GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD për inceneratorin e Elbasanit: Në Fletoren Zyrtare janë botuar shkarravina

13:28 - 30/08/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD për inceneratorin e Elbasanit: Në Fletoren Zyrtare janë botuar shkarravina
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka vijuar me pyetjet për skandalin me inceneratorët. Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi tha sot se në Fletoren Zyrtare, për inceneratorin e Elbasanit është botuar një shkarravinë.

Sipas PD, shqiptarët kanë dhënë 430 milionë euro, por nuk kanë marrë mbrapsht asgjë. Madje as një skicë të ‘veprave monumentale’, të cilat do ta shpëtonin Shqipërinë nga plehrat, apo “do të zvogëlonin edhe vrimën globale të ozonit”.

Malltezi pyeti kush e ka hartuar këtë kontratë brenda ditës dhe a është hartuar nga drejtoria juridike siç e kërkon ligji apo është marrë e gatshme nga Rama-Zoto-Mërtiri dhe drejtoria juridike nuk u lejua as ta shohë e as të bëjë komente?

DEKLARATA E PLOTË
Në Fletoren Zyrtare, për inceneratorin e Elbasanit është botuar një shkarravinë.

Ky është një hap i vogël në drejtim të transparencës po ta krahasosh me inceneratorët e Fierit dhe Tiranës për të cilët nuk është dhënë asnjë karakteristikë.

Kjo pra është historia e transparencës së inceneratorëve të infamozëve Rama-Veliaj-Ahmetaj-Mërtiri-Zoto-Gugallja: shqiptarët kanë dhënë 430 milion euro, por nuk kanë marrë mbrapsht asgjë. Madje as një skicë të ‘veprave monumentale’, të cilat do ta shpëtonin Shqipërinë nga plehrat, apo do të zvogëlonin edhe vrimën globale të ozonit.

E vetmja vrimë që është zvogëluar është ajo e miut, ku janë futur për tu fshehur një pjesë e grupit kriminal. Të gjithë ata, aty e kanë vendin një ditë.

Por nuk janë shkarravinat e detajeve të inceneratorit shqetësimi i madh. Kontrata, mënyra e hartimit, autorët, teksti, e me radhë. Aty vjedhja ligjërohet dhe ligji shkelet, por SPAK ka ditë që sheh, e ditë që nuk sheh.

Ja edhe pesë pyetjet për sot:
1. A mund të ketë kontratë në kundërshtim me ligjin?

  1. A mund të ketë kontratë që rri në fuqi edhe kur nuk zbatohen disa pika të saj?
    3. Kush e ka hartuar këtë kontratë brenda ditës? A është hartuar nga drejtoria juridike siç e kërkon ligji apo është marrë e gatshme nga Rama-Zoto-Mërtiri dhe drejtoria juridike nuk u lejua as ta shohë e as të bëjë komente?
    4. A është marrë në pyetje dhe a është ofruar bashkëpunim me drejtësinë për drejtorin e drejtorisë juridike në kryeministri?

    5. A ka gjurmë në kontratë të mjaftueshme që SPAK të nisë hetimet duke bllokuar së pari veprën e aktit korruptiv?
    Kur flasim për kontrata të shkelura apo korruptive, nuk mund të mos na shkojë mendja te kontrata që ka drejtësia e re me publikun.
    Të paktën në letër. Po kjo kontratë, a po zbatohet?
    A janë të gjithë të barabartë para ligjit, apo drejtësia e erës së Ramës shkon andej nga fryn era e fortë e pushtetit dhe e frikës prej tij?

    Mos na e përsërisni! E dimë se një Kokë është në burg, por nuk është koka e kësaj vjedhjeje në shkallë industriale.
    Ai mund të jetë pjesërisht fajtori, por me siguri është plotësisht kokë turku.

 

Etiketa: MallteziPD

Lajme të lidhura

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Para
Mëngjes, drekë apo darkë? Ja kur është koha e duhur për të udhëtuar me avion

Mëngjes, drekë apo darkë? Ja kur është koha e duhur për të udhëtuar me avion

Discussion about this post

TË FUNDIT

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Show Biz

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26

Dashi Raporti në çift do jetë mjaft i favorshëm, në sajë të ndikimit të Hënës. Mërkuri dhe Venusi janë mjaft...

Lexo më shumë
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com