GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Deklaratat e Vuçiçit për Kosovën, Sllovenia thërret në bisedë ambasadorin serb

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Deklaratat e Vuçiçit për Kosovën, Sllovenia thërret në bisedë ambasadorin serb
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë ka ftuar në bisedë ambasadorin serb, për shkak të deklaratave të bëra nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq, gjatë vizitës së fundit të presidentit slloven, Borut Pahor në Beograd, tha se Sllovenia, sikurse edhe shtetet e tjera që e njohin Kosovën, ka shkelur integritetin territorial të Serbisë.

MPJ e Sllovenisë ftoi në bisedë ambasadorin serb në Lubjanë, Zoran Vlatkoviq, për të biseduar për këto deklarata që Vuçiqi i bërë gjatë një konference për media lidhur me vizitën e Pahorit në Serbi.

Ambasadori slloven në Serbi, Damjan Bergant, po ashtu është ftuar në bisedë për temën e njëjtë, tha Ministria sllovene për N1.

Presidenti serb, pas takimit me Pahorin në Beograd, ishte pyetur nga gazetarët pse Serbia nuk po i vendos sanksione Rusisë dhe ai ishte përgjigjur duke pyetur: “si t’ua shpjegoj qytetarëve se Serbia po i vendos sanksione Rusisë e jo Sllovenisë?”.

“Rusia nuk e ka shkelur integritetin territorial të Serbisë. Sllovenia e ka shkelur. Dhe siç e shihni, ne kemi raporte të mira me Slloveninë”, tha Vuçiq dhe shtoi se Sllovenia, sikurse për shembull Franca, Gjermania dhe SHBA-ja që njohin pavarësinë e Kosovës, që sipas qëndrimit të Serbisë, po shkel ligjin ndërkombëtar, Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit.

Ministria e Jashtme sllovene tha se ishte shumë e befasuar nga deklaratat e Vuçiqit.

“Edhe një herë, ne përsërisim qëndrimin tonë lidhur me Kosovën, që Sllovenia e njeh si shtet të pavarur dhe sovran. Në këtë drejtim, ne shprehim pritjet tona që Serbia në të ardhmen të mos e problematizojë qëndrimin tonë karshi Kosovës sepse mbështetja e Sllovenisë për Kosovën nuk është e drejtuar kundër Serbisë. Ne po ashtu shprehim kundërshtinë që njohja e Kosovës nga Sllovenia të krahasohet me agresionin rus kundër Ukrainës”, u tha në deklaratën e Lubjanës.

Ministria e Jashtme sllovene gjithashtu tha se pret që bashkëpunimi aktual me Serbinë të vazhdojë dhe se Lubjana do të vazhdojë të avokojë për komunikim me Beogradin, në të gjitha nivelet.

“Ne duam që shtetet të vazhdojnë të zhvillojnë raporte miqësore dhe së bashku të shikojnë për mundësi që të zgjidhen çështjet e hapura në Ballkanin Perëndimor, që do të ulnin tensionet në rajon. Kjo do t’u mundësonte Kosovës dhe Serbisë që të bënin përparim në rrugën drejt BE-së”, u tha në njoftim.

Kosova ka shpallur pavarësinë më 2008 dhe që atëherë është njohur nga 117 shtete të botës.

Etiketa: beogradBorut Pahor

Lajme të lidhura

Protesta e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe, policia liron tre të rinjtë shqiptarë
Kosovë & Rajon

Protesta e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe, policia liron tre të rinjtë shqiptarë

15:05 - 19/05/26
“Provimet e jurisprudencës do të jepen në shqip”/ Tubimi i studentëve në RMV, reagon zëvendëskryeministri Sali
Breaking Views

“Provimet e jurisprudencës do të jepen në shqip”/ Tubimi i studentëve në RMV, reagon zëvendëskryeministri Sali

21:06 - 18/05/26
“Faleminderit Prishtina dhe Tirana”, mbyllet protesta për gjuhën shqipe
Breaking Views

“Faleminderit Prishtina dhe Tirana”, mbyllet protesta për gjuhën shqipe

18:32 - 18/05/26
Para
Komisioni Europian propozon pezullimin e marrëveshjes për lehtësimin e vizave me Rusinë

Komisioni Europian propozon pezullimin e marrëveshjes për lehtësimin e vizave me Rusinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alimehmeti: Salianji i vetmi që plotësonte kriteret për të qenë në garë përballë Berishës
Breaking Views

Alimehmeti: Salianji i vetmi që plotësonte kriteret për të qenë në garë përballë Berishës

23:23 - 20/05/26

“Kishte nevojë për garë reale në Partinë Demokratike dhe jo për farsë.” Kështu u shpreh anëtari i Këshillit Kombëtar të...

Lexo më shumë
Aston Villa pas 30 vitesh fiton trofeun e Europa League

Aston Villa pas 30 vitesh fiton trofeun e Europa League

23:08 - 20/05/26
PS-PD bien dakord për Rregulloren, zbulohen pikat e negociuara

PS-PD bien dakord për Rregulloren, zbulohen pikat e negociuara

22:15 - 20/05/26
Pas ndalimit të “Sumud”, MPJ: Baki Goxhaj është transferuar në Izrael

Pas ndalimit të “Sumud”, MPJ: Baki Goxhaj është transferuar në Izrael

22:06 - 20/05/26
Asnjë kontakt me Baki Goxhajn pas ndalimit të anijes humanitare për Gazën, Ministria e Jashtme hesht

Asnjë kontakt me Baki Goxhajn pas ndalimit të anijes humanitare për Gazën, Ministria e Jashtme hesht

21:01 - 20/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com