GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Jam shefe në doganë”/ E reja i zhvat para pronares së butikut, “avullon” kur shkon të tërheqë “Rolex”-at

15:47 - 16/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Jam shefe në doganë”/ E reja i zhvat para pronares së butikut, “avullon” kur shkon të tërheqë “Rolex”-at
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Punoj në doganë”  është një frazë që në Shqipëri ndonjëherë ka efektin e çelësit magjik. Me të mund të fitosh simpatinë apo edhe përkujdesin dhe “respekt” të befasishëm nga ata që ke përballë. Pikërisht me këtë shprehje është prezantuar një 25 vjeçare në Tiranë. E reja me inicialet M. C e moshës 25 vjeç u paraqit e veshur serioze në një butik të njohur në kryeqytet, dhe mbasi ka zgjedhur veshjet më të mira ka treguar se i duheshin për një punë, aty ku ajo këmbëngulte se ishte e angazhuar si zyrtare e doganave.

“Më duhen për përditshmërinë në dogana,” ka shtuar e reja dhe pa ju dridhur qerpiku ka paguar veshjet e shtrenjta

Gruaja që zotëron biznesin e veshjeve prej 16 vitesh i është përkushtuar në shërbim

“Klientja erdhi mbas disa kohësh – denoncon ajo në polici – dhe në bisedë e sipër më tregoi se doganat do nxirrnin në ankand ora ‘Rolex”. E bindur se ishte lidhur me zyrtaren e duhur për të bërë biznes, kallëzuesja sipas burimeve policore të Gazetës “Si” nuk ka hezituar aspak. “Më tha se zakonisht orat i çonin në argjendari. Nuk hezitova, ishte një mundësi për të bërë ekonomi të mirë. Më kërkoi që t’i jepja kapar mbasi orët Rolex duheshin zhdoganuar, dhe se nuk mund të bëhej asgjë pa kapar. Më pas kur vërejti interesimin tim më dërgoi  para fotografitë e dy orëve të para dhe tek e treta më kërkoi kapar 350 euro që mos të hidhej në ankand”.

Policia thotë se për secilën nga orët Rolex që u panë si fotografi u pagua kapari prej 350 euro  dhe se gjithsej shuma e paguar shkon në 1 mijë euro. Me kalimin e ditëve denoncuesja ka vazhduar rutinën duke pritur deri ditën kur është telefonuar nga një person i dytë.

“Personi me inicialet L.H më tha se duhet të kaloja nga zyra e shefes se shefja kishte bërë pagesën për Rolex”, kujton gruaja biznesmene e mashtruar nga 25 vjeçarja.

Duke u shkëmbyer me mesazhe biznesmenia i ka thënë që gjendej ende jashtë dhe se orët e shtrenjta do t’i merrte sapo të mbërrinte.

Ditët më vonë bën me dije policia, “biznesmenia duke tentuar që të ruante nga përgjimet doganieren, u përpoq për më tepër se një javë të lidhej me djalin që i ishte prezantuar si njeriu që do ja dorëzonte orët”.

Kjo gjë ka rezultuar e pamundur. “Shkova në vendin ku mendoja se mund të gjendej L.H dhe kur u ngjita sipër nuk e gjeta, askush nuk kishte dëgjuar për të. Dhe as për doganieren”.

Megjithatë gruaja ka qenë mosbesuese për merakun se mos ishte mashtruar. “Gradualisht nisa të pyes për vajzën dhe mësova se doganat kur sekuestronin mall e nxirrnin në ankand që do të thotë se kapari për Rolex ishte tamam” thotë më tej biznesmenia në polici.

Megjithatë ajo e ka pasur të vështirë të kontaktojë dhe të lidhet në telefon.

“Në numrin që më kishte telefonuar ndonëse nuk po arrija ta gjeja dhe dilte inegzistent, rashë në kontakt. Vajza më tha se punonte tek forcat operacionale  dhe kur rashë në adresën e saj, pronarët e shtëpisë më thanë se  nga një vit vajza na ka paguar vetëm dy herë qiranë. Në këtë shtëpi pronarët mu ankuan se ajo  vajzë kishte shitur gjërat e lëvizshme dhe se kishte paguar vetëm dy muaj paradhënien dhe pastaj ishte zhdukur”,- denoncon më tej biznesmenia.

Policia thotë se më pas biznesmenia ka vrapuar në polici për të kërkuar ndihmë.

Bëhet me dije se mbasi kanë kqyrur telefonin e gruas, ku ajo vazhdonte ta mbante të shënuar emrin e 25-vjeçares me emrin “drejtoresha e doganave” , ka bërë identifikimin e saj dhe më pas e ka arrestuar për akuzën e mashtrimit.

“E reja nuk ka dhënë ende asnjë deklaratë” bëjnë me dije burimet sipas të cilave, me shumë mundësi ajo ka mashtruar me të njëjtën skemë dhjetëra biznesmenë në Tiranë./Gazetasi

 

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI
Aktualitet

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Para
Fluks makinash në Kapshticë/ Pas pushimeve, turistët kthehen në Greqi

Fluks makinash në Kapshticë/ Pas pushimeve, turistët kthehen në Greqi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25

Policia e Durrësit ka arrestuar një 76-vjeçar pas një akti të dhunës së rëndë ndaj bashkëshortes së tij. Sipas njoftimit...

Lexo më shumë
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com