GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Muhamet Rrumbullaku takim me strukturat e policisë, zbardhen porositë për krimin e organizuar

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Muhamet Rrumbullaku takim me strukturat e policisë, zbardhen porositë për krimin e organizuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i ri i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka zhvilluar një takim me strukturat e policisë ku dhe ka dhënë dhe porositë përsa i përket luftës kundër krimit të organizuar.  Mësohet se Rrumbullaku ka kërkuar përgjegjshmëri, profesionalizëm nga drejtorët dhe shefat e seksioneve.

Në vijim, Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar përmirësim të menjëhershëm të cilësisë së rezultateve të seksioneve për Hetimin e Krimit Ekonomik, për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme dhe të atij për Krimet e Rënda.

Drejtori i Përgjithshëm porositi: “Punoni në bazë të informacioneve, bashkëpunoni me qytetarët, me agjencitë e tjera ligjzbatuese dhe godisni aty ku është problemi. Luftoni krimin e organizuar dhe çdo paligjshmëri tjetër që konstatohet në terren.

Lokalizoni dhe kapni personat në kërkim, ata që qarkullojnë me armë zjarri ose lëndë narkotike.  Monitoroni dhe mbani nën kontroll personat me tendencë kriminale në fushat e krimit të organizuar dhe krimeve të rënda.

 Është bërë një punë e mirë parandaluese në terren, për uljen e kultivimit të bimëve narkotike në territorin e qarkut Durrës, por duhet bërë më shumë për të luftuar tentativat e kultivimit në ambiente të mbyllura.

 Shërbimet e Policisë në terren duhet të rritin performancën në drejtim të komunikimit me qytetarët apo të ndjekjes dhe zgjidhjes së problematikave që kanë apo adresojnë qytetarët.

Shefat e sektorëve të kontrollojnë dhe të  instruktojnë strukturat përkatëse në varësi.” Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit kërkoi nga strukturat e DVKM Durrës që të rritet autoriteti, roli dhe forca parandaluese e goditëse e Policisë Kufitare në port. Të luftohen krimet ndërkufitare, duke bashkëpunuar me strukturat e Policisë vendore dhe autoritetet doganore. Takimet do të vijojnë, me të gjitha strukturat e Policisë në mbarë vendin.

Lajme të lidhura

Shoqata e Policëve të Liruar apel efektivëve në detyrë: Mos iu nënshtroni presioneve politike! Të shtunën le të jemi pranë rinisë
Aktualitet

Shoqata e Policëve të Liruar apel efektivëve në detyrë: Mos iu nënshtroni presioneve politike! Të shtunën le të jemi pranë rinisë

18:36 - 22/10/26
Gjykata e Tiranës liron nga burgu 22 protestues, 17 prej tyre arrestime të paligjshme
Aktualitet

Gjykata e Tiranës liron nga burgu 22 protestues, 17 prej tyre arrestime të paligjshme

18:13 - 22/10/26
Protestat studentore/ EPP ‘shuplakë’ Ramës: Në demokraci nuk ka vend për dhunë
Aktualitet

Protestat studentore/ EPP ‘shuplakë’ Ramës: Në demokraci nuk ka vend për dhunë

17:52 - 22/10/26
Para
Humb kontrollin e mjetit dhe godet 4 makina, shqiptari shkatërron Ferrarin në mes të Romës

Humb kontrollin e mjetit dhe godet 4 makina, shqiptari shkatërron Ferrarin në mes të Romës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shoqata e Policëve të Liruar apel efektivëve në detyrë: Mos iu nënshtroni presioneve politike! Të shtunën le të jemi pranë rinisë
Aktualitet

Shoqata e Policëve të Liruar apel efektivëve në detyrë: Mos iu nënshtroni presioneve politike! Të shtunën le të jemi pranë rinisë

18:36 - 22/10/26

Shoqata e Policëve të Liruar (SHPPL-2013) ka reaguar lidhur me protestat që po zhvillohen në vend, duke shprehur shqetësimin për...

Lexo më shumë
Gjykata e Tiranës liron nga burgu 22 protestues, 17 prej tyre arrestime të paligjshme

Gjykata e Tiranës liron nga burgu 22 protestues, 17 prej tyre arrestime të paligjshme

18:13 - 22/10/26
Protestat studentore/ EPP ‘shuplakë’ Ramës: Në demokraci nuk ka vend për dhunë

Protestat studentore/ EPP ‘shuplakë’ Ramës: Në demokraci nuk ka vend për dhunë

17:52 - 22/10/26
‘Ngacmuan dy vajza në protestën para Kryeministrisë’, Kalaja dhe Doçi kallëzojnë efektivët në AMP

‘Ngacmuan dy vajza në protestën para Kryeministrisë’, Kalaja dhe Doçi kallëzojnë efektivët në AMP

17:18 - 22/10/26
Kërkesa e Ramës për dialog, ish-Presidenti Topi: Del në trotuar vë karrige, nuk është serioze! Kjo shoqëri s’e duron dot më këtë sjellje

Kërkesa e Ramës për dialog, ish-Presidenti Topi: Del në trotuar vë karrige, nuk është serioze! Kjo shoqëri s’e duron dot më këtë sjellje

16:59 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com