GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

SPAK “mbyll sytë”, Goro derdh paratë “lumë” në tendera me ish-juristin, fonde për ujësjellësa dhe…

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
SPAK “mbyll sytë”, Goro derdh paratë “lumë” në tendera me ish-juristin, fonde për ujësjellësa dhe…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pavarësisht përplasjeve me kryeministrin Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro vijon të përfitojë nga tenderat në bashkinë që drejton.

Jorgua ka vijuar rutinën, teksa ka firmosur me dhjetëra procedura tenderuese të dyshimta. Dhe, për çudi, apo për ndonjë aferë të mundshme kriminale, fitues i shumicës së këtyre tenderave është familja e ish-juristit Elton Rondo.

Emri i z.Rondo është përmendur shpesh për lidhje të ngushta mes tij dhe Goros, aq sa paratë që duhet të shkonin për punë publike po shkojnë në xhepat e zyrtarëve apo ish-zyrtarëve. Një skemë e pastër, pasi ka dyshime të mëdha se ka një “marrëveshje” mes familjes Rondo dhe Goro.

Me këto procedura, duket se drejtues i kësaj bashkie është Elton Rondo, i cili është një vizitor i rregullt i ambienteve të Bashkisë së Himarës. Ai është parë shumë shpesh në godinën e sapo rikonstruktuar, ndërsa nuk lë zyrë pa trokitur. Vallë, për t’i përshëndetur apo për t’u marrë firmat?

Disa punonjës të Bashkisë së Himarës, në kushte anonimati, kanë kontaktuar redaksinë e BoldNeës.al, teksa kanë dhënë informacione për aferat Goro-Rondo. Sipas tyre, kjo dyshe përpilon dokumentet e tenderëve, i harton në bazë të firmave të vetë Rondos dhe më pas ai detyrimisht shpallet edhe fitues. Por, një dyshim më i madh ka të bëjë se Elton Rondo ka informacione nga brenda bashkisë për vlerën që ofrojnë firmat e tjera, ndërsa zarfi i tij hapet në fund!

Natyrisht, këto dyshime mund t’i faktojnë fare mirë institucionet ligjzbatuese, nga policitë, Prokuroria e Rrethit Vlorë apo edhe SPAK apo Byroja Kombëtare e Hetimit. Por, fakt është se paratë për këtë dyshe derdhen “lumë”.

BoldNeës.al ka siguruar dokumentet e një tjetër tenderi, i cili ka rënë në duart e familjes së ish-juristit Elton Rondo. Në fund të muajit gusht, Bashkia e Himarës ka shpallur fituese firmën “COGREN” për tenderin e ndërtimit të një parku në Borsh. Sipas dokumenteve, kjo firmë, në pronësi 100 % të Fotina Rondos, e ka shpallur fituese të procedurës “ndërtimi i kompleksit sportiv rajonal, Borsh”. Fondi limit ishte 40 000 000, ndërsa bashkimi i operatorëve ekonomikë “COGREN” &  “A.E.K & Co” ofruan një vlerë prej 34.033.033 lekë.

Burime pranë Bashkisë së Himarës i thanë BoldNeës.al se ka pasur oferta shumë të afërta me fituesin. Por, duket se klani Goro-Rondo ka vepruar, teksa ka dyshime të mëdha se letrat janë ndryshuar në moment të fundit, duke e shpallur “COGREN” edhe si fituese!

BoldNeës.al ka raportuar edhe më herët për këtë aferë, ku Jorgo Goro, kryetari i Bashkisë së Himarës, vijonte t’i jepte tenderat e majmë nënës së Elton Rondo, i cili ka qenë një nga personat e besuar të Goros, gjatë kohës që ka qenë jurist në këtë institucion.

“Bashkë kanë hartuar dhjetëra procedura tenderuese përgjatë 7 viteve që Eltoni ka punuar në Himarë. Madje, sipas denoncimeve të mëparshme, nëna e tij, Fotina Rondo, ka fituar tendera edhe gjatë kohës që djali i saj ka qenë jurist. Janë rreth 15 tendera që Fotina, me kompaninë COGREEN dhe ELEKRI, ka fituar në Himarë, duke ngritur hije të forta dyshimi se gjithçka ka qenë e paracaktuar, madje në konflikt të hapur interesi”, raportonte BoldNeës.al disa kohë më parë.

Tenderat kanë qenë që nga ndërtimi i ujësjellësve, pastrimi, ndërtime rrugësh, këndë sportive etj, etj. Shumica e procedurave ka qenë pa garë!/Bold

 

Etiketa: kryesore2

Lajme të lidhura

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Para
Presidenti Bajram Begaj do të zhvillojë vizitën e parë zyrtare, ja shteti që do të shkojë

Sesioni i ri parlamentar, Begaj mesazh deputetëve: Çelja e negociatave imponon reflektim dhe seriozitet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm
Aktualitet

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

15:29 - 10/11/26

Kryetari i bashkisë se Tiranës, Erion Veliaj kërkon të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, e cila...

Lexo më shumë
“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

15:25 - 10/11/26
Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

15:08 - 10/11/26
“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

15:01 - 10/11/26
Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

14:54 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com