GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD reagon për raportin e DASH: Certifikatë turpi për Edi Ramën dhe qeverinë e tij

14:02 - 06/08/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD reagon për raportin e DASH: Certifikatë turpi për Edi Ramën dhe qeverinë e tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar në lidhje me raportin e DASH. Në një konferencë për mediat, Boçi theksoi se raporti raporti konfirmoi edhe njëherë denoncimet e PD, duke u shprehur se Shqipëria është vend i vështirë për biznes, për shkak të korrupsionit me PPP-të, në gjyqësor, prokurimet publike, konkurrencën e pandershme dhe ekonominë informale.

Deklarata e plotë:

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit mbi klimën e investimeve është një tjetër certifikatë turpi për Edi Ramën dhe qeverinë e tij. Konstatimet e shprehura aty mund të merren fare mirë si tekst për një manual të korrupsionit. Partia Demokratike vëren, me dhimbje dhe rikonfirmim se ato qe thuhen në raportin amerikan ne i denoncojmë prej kaq kohësh nga kjo foltore. Me dhimbje sepse ne nuk gëzohemi dot kur dëgjojmë keq për vendin tonë, në shqip apo anglisht, qoftë kjo. Me rikonfirmim sepse, në një mjedis ku qeveria ka kapur të gjitha pushtetet, zëri i arsyes dhe të vërtetës, që ne mundohemi të artikulojmë nga kjo foltore e në forma të tjera, rrallëherë dëgjohet e shpeshherë shpërfillet. Ne do të vazhdojmë kursin tonë të denoncimit, për shpëtimin e Shqipërisë nga rreziku që i vjen nga kjo qeveri, duke shpresuar se teksti i raporteve amerikane dhe europiane do të takohet, sa më shpejt, me gjuhën e aktorëve relevantë këtu në Tiranë.

Se çfarë thuhet në këtë raport të Departamentit të Shtetit po e listojmë shkurtimisht më poshtë:

-Investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes.

-Investitorët përmendin korrupsionin endemik, në gjyqësor dhe prokurimet publike, konkurrencën e pandershme, ekonominë informale, ndryshimet e shpeshta të legjislacionit fiskal dhe zbatimin e dobët të kontratave

-Përdorimi i vazhdueshëm i kontratave PPP ka reduktuar mundësitë për konkurrencë, duke përfshirë investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë.

-Analizat e dobëta kosto-përfitim dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP janë shqetësime të vazhdueshme”.

-Investitorët amerikanë ndeshen me korrupsion dhe praktika joformale të biznesit.

-Të drejtat e pronësisë vazhdojnë të jenë një sfidë në Shqipëri, sepse një titull i qartë është i vështirë për t’u marrë.

-Ka pasur raste të individëve që dyshohet se kanë manipuluar sistemin gjyqësor për të marrë tituj të paligjshëm të tokës. Mbivendosja e titujve të pronësisë është një çështje serioze dhe e zakonshme.

-Procesi i kompensimit për tokat e konfiskuara nga ish-regjimi komunist vazhdon të jetë i rëndë, joefikas dhe i pamjaftueshëm.

-Shqipëria vazhdon të ketë rezultate të dobëta në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit.

-Shqipëria vazhdon të renditet ulët në Indeksin Global të Inovacionit, e 84-a nga 132 vende.

Këto janë përfundime të Departamentit të Shtetit. Por ato nuk i bën të vërteta vetëm fakti se vijnë nga Uashingtoni. Janë të vërteta sepse ju, të nderuar qytetarë, i ndeshni çdo ditë kur trokisni në zyrat e shtetit dhe jua hapin sekserët.

 

Etiketa: certifikatem Edi RamaDASHPDqeveriaraporti

Lajme të lidhura

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Si në filma, grabitësi futet me dhunë në shtëpinë e çiftit në Vlorë dhe i bën “gjëmën”

Aksidenti në Vlorë, ja kush është personi i lënduar (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran ka folur për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit....

Lexo më shumë
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com