GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Rreziku nga varfëria, Eurostat: Shqipëria me përqindjen më të lartë

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Rreziku nga varfëria, Eurostat: Shqipëria me përqindjen më të lartë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Eurostat e renditi Shqipërinë si vendin me përqindjen më të lartë të popullsisë në Europë që është e rrezikuar nga varfëria dhe përjashtimi social. Eurostat publikoi së fundmi progresin që vendet e Europës kanë bërë në objektivat globale të zhvillimit të qëndrueshëm, në të cilin rezultoi mbi 46 % e popullsisë së Shqipërisë ishte e rriskuar nga varfëria dhe përjashtimi social në vitin 2020 ( të dhënat për Shqipërinë i takojmë vitit 2019).

Siç shihet nga grafiku bashkëngjitur ky është niveli më i lartë në Europë dhe me një diferencë të dukshme edhe nga vendet e tjera të Rajonit si Maqedonia dhe Mali i zi që e kanë popullsinë të rrezikuar nga varfëria në nivele të larta.

Të ardhurat e një familje janë përcaktues kyç i standardit të saj të jetesës, por aspekte të tjera mund t’i pengojnë njerëzit në disa vende të marrin pjesë plotësisht në aktivitetet shoqërore, si p.sh. pengesa për tu përfshirë në tregjet e punës ose privimi material.

Për të pasqyruar këto dimensione të ndryshme të varfërisë ose përjashtimit social, treguesi i gjerë “Të rrezikuar nga varfëria ose përjashtimi social” mat numrin e njerëzve të prekur të paktën në një nga tre format e mëposhtme të varfërisë ose përjashtimit social:

Varfëria e të ardhurave, Varfëria e rëndë materiale dhe privimi social, Intensiteti shumë i ulët i punës

Të dhënat për tre komponentët rrjedhin nga Statistikat e BE-së për të ardhurat dhe kushtet e jetesës (EU-SILC). Për te tre komponentët së bashku Shqipëria është vlerësuar me gati gjysmën e popullsisë të rrezikuar nga varfëria.

Sipas matjeve të brendshme nga INSTAT, kufiri i rrezikut për të qenë i varfër për një person në vitin 2020 është vlerësuar me 186.242 lekë, në krahasim me 170.785 lekë që ishte në vitin 2019 dhe 160.742 lekë që ishte në vitin 2018. Në vitin 2020 janë vlerësuar 621.504 individë që jetojnë nën kufirin e rrezikut për të qenë të varfër, kundrejt 659.138 individë të vlerësuar në vitin 2019.

Rreziku për të qenë i varfër ose përjashtimi social i në vitin 2020 sipas INSTAT ishte 43,4 %, kundrejt 46,2 % vlerësuar në vitin 2019.

Shkalla e thelluar e privimit material që tregon përqindjen e individëve që jetojnë në familje të cilët nuk përballojnë të paktën 4 nga 9 kategoritë e privimit material është vlerësuar 34,7 % në vitin 2020, kundrejt 37,1% vlerësuar në vitin 2019, duke shënuar një rënie prej 2,4 pikë përqindje.

 

Etiketa: EurostatrrezikShqiperiavarferia

Lajme të lidhura

Taksistët në protestë, kërkojnë taksa më të ulëta dhe kufizimin e numrit të licencave
Aktualitet

Taksistët në protestë, kërkojnë taksa më të ulëta dhe kufizimin e numrit të licencave

11:15 - 11/11/26
Banka Botërore: Shqipëria ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave
Aktualitet

Tirana e vështirë për familjet e reja! Çmimet e apartamenteve në ‘stratosferë’, lindjet po bien me ritme të shpejta

08:36 - 11/11/26
Zhbllokohet transporti, statistikat e 2021 dhe viti pandemik
Aktualitet

Transporti publik paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 Janari

11:34 - 10/11/26
Para
Djathi si floriri/ U kthye në luks, si u shtrenjtua bulmeti pas luftës në Ukrainë

Djathi si floriri/ U kthye në luks, si u shtrenjtua bulmeti pas luftës në Ukrainë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte
Breaking Views

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte

23:26 - 11/11/26

Detaje te reja mbi hetimet që lidhen me deputeten e Partisë Socialiste, Sara Mila. Sipas burimeve, agjentët kanë pasur në...

Lexo më shumë
Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

22:15 - 11/11/26
“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

22:00 - 11/11/26
Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

21:30 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com