Mësohet se drejtuesi i skafit që i shkaktoi vdekjen fëmijës 5-vjeçar në plazhin e Potamit, është identifikuar si Arjan Tase, ish-shefi i komisariatit të Himarës.
Tase është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë.
Në dëshminë e dhënë ai është shprehure se mjeti lundrues ka pasur probleme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Discussion about this post