GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përgjimi/ Kreu i Doganës së Fierit “Don Juan”, i merr gruan qytetarit dhe e kërcënon

13:12 - 08/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Përgjimi/ Kreu i Doganës së Fierit “Don Juan”, i merr gruan qytetarit dhe e kërcënon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori i Doganës Fier, Arlind Lagji, ka dhunuar dhe kërcënuar me jetë një qytetar, me bashkëshorten e të cilit ka pasur një lidhje jashtëmartesore.
Pas denoncimeve në organet përkatëse, për Algert Belulaj i është drejtuar medias duke kërkuar ndihmë. Në një audio-regjistrim, shefi i Doganave në Fier kërcënon qytetarin, duke i thënë se është nip i Orik Shytit, anëtari i së ashtuquajturës “Hakmarrja për drejtësi”. Ai deklaron se kreu i Doganave e ka dhunuar atë pasi, sipas denoncuesit, e ka parë në makinë me ish-bashkëshorten e tij.

Algert Belulaj thotë se tradhtia ka ndodhur kur ai ishte ende i martuar me gruan e tij.
“Kam dashur të pi kafe me bashkëshorten time në atë kohë sepse nuk e kisha të faktuar lidhjen jashtëmartesore. Kam qenë me një shok. Kam marrë në telefon ish-bashkëshorten. Ajo nuk m’u përgjigj. Më mori Arlindi, më tha të pimë një kafe për të sqaruar se unë nuk kam asgjë me ty. Kemi vajtur në një lokal në Fier ku më ka futur në kurth bashkë me dy persona të tjerë, që nuk i njoh e më ka dhunuar. Arlind Lagji më ka drejtuar armën. Personi që del nga makina është Arlind Lagji dhe në makinë me të ka qenë ish-gruaja ime”, thotë ai.
Gjatë një audio-incizimi të publikuar nga “Syri”, kryedoganieri kërcënon qytetarin.
BISEDA E PLOTË:
Drejtori i Doganës Fier, Arlind Lagji: Unë në jetë nuk kam bërë turp.
Algert Belulaj: Ç’është kjo që bëre ti me një grua të martuar?
Drejtori i Doganës Fier: Më qëndro larg mua
Algert Belulaj: Do të qëndroj, po hajde ma sqaro pak muhabetin
Drejtori i Doganës Fier: Unë do vij do marr ** te shtëpia e saj nesër në mëngjes, guxove dole me makinë para meje po të thotë prapë Arlindi.
Algert Belulaj: Do vazhdosh më me **
Drejtori i Doganës Fier: Do vazhdoj unë nga inati yt tani.
Algert Belulaj: Më ke poshtëruar, ke shkuar me gruan time kur kam qenë i martuar. Në gusht kam ardhur unë te zyra jote dhe të kam thëne ke gjë me atë? Kam pasur më the.
Drejtori i Doganës Fier: Kam pasur, është e vërtetë.
Algert Belulaj: Janë fjalët e tua, nuk janë fjalët e mia.
Drejtori i Doganës Fier: Mos më dil më përpara se do të bëj thela-thela që kur të dalësh në mes të Fierit të dridhet mishi, që të mendosh çdo njeri si Arlindi. More vesh? Unë jam nipi i Orik Shytit, o idiot. E di kush është Orik Shyti?
Algert Belulaj: Jo!
Drejtori i Doganës Fier: Jam djali i motrës së tij, ‘Hakmarrja për Drejtësi’ dhe ata persona të zhdukin.
Algert Belulaj: Po ata e dinë me sa fytyra je ti?
Drejtori i Doganës Fier: Po ku ishe ti kur ajo flinte me mua në filan vend, ku ishe ti?
Algert Belulaj: Unë isha në dy punë, si punojnë shumë burra.
Drejtori i Doganës Fier: Jo nuk punojnë shumë burra dy punë. Burrat bëhen burra për gratë, i japin siguri, mbrojtje.
Algert Belulaj: Po mos kishe pushtet, do ta shikojë.
Drejtori i Doganës Fier: Po të kenë frikë është vlerë dhe ti je i pavlerë, kupton?!

Lajme të lidhura

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari
Aktualitet

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës
Aktualitet

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Para
VIDEO/ Trajleri merr flakë në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi

VIDEO/ Trajleri merr flakë në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar per gjykim 27 persona , pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për...

Lexo më shumë
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com