GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Duam…”/ Të izoluar nga njëri-tjetri në “41biss”, Redjan Rraja dhe Eldi Çala habisin me kërkesën e përbashkët

20:00 - 10/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Duam…”/ Të izoluar nga njëri-tjetri në “41biss”, Redjan Rraja dhe Eldi Çala habisin me kërkesën e përbashkët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy të burgosurit në regjimin 41 biss, Redjan Rraja dhe Eldi Cala janë futur në grevë ditët e fundit ku kanë refuzuar vaktet e gatshme. Mësohet se arsyeja përse dy të burgosurit po bëjnë grevë, është pasi zyrtarët e burgjeve nuk kanë realizuar kërkesën e tyre për të pasur televizor në qelitë e kontrollit më të rreptë.

Kjo është greva e dytë brenda pak kohësh në regjimin 41 biss, ku vetëm pak kohë më parë të gjithë të burgosurit hynë në grevë, pasi kërkonin rregullimin e vakteve ushqimore, kërkesë e cila u plotësua. Në lidhje me grevën e parë ka nisur edhe një hetim, për mënyrën se si u ra dakord mes të burgosurve për një grevë të përgjithshme, pasi supozohet se ata nuk kanë asnjë kontakt me njëri-tjetrin.

Redjan Rraja rezulton të jetë përfshirë në dy ngjarje, që krijuan një impakt të madh në opinionin publik shqiptar, siç ishte vrasja e Elton Çiços dhe dhuna ndaj Xhisiela Malokut. Redjan Rraja është dënuar me 8 muaj burg nga Gjykata e Tiranës, pasi u akuzua për “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” në vrasjen e mikut të tij, Elton Çiço, më 1 maj 2016.

Në atë kohë, gjykata akuzoi Redjan Rrajën se kishte treguar veprimet e viktimës në shoqërinë e tij, para se ai të qëllohej për vdekje, në një lokal në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë. Rraja ka qenë i ulur në tavolinë me Çiçon, kur ky i fundit është qëlluar me breshëri plumbash, duke mbetur i vdekur në vend.

Ndërkohë, emri i Redjan Rrajës del edhe në ngjarjen e bujshme të dhunës së ushtruar ndaj Xhisiela Malokut. Ishte ish-oficeri i Fushë Krujës, Emiljano Nuhu, që kallëzoi në komisariatin numër 6, në Tiranë, se është kërcënuar nga Redjan dhe Ramazan Rraja, për çështjen “Xhisiela”.

Eldi Çala u arrestua menjëherë pasi vendi u karantinua gjatë gjendjes së pandemisë se kovidit. Ai  fshihej në zonën e Durrësit dhe kërkohejprej kohësh si të implikuar në vjedhjen brenda Rinasit të 4.6 milionë eurove, një grabitje ku u vra shtetasi Admir Murataj. Aktualisht në regjimin “41 biss” janë Viktor Ymeri, Aleksandër Llanaj, Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri, Kelend Çala, Eldi Çala dhe Redjan Rraja.

 

Lajme të lidhura

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Para
“Enver Hoxha si Hitleri”/ 34-vjetori i ekzekutimit të  poetit Havzi Nela, Berisha: Hapje varrin me duar…

“Enver Hoxha si Hitleri”/ 34-vjetori i ekzekutimit të poetit Havzi Nela, Berisha: Hapje varrin me duar...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi, i cili u shpall fajtor për veprën penale të pastrimit të...

Lexo më shumë
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26
Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com