GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Vuçiç: Prishtina synon të imponojë vendimet e saj me mbështetjen e perëndimit

22:13 - 29/08/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Vuçiç “kërcënon” KFOR-in: Pse po ndihmoni shqiptarët, do t’i…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se javët e ardhshme pritet të ketë më shumë bisedime dhe diplomaci vajtje ardhjesh të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, për të zgjidhur mospajtimet me Kosovën lidhur me targat e makinave.

Ai i bëri këto komente në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, në të cilën akuzoi Prishtinën se po synon të imponojë vendimet e saj me mbështetjen e fuqive perëndimore.

Qeveria e Kosovës ka vendosur që nga një shtatori të nisë afati dy muajsh për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia që kanë akronimet e qyteteve të Kosovës. Me vendimin e qeverisë përdoruesit e këtyre targave duhet të pajisen me targa te Republikës së Kosovës, RKS.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian thonë se sipas marrëveshjeve të arritura në vitet 2011 dhe 2016 në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për lirinë e lëvizjes, Kosova ka të drejtë të heqë shkallë- shkallë targat e lëshuara nga Serbia. Por Beogradi ngulë këmbë që kjo të mos ndodhë ndërsa në takimin e fundit ndërmjet presidentit serb Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, ishte hedhur propozimi që të përdoren targat neutrale ndaj statusit. Por ky propozim nuk është pranuar nga Kosova.

“Nuk besoj që ata duan bisedime serioze por mendojnë se në fund të fundit mund të imponojnë planet e tyre me mbështetjen e perëndimit”, tha presidenti Vuçiç.

Të shtunën Kosova dhe Serbia u dakorduan mbi lëvizjen e lirë të qytetarëve të të dyja vendeve pasi që Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet hyrëse – dalëse për bartësit e dokumenteve të identifikimit të Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i zbatojë ato për qytetarët nga Serbia.

Diplomatët perëndimorë shpresojnë që kjo marrëveshje të ndihmojë në uljen e tensioneve dhe të shërbejë si shembull për zgjidhjen e çështjes së targave të makinave.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të dielën se bisedimet me Serbinë duhet të çojnë në marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohje të ndërsjellë, ndërsa paralajmëroi reciprocitet të plotë që do të vendoset shkallë – shkallë nëse kjo nuk ndodhë…

“Reciprociteti në marrëdhënie diktohet nga sovraniteti ynë. Ne nuk mund të mos e ushtrojmë sovranitetin të cilin e kemi shpallur njëjtë siç nuk mund të sillemi neutral ndaj vetes apo të marrim vendime të cilat krijojnë dualizëm në sistemin tonë ligjor”, tha ai.

Presidenti serb tha të hënën se pret më shumë trysni të fuqive perëndimore mbi Kosovën për të gjetur një zgjidhje kompromisi.

“Besoj se ato vende që e mbrojnë të ashtuquajturën pavarësi të Kosovës do të bindin regjimin në Prishtinë që të mos luaj me konflikte në rajonin që qartazi është plot me probleme”, tha ai.

Kosova njihet nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore perëndimore, ndërsa kundërshtohet nga Beogradi i cili llogaritë në mbështetjen e Rusisë. Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk i ka vënë sanksione Moskës për shkak të agresionit të saj në Ukrainë, ndonëse e ka shpallur përparësi të saj aspiratën për integrim ne Bashkimin Evropian./VOA

 

Etiketa: Aleksander Vucicimponojmbeshtetjeperendimivendimi

Lajme të lidhura

Përfundon marrja në pyetje e Murselit, vëllai i Liridonës: Duam ta…
Kosovë & Rajon

Vrasja e Liridona Ademajt, gjykata dënon me burgim të përjetshëm ish-bashkëshortin Naim Murselin

14:50 - 21/04/26
Trump letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpunimin me ju për vitet në vijim
Kosovë & Rajon

Trump letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpunimin me ju për vitet në vijim

11:33 - 21/04/26
FSK drejt Gazës, Haxhiu jep autorizimin pas votimit në Kuvendi i Kosovës
Breaking Views

FSK drejt Gazës, Haxhiu jep autorizimin pas votimit në Kuvendi i Kosovës

18:07 - 20/04/26
Para
Nga sherri jashtë lokalit tek nxjerrja e armës, si u vra nga 20-vjeçari viktima në Elbasan

Kapet me drogë dhe me vaj hashashi ish-polici në Kuçovë (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prezantohet trajneri Gvozdenovic: Objektivi i Elbasanit është “Final Four”
Sport

Gvozdenovic beson te finalja para sfidës me Egnatian: Ndeshja do të jetë e hapur, por do bëjmë maksimumin

08:12 - 22/04/26

Elbasani do të presë sot Egnatian në stadiumin “Elbasan Arena” për aktin e dytë gjysmëfinal të Kupës, pas barazimit 1-1...

Lexo më shumë
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a

Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a

07:59 - 22/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 22 Prill 2026

07:39 - 22/04/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për sot, 22 Prill 2026

07:36 - 22/04/26
Trump njofton zgjatjen e armëpushimit me Iranin: Do të zgjasë deri kur…

Trump njofton zgjatjen e armëpushimit me Iranin: Do të zgjasë deri kur…

23:16 - 21/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com