GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Tragjedia në Himarë/ Berisha -Ramës: Vampirë janë njerëzit afër tij, trafikantët i bën policë

20:16 - 03/08/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tragjedia në Himarë/ Berisha -Ramës: Vampirë janë njerëzit afër tij, trafikantët i bën policë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Vlora kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur Ramës, për mesazhet e këtij të fundit që sulmon gazetarët në lidhje me  tragjedinë në Himarë. Ai shprehet se kriminelë dhe vampirë janë njerëzit që punojnë afër Ramës. Ndërsa ka kujtuar rastin e Ardit Gjoklaj dhe Klodian Rashës, Berisha shprehet se rreziku është kjo qeveri, që merr trafikantët e drogës dhe i bën shefa policie. Sipas tij, politikanët kanë humbur ndjeshmëritë njerëzore dhe shohin përpara vetëm mundësi për të vjedhur para dhe për të mbajtur karrigen e tyre në pushtet.

“Ndodhin ngjarje ndër më tragjiket. Buzë uji, se 7-vjeçarja nuk mund të shkojë thellë e bluan, skafi i komisarit. Nuk ndodh në botë kjo. Komisari skafin të paregjistruar. E thoshte sot një qytetar shumë bukur: Ky kryeministër na thotë të dënohet ai që e kreu. Jo, ai të dënohet, por të dënohet edhe ai që e merr nga trafikant dhe e bën polic, nga polic e bën skafist, nga skafist e bën vrasës. A është kështu apo jo? Pastaj, për të larë duart, thotë vampirët politikë dhe mediatikë. Bën fjalë për vampirë politikë dhe mediatikë që reagojnë. Si të mos reagojmë kur secili nga ne mund të kishte fëmijën, vajzën, djalin, mbesën në breg. Si mund t’ia bluash fëmijën? Vampirë janë njerëzit pranë tij që ai i mbron, i mbështet. A nuk i mori jetën ambulanca Samuel Ndojit, 10-vjeçar, në Gjirokastër? Si na thanë për të? Na thanë se ajo po transportonte një grua shtatzënë me urgjencë. Një gazetar trim doli aty dhe tha është gënjeshtër. Por merrte dhe çonte pasagjerë me lekë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë na mashtroi, ai mbulonte krimin. Kurse gazetari u bë dëshmitar i të vërtetës.

Ardit Gjoklaj, e murosën në plehra, ndërmarrje qeverie. Gazetari e nxori. Kush ishte vampir ai që po e fshihte apo ai që po thoshte të vërtetën? Klodian Rashën e vranë tek dera e shtëpisë. Çfarë na thanë vampirët e Edi Ramës? A nuk na thanë që u gjet revolja në pellg? Doli që s’kishte asnjë lidhje. Media dhe qytetarët reaguan. Por ai habitet, si ka mundësi një reagim i tillë. Këta kanë humbur çdo ndjeshmëri. Kanë humbur ndjeshmëritë njerëzore. Kur Samuelit i merrte jetën Samuelit me 100 km shpejtësi, Olta Xhaçka shprehte pikëllimin nga hotelet në Himarë, edhe pse ajo ishte një krizë nga më të mëdhatë që kishte vendi. Ky ngrihet dhe thotë janë vampirë”, shprehet Berisha. Ndërsa gjithashtu kërkon dorëheqjen e Ramës dhe Gledis Nanos.

 

Etiketa: HimareKryedemokratiRamaSali Berisha

Lajme të lidhura

Berisha akuzon Ramën për përgjime masive: “AKSHI ka nxjerrë të dhëna sekrete të NATO-s”
Aktualitet

Berisha akuzon Ramën për përgjime masive: “AKSHI ka nxjerrë të dhëna sekrete të NATO-s”

14:15 - 21/01/26
Berisha: Fati i Ramës përcaktohet nga ai i Ballukut! Lubia ka kërkuar largimin e Spiropalit
Aktualitet

Berisha: Fati i Ramës përcaktohet nga ai i Ballukut! Lubia ka kërkuar largimin e Spiropalit

13:29 - 21/01/26
Blushi: SHBA kërkon luftë kundër karteleve, qeveria e Ramës po hap rrugën e drogës
Aktualitet

Blushi: SHBA kërkon luftë kundër karteleve, qeveria e Ramës po hap rrugën e drogës

12:48 - 21/01/26
Para
Aksidenti me 4 të plagosur në Gjirokastër, policia jep detajet: U përplasen dy mjete

Aksidenti me 4 të plagosur në Gjirokastër, policia jep detajet: U përplasen dy mjete

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet 51-vjeçarja, ushtronte prostitucion në një apartament të marrë me qira në Tiranë
Aktualitet

Arrestohet 51-vjeçarja, ushtronte prostitucion në një apartament të marrë me qira në Tiranë

14:30 - 21/01/26

Policia ka arrestuar një vietnameze 51-vjeçare me iniciale Th. H., e cila akuzohet për ushtrim prostitucioni në një apartament të...

Lexo më shumë
Berisha akuzon Ramën për përgjime masive: “AKSHI ka nxjerrë të dhëna sekrete të NATO-s”

Berisha akuzon Ramën për përgjime masive: “AKSHI ka nxjerrë të dhëna sekrete të NATO-s”

14:15 - 21/01/26
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Gjykata e Lartë mbyll derën: Gjon Shkëmbi mbetet në qeli

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Gjykata e Lartë mbyll derën: Gjon Shkëmbi mbetet në qeli

13:50 - 21/01/26
Vlorë? Arrestohet 35-vjeçari për shpërndarje droge, sekuestrohet kanabis

Vlorë? Arrestohet 35-vjeçari për shpërndarje droge, sekuestrohet kanabis

13:38 - 21/01/26
Berisha: Fati i Ramës përcaktohet nga ai i Ballukut! Lubia ka kërkuar largimin e Spiropalit

Berisha: Fati i Ramës përcaktohet nga ai i Ballukut! Lubia ka kërkuar largimin e Spiropalit

13:29 - 21/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com