Ish-trajneri i Brazilit, Mario Zagallo, i shtruar prej një jave në spitalin e Rio de Zhaneiros për një infeksion të frymëmarrjes, është në gjendje më të mirë shëndetësore.
Analizat kanë treguar se trupi i tij ka reaguar pozitiv pas trajtimit mjekësor, raportohet në shtypin brazilian.
Sipas mjekëve të spitalit “Barra d’Or”, kampioni 90-vjeçar është i kthjellët dhe merr frymë lirisht, pa pasur nevojë për aparaturat e oksigjenit.
Discussion about this post