GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Po gëlojnë”, Fidel Ylli-Ramës: Të rihapen kompanitë e basteve sportive

11:48 - 23/08/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Po gëlojnë”, Fidel Ylli-Ramës: Të rihapen kompanitë e basteve sportive
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i KOKSH-it në Shqipëri, Fidel Ylli i kërkoi kryeministrit Edi Rama që të hapë kompanitë e basteve në vendin tonë në mënyrë që të ardhurat që qarkullojnë nga ky aktivitet në mënyrë të paligjshme të shërbejnë për sportistët.

“Ne duam që fëmijët të largohen nga veset e këqija, nga duhani dhe droga. Do të kemi një vend që të krenohemi. Sepse është ulur shumë lindja sot. Duam që të rinjtë të mos largohen nga vendi por të qëndrojnë këtu. Unë jam i pakënaqur përsëri. Do të lutesha zoti kryeministër, nxirri nga errësira kompanitë e basteve që po gëlojnë. Që me ato para të bëjmë një qendër tjetër olimpike. Për të bërë dhe shumë qytete të tjera të Shqipërisë. Ne nuk mund të kërkojmë lëmoshë të buxhetit të shtetit. Unë kam qenë në parlament dhe e di si ndahet buxheti i shtetit. Por ne kërkojmë burime të tjera alternative që i merr sot errësira. U bë mirë që u mbyllën sepse kam qenë në parlament dhe e kam votuar. Ishin bërë si kërpurdha pas shiut. Por ka ardhur një moment që duhet bërë një studim. Kompani bastesh ka e gjithë bota e qytetëruar. Po ne kaq të pasur jemi që i lëmë këto para në rrugë. Ne nuk mund të rrimë me atë pallat sporti që kemi sot. Duhet bërë një pallat modern. Duhet bërë fusha olimpike në të gjithë Shqipërinë dhe ju do shikoni në fund të vitit tjetër se çfarë efekti do të ketë”, tha Fidel Ylli.

Ai u shpreh se meritat për fitoren e Luiza Gegës nuk i ka vetëm ajo si sportiste, por edhe trajneri i saj dhe autoritetet përgjegjëse që e ndihmuan financiarisht në mënyrë që të stërvitej.

“Kjo punë nuk është bërë vetëm nga Luiza. Por edhe nga trajneri i talentuar që është Taulanti. Është pjesë edhe ministria përgjegjëse për sportin dhe Bashkia e Tiranës që i kanë krijuar asaj kushte të mira për t’u stërvitur në Dardhë, në pistën e Korçës edhe në Kenyia. Sepse atje ka një lartësi 3200 metra. Sepse shkenca thotë nëse stërvitesh në lartësi të tilla krijohet dopping artificial. Luiza ka treguar performancë të jashtëzakonshme. Kryeministri ka vendosur një standard që nderojnë Shqipërinë duhet të priten gjithmonë në këtë mënyrë. Sepse sportistët janë ambasadorët më të mirë të Shqipërisë. Kemi nisur një rrugë të përbashkët duke bërë disa ligje të mira në parlament. Ecuria e Luizës është edhe falë këtyre ligjeve. Sportistët shqiptarë nuk marrin më rrugët për të ikur jashtë vendit. Ne nuk kërkojmë lëmoshë. Ne e duam qeverinë partner. Nuk duam të bëjmë grevë. Kam parë mediokritete të ndryshme këto ditë në rrjetet sociale. Një pjesë që nuk ka qenë kurrë në stadium dhe nuk e dinë se çfarë ka bërë kjo qeveri. Harruan stadiumin e Elbasanit. Të Kukësit. Qendrën olimpike të Korçës. Sot federatat janë në zyra modern. Dhe vjen presidenti olimpik botëror për të inauguruar zyrat. Sepse qeveria e mendon sportin si cilësi jete, si diplomaci dhe turizëm. Holandezët që e mendonin Shqipëri si një vend që mbjell kanabis erdhën dhe ikën me një mendje tjetër”, deklaroi ai.

Etiketa: certifikatem Edi RamaFidel Ylli

Lajme të lidhura

Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!
Aktualitet

Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!

12:27 - 07/04/26
Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, ironizon Prokurorët: Do thonë ‘i kemi vënë në hekura…’
Aktualitet

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, ironizon Prokurorët: Do thonë ‘i kemi vënë në hekura…’

12:22 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

11:55 - 07/04/26
Para
Ceremonia për Luiza Gegën, Rama mburret: Gjermania është sot pas Shqipërisë

Ceremonia për Luiza Gegën, Rama mburret: Gjermania është sot pas Shqipërisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Korreshi: I qamë hallin Karçanit se nuk paguante dot qiranë, ajo del me rroba banje në vilën e Palasës
Aktualitet

Korreshi: I qamë hallin Karçanit se nuk paguante dot qiranë, ajo del me rroba banje në vilën e Palasës

12:53 - 07/04/26

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka ironizuar ish drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, duke thënë se ia ‘qamë hallin’...

Lexo më shumë
Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!

Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!

12:27 - 07/04/26
Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, ironizon Prokurorët: Do thonë ‘i kemi vënë në hekura…’

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, ironizon Prokurorët: Do thonë ‘i kemi vënë në hekura…’

12:22 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

11:55 - 07/04/26
“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

11:29 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com