GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Takimi në Bruksel/ Çfarë diskutuan në telefon Kurti me të dërguarin special të Ballkanit Perëndimor

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Takimi në Bruksel/ Çfarë diskutuan në telefon Kurti me të dërguarin special të Ballkanit Perëndimor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar telefonatë me të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.

Siç njofton Kurti në Twitter, është biseduar për takimet në Bruksel dhe rëndëisinë për një marrëveshje me njohje reciproke.
“Përpara diskutimeve në Bruksel, pata një telefonatë produktive me ??të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, duke theksuar nevojën për një marrëveshje të përqendruar në njohjen reciproke dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”, tha Kurti.

Ndryshe, pas më shumë se një viti, Kurti dhe Vuçiq, më 18 gusht do të takohen në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga blloku evropian. Pavarësisht se ende nuk është bërë publike agjenda, takimi pritet të përqendrohet në uljen e tensioneve mes dy vendeve.

Arsyet pse Kurti dhe Vuçiq nuk kanë zhvilluar takime në kuadër të dialogut kanë të bëjnë me atë që BE-ja e ka quajtur “mungesë të gatishmërisë dhe vullnetit të palëve për të arritur përparim konkret në dialog”.

Në BE ende nuk kanë bërë të ditur për agjendën e takimit të 18 gushtit. Por, Kurti ka deklaruar se në këtë takim nuk do të flasë për vendimet e Qeverisë së Kosovës, për targat dhe dokumentet serbe.

Ndërkaq, në Beograd insistojnë që temë e dialogut të jetë krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura më 2013 dhe 2015, në kuadër të dialogut. Por, Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik, ndërkaq së fundmi, i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka shprehur qëndrimin se për Asociacionin duhet të nisin diskutimet, por ai nuk duhet të krijojë një “shtet brenda shtetit”./Telegrafi/

Etiketa: Albin KurtiBruksel

Lajme të lidhura

Në gjithë Kosovën sot protestohet kundër vendimit të Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Kosovë & Rajon

Në gjithë Kosovën sot protestohet kundër vendimit të Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

10:55 - 25/09/26
“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!
Aktualitet

“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!

21:41 - 23/09/26
Kaja Kallas takon Kurtin dhe Vuçiçin në New York, kërkon përparim në dialogun Kosovë-Serbi
Kosovë & Rajon

Kaja Kallas takon Kurtin dhe Vuçiçin në New York, kërkon përparim në dialogun Kosovë-Serbi

15:11 - 23/09/26
Para
Vëllezërit e supergrabitjes të “Rinasit” me Instagram, si u futën telefonat në burg nga policët

Vëllezërit e supergrabitjes të "Rinasit" me Instagram, si u futën telefonat në burg nga policët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet
Aktualitet

Tabaku: Rama po përgatit “KAYO-n” e shëndetësisë, shqiptarët paguajnë gjysmën e faturës nga xhepi

11:14 - 25/09/26

Jorida Tabaku, kundërshton ngritjen e një strukture të re për barnat dhe shërbimet spitalore, duke paralajmëruar se ajo do të...

Lexo më shumë
Drejtoresha e Postës Shqiptare dhe vartëset i vodhën 690 mln lekë pensionistëve të varfër dhe njerëzve në nevojë

Dyshohet se vodhi 69 milionë lekë, Gjykata liron nga burgu ish-drejtoreshën e Postës Durrës

11:09 - 25/09/26
Në gjithë Kosovën sot protestohet kundër vendimit të Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në gjithë Kosovën sot protestohet kundër vendimit të Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

10:55 - 25/09/26
E sulmoi në Elbasan/ Alizoti I kthehet Ramës: Edhe fundi yt do të jetë nga ky shesh, e turpshme të krahasohem me sojin tënd

Alizoti: Rama është errësira e këtij vendi dhe njeriu që mbledh pisllëkun që ka pushtuar shtetin

10:12 - 25/09/26
Dyshohet se abuzoi me vajzën me probleme të shëndetit mendor, në kërkim 42-vjeçari

Shisnin kokainë me motorin e shpërndarjes së ushqimit, arrestohen dy persona në Lushnjë (Emrat)

10:07 - 25/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com