GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pakicat bullgare dhe maqedonase “luftë” dhe në Shqipëri, kërkojnë t’i ndryshojnë emrin këtyre bashkive

16:16 - 20/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Pakicat bullgare dhe maqedonase “luftë” dhe në Shqipëri, kërkojnë t’i ndryshojnë emrin këtyre bashkive
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Konflikti bullgaro-maqedonas transferohet edhe në Shqipëri. Beteja bëhet për përkatësinë etnike të minoritetit që jeton në Gollobordë. Si maqedonasit ashtu edhe bullgarët kërkojnë krijimin e një Bashkie të re në Qarkun Dibër atë të Gollobordës duke pretenduar përkatësinë etnike të banorëve të zonës.
“Presim që minoritetit maqedonas t’i shtohen edhe dy Bashki të tjera përveç Bashkisë Pustec që duam ti ndryshohet emri në Bashki e Prespës, kërkojmë Bashkinë e Gorës në qarkun Kukës dhe Bashkia e Gollobordë në Qarkun Dibër. Pasi reforma e 2014 në këto zona ka dështuar pasi komuniteti maqedonas nuk pati asnjë përfaqësi”, tha Vasil Sterjovski, kryetar i shoqatës “Sonse”.
Një pretendim të ngjashëm kanë edhe përfaqësuesit e pakicës bullgare. Top Channel disponon kërkesën që shoqata “Golloborda” i ka dërguar Komisionit për Reformën Territoriale.
“Identiteti i komunitetit i kulturës dhe traditës i zonës së Gollobordës, është i papërshtatshëm me zonat e tjera të bashkisë Bulqizë dhe Librazhd. Në këtë kuptim, kërkojmë që krahina e Gollobordës, me tri njësite administrative te saj, Njësia Ostren, Stebleve, Trebisht të krijohet një bashki më vete me emërtimin Bashkia Gollobordë”, tha kryetari i shoqatës “Golloborda”, Razi Rama.
Por, një kërkesë e tillë duket se provokon përfaqësuesit e minoritetit maqedonas në vendin tonë që flasin për një skenar të errët bullgar.
“Në 2017 , kuvendinën presionin e bullgarisë që e kërcënoi me veto procesin e anëtaresimit të Shqipërisë në BE, njohu jashtë kritereve një pakicë jo ekzistuese bullgare. Presioni i Bullgarisë për asimilimin e komunitetit maqedonas është i madh sidomos tani që kemi afër censusin në tetor”, u shpreh Vasil Sterjovski, kryetarë i shoqatës “Sonse”.
Krahas pretendimeve etnike në veri-lindje një situatë e ngjashme është edhe në jug të vendit. OMONIA kërkon që Bashkia e Himarës të ndryshojë duke lënë jashtë të gjithë krahinën e Labërisë. Për të lënë në përbërje të saj vetëm zonat minoritare greke.
“Për mendimin tim Bashkia Himarë duhet të fillojë nga kufiri me Sarandën, në qafën e Gjashtes deri në Llogora. Nga fshati Nevisht deri në fshatin Palasë që janë fshatra bregdetar, kanë të njëjtën preskriptive dhe të njëjta tradita dhe është më e lehtë për tu menaxhuar. Në ndarjen e re nuk besoj se duhet të jenë ish komuna Hor Vranisht, janë fshatra e lumit të Vlorës që do ishte më funksionale dhe për ata që t’i bashkoheshin bashkisë Selenicë“, tha Fredi Beleri kreu i shoqatës “Omonia”, Himarë.
Por, synimet e OMONIA-s nuk prekin vetëm Himarën.
“Omonia ka dhe kërkesa të tjera sa i përket bashkisë Finiq, i është shkëput fshati Qukë që është i vetmi fshat minoritar që ka dalje në det dhe i është bashkangjitur Sarandës, tek reforma e re do ishte ideale që ky fshat ti bashkohej bashkisë Finiq”, shtoi më tej ai.
Ndarja administrative territoriale e vitit 2014 krijoi katër Bashki minoritare: Himarë, Finiq, Dropull dhe Pustec. Por, si kërkesat e grekëve ashtu ato të maqedonasve apo dhe bullgarëve nxjerrin në pah pretendimet për një konfigurim të ri minoritar të vendit.
Harta e re territoriale, Omonia kërkon Himarën e madhe por pa Labërinë
Krahas llogaritjeve elektorale që kanë subjektet politike në tavolinën e punës kanë edhe pretendimet e minoritareve dhe krijimin e së paku dy bashkive të reja minoritare ku mbetet për tu parë me fillimin e sesionit të ri parlamentar nëse do prevalojë interesi politik apo ai kombëtar./TCH

 

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Zhvillimet në PD/ Berisha ka pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim
Aktualitet

Zhvillimet në PD/ Berisha ka pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë
Aktualitet

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën
Aktualitet

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Para
Pronari nën hetim për terrorizëm, sekuestrohet hoteli në Golem

Pronari nën hetim për terrorizëm, sekuestrohet hoteli në Golem

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zhvillimet në PD/ Berisha ka pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim
Aktualitet

Zhvillimet në PD/ Berisha ka pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25

Sali Berisha ka komentuar foltoret e Ervin Salianjit dhe Ilir Alihmemetit me demokratët, duke u shprehur se nuk impresionohet nga...

Lexo më shumë
Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com