GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Çfarë ndodh në të vërtetë me ata që futen në “shtëpi bari” në Angli?

në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Çfarë ndodh në të vërtetë me ata që futen në “shtëpi bari” në Angli?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Genc Sejko

Pavarësisht legjendave urbane, trillimeve dhe historive që tregohen nëpër tavolina apo rrjete sociale, e vërteta e asaj që ndodh me një pjesë të mirë të të rinjve shqiptarë që hyjnë ilegalisht në Angli dhe merren me kultivimin e kanabisit është e hidhur dhe aspak shpresëdhënëse. Çfarë ndodh në të vërtetë me ata që futen në shtëpi bari në Angli?!

Si fillim duhet thënë se janë dy kategori që punojnë në shtëpi bari në Angli. Ata që punojnë me një rrogë fikse. Dhe ata që paguhen në bazë të ‘prodhimit’ që nxjerrin. Ata që paguhen me rrogë fikse marrin mesatarisht £4.000 në muaj. Duken shumë për një realitet të varfër si Shqipëria. Por nuk është ashtu sepse është një punë që zgjat 24 orë në ditë. Në një ambient ku ajri i pastër nuk futet kurrë. Ku nuk shikon kurrë dritë natyrale dhe je i vetëm gjatë gjithë periudhës së kultivimit. Në mes të pesticideve. Në një shtëpi që mund të marrë flakë në çdo moment (sepse ata që kanë instaluar llambat dhe janë duke vjedhur energjinë nuk janë elektriçistë). Shto këtu faktin që përgjegjësia penale bie mbi personin që kapet duke e ruajtur. Thënë më thjeshtë. Po të ishe duke punuar roje parkimi do merrje £2.000 në muaj për tetë orë punë. Pra nëse do punoje 24 orë në parkim do merrje £2.000 me shumë se në shtëpi bari. Edhe gjumin do e bëje më rehat. Të dytët janë ata që paguhen në bazë të prodhimit.

Ata paguhen më shumë se kategoria e parë. Në teori të paktën. Sepse në shumicën e rasteve nuk ndodh kështu. Ndodh shpesh që dikush i grabit pak ditë para korrjes dhe humbin çdo gjë. Apo i ndërpresin energjinë dhe prodhimi “vdes”. Ka qenë i lodhur dhe ka harruar te kujdeset siç duhet për bimën dhe në fund merr çerekun e prodhimit. Ose më e keqja fare, kapen nga policia pa korrur as dorën e parë. Dhe kjo e fundit ndodh rëndom. Pasi segmente te policisë ndjekin humbjen e energjisë në rrjet. Bima lëshon erë të fortë. Nga një shtëpi që nuk i hap perdet kurrë. Në një lagje ku të gjithë njohin njeri-tjetrin e askush nuk të njeh ty.
Dhe sa më lart është vetëm një pjesë e realitetit të hidhur drejt të cilit nxitojnë duke rrezikuar edhe jetën shumë të rinj shqiptarë. Nuk kam ndërmend të jap receta se si mund të zgjidhin apo zgjedhin të ardhmen e tyre të rinjtë në Shqipëri. Duke e ditur shumë mirë edhe llumin dhe shpresën e humbur atje. Por kultivimi dhe trafikimi i drogës nuk mund të jetë kurrsesi zgjidhje dhe zgjedhje. Sepse ajo që ju “shitet” si ëndrra e çunave të Londrës është kurthi ku hyn dhe lë peng të vetmen gjë që ke: rininë dhe jetën.

Morali?! I shihni këta pordhacët që lëvizin në rrugë me makina të bukura? Ju

Etiketa: Genc Sejkoshtepi bari

Lajme të lidhura

Partitë ekzistuese janë të kompromentuara! A ka ardhur koha për një alternativë tjetër politike?
OP-ED

Partitë ekzistuese janë të kompromentuara! A ka ardhur koha për një alternativë tjetër politike?

11:51 - 18/08/26
Çfarë interesi i cënohet Presidentit Begaj që godet lojtarët e Kombëtares?
Opinion

Çfarë interesi i cënohet Presidentit Begaj që godet lojtarët e Kombëtares?

16:05 - 10/08/26
Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?
Opinion

Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?

19:17 - 30/07/26
Para
Bllokimi nga Gazprom, Scholz: Rusia nuk është partner i besueshëm energjetik

Bllokimi nga Gazprom, Scholz: Rusia nuk është partner i besueshëm energjetik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bayern fiton trofeun e parë të sezonit, bavarezët dominojnë Dortmundin për Superkupn e Gjermanisë
Sport

Bayern fiton trofeun e parë të sezonit, bavarezët dominojnë Dortmundin për Superkupn e Gjermanisë

23:22 - 22/08/26

Bayern Munich ka triumfuar 2-1 ndaj Borussia Dortmundit në “Signal Iduna Park”, duke ngritur trofeun e Superkupës së Gjermanisë. Bavarezët...

Lexo më shumë
Rrëmbehen 3 zyrtarë të Policisë së Kosovës nga forcat serbe

E rëndë në Kosovë/ I mituri po luante me kallashnikov, qëllon aksidentalisht vëllain 10-vjeçar

22:50 - 22/08/26
Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

22:20 - 22/08/26
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22:10 - 22/08/26
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

21:49 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com