GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Të hapen dosjet pa përjashtim/ Gjekmarkaj: Akuzat për Metën, “levë Arkimedi” kundërshtarin

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Babo nuk foli, përtoi”, Gjekmarkaj ironizon ditëlindjen e PS: Unë jam lider historik, jo Nano
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar sot në lidhje me  debatet që u prodhuan pas letrës së Autoritetit të Dosjeve që implikon ish-presidentin Ilir Meta si pjesë të Sigurimit të Shtetit. Përmes një postimi në Facebook Gjekmarkaj bën thirrje që të hapën të gjitha dosjet pa përjashtim. Ndërsa më tutje ai thekson se akuzat për Metën janë ‘levë Arkimedi’ për të goditur kundërshtarin në këto momente kur ai sapo ka krijuar forcë politike të re.

“Nëse ke një gjë me të cilën është luajtur piset në vendin tonë janë dosjet e sigurimit të shtetit. Ato rikthehen me stinë sa herë e kërkon diskursi politik. Ato do duheshin hapur që në vitin 1992, të gjitha pa përjashtim. PD e asaj kohe kishte një super maxhorancë. Në dritën e diellit duhej të dilte e keqja e 45 viteve përtej faktit kush paguan çmim më të lartë a më të ulët. Po kaq duhej ligj për punëtorët e sigurimit të shtetit, gjithë hierarkinë e tij, hetues, prokurorë e gjyqtarë të komunizmit. Po këto nuk ndodhen! Arsyet kuptohen. Përdorimi i tyre ishte qëllimi. PS ka qenë më e ftohtë ndaj këtij fenomeni duke i konsideruar kontingjentin jo të vogël elektorat e mbështetës politikë. Të gjitha shanse të humbura. E shkuara nuk bëhet më me ndoshta e sikur.

Dosjet duhen hapur, të gjitha, më mirë vonë se kurrë. Politika, administrata, diplomacia, policia, ushtria, drejtësia duhen pastruar nga bashkëpunëtorët dhe punëtorët, nga hierarkët e makinës shtypëse të regjimit. Ja ku jemi sot pas 32 vitesh dhe tema rikthehet por jo nga pozita etike. Thjesht nga pozita politike. Prej ditësh flitet për një dosje të I M. Qeveria përpiqet ta lidhe atë me emrin e ish-Presidentit Ilir Meta fakt të cilin ai e ka kundërshtuar në mënyrë energjike. Unë se di të vërtetën dhe nuk marr përsipër të bëhem zëdhënës i saj, por mosbesim kam të drejtë të kem duke gjykuar kontekstin politik kur argumenti u shfaq dhe u bë monopol i debatit publik. Ilir Meta sapo la presidencën dhe rithemeloi partinë e tij LSI në “Parti të Lirisë” duke shfaqur ambicie të madhe opozitare u përball me ketë ngjarje. Duke e konsideruar momentin “leve Arkimedi” për të goditur kundërshtarin krejt makineria e mazhorances shpërtheu në iniciativa përmes Taulant Balles e Klotilda Bushkes duke kompleksuar pjesën e deputetëve që nuk i janë bashkuar “Foltores””, u shpreh Gjekmarak.

Sakaq, ai shprehet se opozita duhet të qëndrojë e pa cenuar nga këto çështje, pasi është e dukshme që këto lëvizje nga qeveria kanë qëllim diversionin mbi opozitën.

“Ata me propozimet e tyre po duken në të njëjtën gjatësi vale me Qeverinë e cila ka ngut të shprehe kënaqësi për propozimet tona. Momenti, iniciativat dhe mënyra e sjelljes, e pamiratuar nga grupi për këtë çështje po e shfaq atë (grupin) me pa të drejtë si orkestër të qeverisë në karadyzenin e ditës. Deklaratat përqafojnë njëra -tjetrën pavarësisht nga cili kamp nisen. Ndjeshmëria e kësaj teme e vë në vështirësi një grupim të djathtë në shah-matin e përditshëm, por duhet gjetur forca për t’i ikur përdorimit i cili ka për qellim diversionin mbi opozitën. Sa për dosjet ato duhen hapur të gjitha pa përjashtim. Kjo është njëra ana, tjetra makina shtypëse e diktaturës punëtoret e saj duhen lustruar”, shkruan ai.

 

Etiketa: dosjeGjekmarkajIlir Meta

Lajme të lidhura

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat)
Aktualitet

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat)

14:30 - 06/06/26
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja
Aktualitet

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

13:35 - 06/06/26
Protestat/ Berisha: Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve
Aktualitet

Protestat/ Berisha: Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve

13:17 - 06/06/26
Para
AKU jep alarmin: Kujdes, mos konsumoni këto patatina!

AKU jep alarmin: Kujdes, mos konsumoni këto patatina!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj
Botë

Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj

15:31 - 06/06/26

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i bëri thirrje sot Presidentit libanez Joseph Aoun , i cili dje i kërkoi Teheranit të ndalojë “ndërhyrjen”...

Lexo më shumë
Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

15:04 - 06/06/26
Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat)

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat)

14:30 - 06/06/26
Nesër mbahen zgjedhjet në Kosovë, ish-presidentja Osmani: Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi

Nesër mbahen zgjedhjet në Kosovë, ish-presidentja Osmani: Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi

14:01 - 06/06/26
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

13:35 - 06/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026kralbetjojobetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom Girişcasibom