GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ish-kryeministrat e Britanisë mblidhen për të shpallur monarkun e ri, Charles III zyrtarisht mbret

11:20 - 10/09/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ish-kryeministrat e Britanisë mblidhen për të shpallur monarkun e ri, Charles III zyrtarisht mbret
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministra të Mbretërisë së Bashkuar, duke përfshirë Gordon Brown, David Cameron Boris Johnson dhe Theresa May, janë në rresht të parë ndërsa lexohet shpallja e mbretit të ri.

Charles III u shpall zyrtarisht mbret më 10 Shtator, në një ceremoni historike që mbahet në Pallatin St James të shtunën në mëngjes.

Këshilli i Aderimit, një grup i përbërë nga anëtarë të familjes mbretërore, kryeministrja dhe politikanë të tjerë të lartë dhe kryepeshkopi i Canterbury u mblodhën në Pallatin e Shën James, rezidenca zyrtare e sovranit, për të shpallur mbretin zyrtarisht.

Më 11:03 Penny Mordaunt shpalli vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II.

Më pas u lexua shpallja: Princi Charles Philip Arthur George është tani Mbreti Charles III. Flamujt e ulur në gjysmë shtizë pasi vendi është në zi pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth, u valëvitën në gjendje normale gjatë mbledhjes së Këshillit të Aderimit, i cili u  transmetua për herë të parë live në televizion.

Disa shpallje të tjera do të bëhen në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar deri të dielën, kur flamujt do të kthehen në gjysmështizë.

Shpallja zyrtare e Mbretit bëhet në City of London Royal Exchange, siç ndodhi me nënën e tij më shumë se 70 vjet më parë, shkruan BBC.

Në mesin e të pranishmëve ishte Camilla, gruaja prej 17 vitesh e Charles, e cila tani ka titullin e Mbretëreshës Consort, dhe djali i Mbretit, William, Princi i ri i Uellsit.

Në mbledhjen e Këshillit, Mbreti bën një deklaratë dhe një betim për të ruajtur Kishën e Skocisë – sepse në Skoci ka një ndarje të pushteteve midis kishës dhe shtetit.

Shpallja e parë publike e Mbretit do të bëhet nga ballkoni i Friar Court i Pallatit St James në Londër në orën 11:00, një moment që zakonisht shoqërohet me një spektakël që është bërë traditë prej shekujsh, ku trumbetistët luajnë një muzikë dhe ka ‘përshëndetje’ me armë zjarri në Hyde Park dhe në Kullën e Londrës.

Mbreti u zotua të ndiqte shembullin e mamasë së tij në fjalimin e parë të tij teksa iu drejtua kombit të premten në mbrëmje dhe foli për “dhimbjen e tij të thellë” për humbjen e nënës së tij, duke vlerësuar ngrohtësinë, humorin dhe “aftësinë e pagabueshme për të parë gjithmonë më të mirën tek njerëzit”.

Mbreti premtoi t’i shërbente kombit me të njëjtin “përkushtim të palëkundur” siç kishte mbretëresha e ndjerë gjatë mbretërimit të saj 70-vjeçar.

Charles u bë mbret në momentin që vdiq nëna e tij, por Këshilli i Aderimit mblidhet sa më shpejt që të jetë e mundur pas vdekjes së një sovrani për të bërë një shpallje zyrtare të pasuesit.

 

Lajme të lidhura

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Para
E rëndë në Himarë, humb kontrollin e mjetit, vdes 40-vjeçari

Aksident në Pogradec, “Benz”-i bëhet "copash", katër të lënduar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com