26
Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës’

Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës’

15:03 - 26/10/26
Pas plagosjes së tifozit Erjon Vishkulli në protestë, Elbasani merr vendimin për ndeshjen me Partizanin

Pas plagosjes së tifozit Erjon Vishkulli në protestë, Elbasani merr vendimin për ndeshjen me Partizanin

14:57 - 26/10/26
Revolta studentore/ Shoqëria civile kallëzon në SPAK dhunën policore ndaj protestuesve: Kemi evidentuar 180 raste

Revolta studentore/ Shoqëria civile kallëzon në SPAK dhunën policore ndaj protestuesve: Kemi evidentuar 180 raste

14:39 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com