GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sulmi rus në Gramsh, Mediu: Moska na ka piketuar si kundërshtarë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shorti për “Gërdecin”, zbulohet gjyqtarja që do shqyrtojë çështjen ndaj Fatmir Mediut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu teksa ka dënuar sulmin e rusëve kundër dy ushtarëve shqiptarë në Uzinën Ushtarake të Gramshit ka theksuar se presidenti rus Vladimir Putin synon krijimin e vatrave të tjera të konfliktit dhe tensionit në rajonin e Ballkanit pas pushtimit të Ukrainës. Sipas tij, Shqipëria është e piketuar qartë nga Moska si kundërshtar.

Postimi i plotë:

Partia Republikane dënon ashpër sulmin ndaj ushtarakëve shqiptarë në Uzinën Ushtarake të Gramshit nga shtetas Rus.

Duke vlerësuar ushtarakët për qëndresën dhe zbatimin e detyrës njëkohësisht i urojmë shërim sa më të shpejtë.

Kërkohet që Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm, Shërbimi informativ i ushtrisë dhe Shërbimi Informativ Kombëtar në mbështetje të Prokurorisë të hetojnë me seriozitet këtë sulm, agresion të paprecedent në territorin shqiptar, për më tepër ndaj ushtarakëve tanë, në një territor ushtarak nga shtetas Rus.

Rusia dhe Putin ka për qëllim krijimin e vatrave të tjera të konfliktit dhe tensionit në rajonin e Ballkanit mbas pushtimit të paligjshëm të Ukrainës nga Rusia.

Shqipëria është përcaktuar qartë nga Putin dhe Moska si kundërshtar i Rusisë.

Nuk është hera e parë që shërbimet Ruse veprojnë në territorin tonë dhe në Ballkan.

Kujtoj shpërthimet në Rumani dhe Bullgari të organizuara prej Rusëve.

Shërbimet Ruse nën petkun diplomatik kanë tentuar prej kohësh të korruptojnë ushtarakë dhe civilë shqiptarë për qëllimet e tyre subversive.

Shërbimi ushtarak shqiptar ka pas infomacione nga burime të ndryshme për koordinim të shërbimeve Ruse, Serbe dhe Maqedone kundër Shqipërisë para marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO.

Për fatin e keq asnjëherë nuk kemi analizuar siç duhet çdo informacion apo ngjarje. Dua të kujtoj që Rusia dhe Serbia tentuan të organizonin një grusht shteti kundër Malit Zi për eliminimin e Presidentit Gjukanoviç para anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.

Provokimet në Kosovë janë një politikë e koordinuar ndërmjet Rusisë dhe Serbisë.

Është nevojë urgjente ndërtimi i një Agjencie të sigurisë Kombëtare e cila ti shqyrtojë dhe ndjek të gjtha çështjet që kanë të bëjnë me Sigurinë Kombëtare.

Jemi i vetmi vend në botë që ka një Këshill të Sigurisë Kombëtare aspak funksional dhe fatkeqësisht çështjet e sigurisë i trajtojmë në mënyrë diletante.

Etiketa: GramshMediuRusisulm

Lajme të lidhura

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh
Aktualitet

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh

16:36 - 29/09/26
Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari
Aktualitet

Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari

16:06 - 29/09/26
Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës
Aktualitet

Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

15:39 - 29/09/26
Para
Rusët sulmuan me lëndë kimike ushtarët shqiptarë, policia jep detaje të ngjarjes në Gramsh

Sulmi në Uzinën e armëve në Gramsh, çfarë shkruajnë mediat ruse

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)
Breaking Views

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26

Spanja ka dhënë një tjetër sinjal të forcës së saj teksa ka mundur me shifrat 4-1 Kroacinë në ndeshjen e...

Lexo më shumë
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

20:48 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com