GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“Këtu jemi, mos u merakosni”, serbët në veri të Kosovës provokojnë sërish, qytetarët në panik

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
“Këtu jemi, mos u merakosni”, serbët në veri të Kosovës provokojnë sërish, qytetarët në panik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vëmendja në Kosovë dhe Serbi është tek takimi i sotëm në Bruksel mes Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurtit për të gjetur zgjidhjen për tensionet e krijuara në veri. Por edhe në veriun e Kosovës ende vazhdojnë provokimet e serbëve, pasi shihen mbishkrime provokuese nëpër mure, të cilat kanë trembur banorët.

Në mbishkrime shfaqen ngjyrat e flamurit serb, ku thuhet “Këtu jemi, mos u merakosni” dhe “Këtu jemi, po presim”, të shkruara në emër të ashtuquajturës “Brigada veriore”,  të cilat janë vendosur nëpër lokacione të ndryshme në rrugët e veriut të Mitrovicës.

Pankartat kanë shqetësuar qytetarët e asaj zone, duke ngjallur panik tek ta. Këta të fundit për KosovaPress kanë thënë se ndihen të pasigurt. Burime të KosovaPress-it bëjnë me dije se këto afishe të shkruara në alfabetin cirilik, ku vërehen ngjyrat e flamurit të Serbisë dhe katër shkronjat “s” janë vendosur mbrëmë pas mesnatës nga persona të maskuar.

Pas 31 korrikut u rritën tensionet mes Serbisë dhe Kosovës, pasi serbët lokalë vendosën barrikada në veri të vendit, duke bllokuar rrugët që çonin në pikat kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe Bërnjak. Serbët kundërshtuan dy vendime të Qeverisë së Kosovës, që kishin të bënin me targat dhe dokumentet serbe, por më 1 gusht barrikadat u hoqën dhe Kosova shtyu zbatimin e vendimeve deri në shtator.

Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 zhvillojnë bisedime me ndërmjetësimin e BE-së. Takimi i parë Kurti-Vuçiç, i mbajtur me 15 qershor 2021 në Bruksel, kaloi me grindje dhe mosmarrëveshje të mëdha, madje edhe me ngritje tonesh. Takimi i dytë, i mbajtur më 19 korrik 2021 ishte shumë më i shkurtër, sesa ishte planifikuar, sepse palët nuk ishin dakord pothuajse për asgjë. Takimi i tretë do të zhvillohet sot, në Bruksel, ndërsa dje Kurti dhe Vuçiç zhvilluan takime paraprake secili veçmas me Miroslav Lajçak dhe Grabriel Escobarin.

 

Etiketa: KosoveMerakosnipanikqytetaretserbetserish

Lajme të lidhura

Albin Kurti: Të konstituohet Kuvendi dhe të shmangen zgjedhjet e reja!
Aktualitet

Albin Kurti: Të konstituohet Kuvendi dhe të shmangen zgjedhjet e reja!

16:49 - 09/09/26
Kosova vendosi për ndalimin e dinarit serb, Vuçiç takim me ministrat
Kosovë & Rajon

Vuçiç shpërndan Parlamentin, Serbia shkon në zgjedhje të parakohshme më 25 Tetor

15:29 - 09/09/26
Pas më shumë se një muaji pritje, sot zhvillohet seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Kosovë & Rajon

Pas më shumë se një muaji pritje, sot zhvillohet seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

09:54 - 09/09/26
Para
Atentati në Vlorë/ Lena lëvizte me mjet të blinduar, sot u kap i papërgatitur nga autorët

U ekzekutuan në Vlorë, kush janë “Bushi” dhe “Shpati” të përfshirë në masakrën e Vlorës

Discussion about this post

TË FUNDIT

103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet
Aktualitet

103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet

07:50 - 10/09/26

Qytetarët do të mblidhen këtë të enjte në sheshin përpara Kryeministrisë, ndërsa shënojnë ditën e 103-të të revoltës së tyre...

Lexo më shumë
Kapen 100 kilogramë kokainë në aeroportin e Athinës, arrestohen katër shqiptarë

Kapen 100 kilogramë kokainë në aeroportin e Athinës, arrestohen katër shqiptarë

07:39 - 10/09/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Shtator 2026

07:34 - 10/09/26
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 10 Shtator 2026

07:31 - 10/09/26
Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes

Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes

23:09 - 09/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com