GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dëshmia e re/ Dumani nxjerr emrin e ish-kryetarit të Komunës: Në shtëpinë e tij fshehëm…

13:25 - 29/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Dëshmia e re/ Dumani nxjerr emrin e ish-kryetarit të Komunës: Në shtëpinë e tij fshehëm…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nuredin Dumani, një nga bashkëpunëtorët më të rëndësishëm të momentin që Prokuroria e Posaçme ka në dorë, ka nxjerrë emra të tjerë. Këtë herë ka përmendur një ish-funksionar të administratës publike.

Ish-zyrtari, që dikur ka drejtuar komunën Karinë në zonën e Peqinit, është duke u verifikuar nga Prokuroria e Posaçme SPAK, pasi ka të dhëna domethënëse se shtëpia e tij, ka shërbyer si bazë për fshehjen e makinave të vjedhura, që përdoreshin për vrasje nga grupi kriminal i Nuredin Dumanit.

Bashkë me ish-kryetarin e Komunës Karinë, Dumani ka treguar për prokurorët se protagonist ka qenë dhe vëlla i tij, i cili në vrasjen e marsit 2020 të Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, ka ndihmuar njërin nga dy autorët, Eljo Bitrin, të largohet pasi ky i fundit braktisi makinën e krimit, në “Bishti i Zhurit” Rrogozhinë.

Sipas burimeve nga prokuroria SPAK, ish-kryetari i Komunës dhe vëllai i tij, përmenden në dy momente nga Nuredin Dumani. Atë të vrasjes së Emiljano Ramazanit ose siç njihej ndryshe si “Ili i Elbasanit” të ndodhur në 20 korrik 2020 dhe vrasjen e dyfishtë të Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë të ndodhur në 2 Mars 2020.

Dumani mësohet tu ketë treguar prokurorëve se makinën e vjedhur që përdorën në vrasjen e Emiljano Ramazanit, fillimisht e kanë fshehur në garazhin e një vile tre katëshe, në fshatin Karinë të Peqinit.

Ndërsa pohon se automjeti “Passat”, ka qëndruar 3 ditë në këtë garazh dhe më pas, është çuar drejt zonës së Metalurgjikut, në magazinat e Arben Lazes, në Elbasan

“…drejtues në mjetin “Passat” ka qënë Eljo Bitri dhe e kemi çuar në fshatin Karinë. Makinën e kemi futur garazhin e një vilë 3 katëshe, e cila ishte e një shtetasi me mbiemrin Juba, që me sa di ka qenë kryetar Komune. Pas rreth 3 ditësh qëndrim në këtë garazh, më ka telefonuar Eljo Bitri, duke më thënë që të merrja makinën “Passat” dhe të çoja tek magazina e shtetasit Arben Laze në Metalurgjik, Fushë-Mbret…”.

Këto të dhëna kanë shërbyer për SPAK, që të verifikojnë pozicionin e ish-kryetarit të komunës Karinë, në raport me grupin kriminal të Dumanit që kryente vrasje me pagesë. Por të dhënat e rastit të parë janë përforcuar akoma më tepër dhe në një episode tjetër, atë të një vrasje të dyfishtë të ndodhur në Durrës.

Bashkëpuntori i ka treguar SPAK, se teksa Henrik Hoxha dhe Eljo Bitri kanë vrarë me porosi të tij, Dorian Shkozën dhe Anxhelo Avdinë, Bitri është larguar me makinën e krimit drejt Rrogozhinës, ku dhe e ka djegur atë.

 “…pasi Eljo Bitri, e ka djegur makinën tek vendi i quajtur “Bishti i Zhurit”, është pritur aty në një xhep të autostradës nga një kushëri i vet, që nuk ja di emrin. Por vëllai i këtij personi ka qënë kryetar komune…”.

Pak ditë më parë u mësua se i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka përmendur biznesmenin e ndjerë Arben Laze, ish president i ekipit të Elbasanit., si person që kishte ndihmuar grupin e vrasësve për fshehjen e makinës tip “Passat”, që u përdor në ekzekutimin e Emiljano Ramazanit.

SPAK, vijon të hetojë këtë dosje dhe prej muajit prill, e deri më sot ka rimarrë disa herë në pyetje Nuredin Dumanin, i cili ka treguar dhjetëra emra që kanë bashkëpunuar me të në aktivitete kriminale si vrasje, vendosje tritoli, dhunim personi, vjedhje dhe grabitje me armë të bizneseve të ndryshme.

Në valën e parë të operacionit “Plumbi i Artë” të kryer në 18 Maj, SPAK arrestoi 18 persona, ndërsa 12 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Etiketa: Nuredin Dumani

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Rusët sulmuan ushtarët në Gramsh, Meta thumbon Ramën me deklaratën e ish-deputetit të PS

PL denoncon kryeministrin: Ndërroi emrin në Edi Rama pasi...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com