GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“Ballkoni i Hapur”, Kurti organizon pritje me emigrantë: Bashkatdhetarët në mërgatë janë ambasadorë

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ballkoni i Hapur”, Kurti organizon pritje me emigrantë: Bashkatdhetarët në mërgatë janë ambasadorë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka organizuar mbrëmë një pritje për mërgimtarët në ballkonin e Kryeministrisë. Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Kurti iu uroi mirëseardhje mërgimtarëve, ndërsa tha se ideja e “Ballkonit të Hapur” ishte iniciativë e stafit të tij.

“Si Kryeministër i Republikës së Kosovës e kam mirëpritur iniciativën e stafit të Kryeministrisë që ta bëjmë “Ballkonin e Hapur”, citohet të ketë thënë Kurti.

Duke iu folur të pranishmëve për vendimin e Qeverisë për t’ua mundësuar mërgimtarëve një angazhim gjashtëmujor në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Kurti tha se secili bashkatdhetar i yni në mërgatë është diplomat.

“Në fjalën e tij, Kryeministri theksoi vendimin e Qeverisë për miratimin e Programit për Diplomaci Qytetare që ka për qëllim përfshirjen aktive të mërgatës në politikë bërje dhe synon të forcojë lidhjen e saj me Kosovën, duke ju krijuar mundësi përfshirje të drejtpërdrejtë. Kjo nismë u mundëson bashkatdhetarëve tanë që të mund të vijnë edhe në institucionet tona të bëjnë punë zyrtare e praktike deri në gjashtë muaj, që t’i kontribuojnë politikës sonë të jashtme dhe shërbimit sa më cilësor të jashtëm të Republikës së Kosovës. Kryeministri tha se kjo tregon që ne nuk i shohim bashkatdhetarët tanë vetëm thjeshtë si kapital financiar, por si kapital human”, njoftoi ZKM.

Kurti ka përmendur faktin se një mërgimtare si Donika Gërvalla e ka bërë kryediplomate të Kosovës.

“Asaj thënies së famshme nga pak pesimiste se bashkatdhetarët po ndjehen as atje as këtu, kryeministri tha se i përgjigjemi me të kundërtën që besojmë se është e vërteta, ju jeni edhe atje edhe këtu, jeni fizikisht pjesën më të madhe të vitit jashtë atdheut por gjithsesi gjithmonë brenda kombit”, njoftoi ZKM.

Kurti thuhet se ka përmendur milionat që mërgimtarët ia kanë sjellë Kosovës, duke iu bërë thirrje atyre që të kthehen për të investuar.

“Për shkak se ekonomia jonë po rritet, për shkak se korrupsioni po luftohet, për shkak se optimizmi i qytetarëve të Republikës është për të investuar dhe për të riinvestuar, ne kësaj radhe nuk e thërrasim mërgatën tonë që të kthehet për të kontribuar duke sakrifikuar, por që të kthehet për të fituar duke investuar”, citohet të ketë thënë kryeministri.

 

Etiketa: Albin KurtiBallkoni Hapurbashkeatdhetaretmergata

Lajme të lidhura

Zmbrapset Vuçiç: Do të tërheq forcat ushtarake nga kufiri
Kosovë & Rajon

Protestat masive në Serbi, Vuçiç cakton datën e zgjedhjeve të parakohshme

10:14 - 21/08/26
Kosova në krizë politike/ PDK bllokon hyrjen e godinës së Qeverisë së Kosovës, protestës i bashkohet edhe Aleanca
Kosovë & Rajon

Kosova në krizë politike/ PDK bllokon hyrjen e godinës së Qeverisë së Kosovës, protestës i bashkohet edhe Aleanca

09:57 - 20/08/26
Përplasen tre makina në Kosovë, një i vdekur dhe tre të plagosur
Kosovë & Rajon

Përplasen tre makina në Kosovë, një i vdekur dhe tre të plagosur

14:33 - 18/08/26
Para
Duhet të na shqetësojnë provokimet serbe po aq sa mos shqetësimi i Piktorit ndaj armatosjes së Serbisë!

Gomonet që vrasin fëmijë i drejton dora e burrështetasve që e vranë Shqipërinë!!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë te “Pushimi i Shoferit”/ Automjeti përplaset me furgonin, disa të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë te “Pushimi i Shoferit”/ Automjeti përplaset me furgonin, disa të plagosur

16:03 - 21/08/26

Një aksident i rëndë është regjistruar në vendin e quajtur Pushimi i Shoferit në autostradën Lushnje-Fier. Një automjet tip Volkswagen...

Lexo më shumë
Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje

14:53 - 21/08/26
Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

14:41 - 21/08/26
Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

14:30 - 21/08/26
Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

14:20 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com