GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha takim me emigrantët shqiptarë: Nëse s’do të ishte antimafia italiane, Saimir “skafisti”…

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Shtet kashte, si mund të sulmohet sistemi TIMS?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i është rikthyer serish “foltoreve”. Gjatë një bashkëbisedimi me shqiptarët e Italisë, teksa shprehu mirënjohje për qeverinë Italiane, ish-kryeministri u ndal tek kontributi që kanë dhënë autoritetet e vendit fqinj në luftën kundër krimit.

Berisha solli rastin e ish-ministrit Saimir Tahiri, i cili aktualisht ndodhet në burg. Kreu i demokratëve u shpreh se nëse nuk do të ishte antimafia italiane sot Tahiri do të ishte mbi zv/kryeministrin.

Berisha u shpreh se “Italia jep një kontribut në luftën ndaj krimit të organizuar në të dy anët e Adriatikut. Antimafia italiane ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme në betejën kundër mafias shqiptare”.

Berisha: Ju falënderoj për ardhjen tuaj sot në këtë foltore që unë e konsideroj të rëndësishme në një bashkëbisedim me ju, përfaqësues të shkëlqyer të emigracionit tonë. Foltore që zhvillohet në prag të një ngjarje të madhe në Itali, të rikthimit në pushtet të koalicionit të djathtë në Itali, rikthim që ka një rëndësi të madhe jo vetëm për Italinë, por edhe për rajonin dhe Evropën.

I shpreh mirënjohje të thellë qeverisë dhe kombit italian për mbështetjen miqësinë, solidaritetin e jashtëzakonshme që ka treguar për shqiptarët në këto dekadat e fundit, spektrit të tërë politik italian. Ndihmat e mëdha të këtij vendi mik kanë patur një rol shumë të rëndësishëm në ecjen e Shqipërisë në rrugën e tregut dhe demokracisë.

Nuk ka asnjë vend tjetër në të cilën emigracioni shqiptar të ketë arritur në një kohë të shkurtër, sukseset e mëdha që kanë arritur emigrantët në Itali.

Sot janë dhjetëra mijëra biznese të suksesshme, të vogla, të mesme e të mëdha që drejtohen nga shqiptarë. Janë dhjetëra e mijëra studentë që studiojnë në universitetet e Italisë.

Janë dhjetëra e mijëra shqiptare që investojnë në Shqipëri, pasi kanë krijuar disa kapitale.

Italia dhe Shqipëria kanë një lidhje miqësore të ngushtë, por ashtu sic thotë Adam Smith që pasuria përhapet, e vërteta është që nëse është përhapur diçka me shpejtësi në Shqipëri është biznesi italian dhe kultura italiane.

Italia jep një kontribut të madh në luftën kundër krimit. Antimafia italiane ka dhënë kontribute në betejën kundër mafies shqiptare. Po të mos ishte antimafia italiane, Saimir skafisti do të ishte mbi zv/kryeministër të paktën. Por ne jemi mirënjohës sepse ata bëjnë një betejë të vendosur kundër organizatave kriminale që dëmtojnë interesat shqiptare dhe italiane.

 

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

‘Reduktoi fjalën e ministrit Hoxha!‘ Rama kapet me gazetarin e Euroactiv, reagon reporteri: Të sjell transkriptin e intervistës së ministrit tënd
Aktualitet

‘Reduktoi fjalën e ministrit Hoxha!‘ Rama kapet me gazetarin e Euroactiv, reagon reporteri: Të sjell transkriptin e intervistës së ministrit tënd

11:22 - 13/05/26
U përjashtua nga gara për kreun e PD-së, Gjykata e Tiranës refuzon mjeken Mereme Sela
Aktualitet

U përjashtua nga gara për kreun e PD-së, Gjykata e Tiranës refuzon mjeken Mereme Sela

11:15 - 13/05/26
“Pse Rama nuk flet për Arubën?” Rrëfehet gazetari italian që u mor në mbrojtje, pas librit për mafien shqiptare
Aktualitet

“Pse Rama nuk flet për Arubën?” Rrëfehet gazetari italian që u mor në mbrojtje, pas librit për mafien shqiptare

08:22 - 13/05/26
Para
“Në 2005 takova Berlusconin”/ Berisha bëhet nostalgjik: Italia rol të rëndësishëm në demokracinë e Shqipërisë

“Në 2005 takova Berlusconin”/ Berisha bëhet nostalgjik: Italia rol të rëndësishëm në demokracinë e Shqipërisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

IKMT pranon skandalin, fundosen 2 godina banimi te pallatet e ‘Alabbar-it‘ në “Durrës Marina”
Aktualitet

IKMT pranon skandalin, fundosen 2 godina banimi te pallatet e ‘Alabbar-it‘ në “Durrës Marina”

12:46 - 13/05/26

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka konfirmuar skandalin e raportimeve të fundit në media lidhur me fundosjen e...

Lexo më shumë

Të akuzuar për shkelje barazie në tendera, shtyhet seanca për ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

12:34 - 13/05/26
Ngacmimi seksual i kirurgut/ Flet avokatja e 21-vjeçares: Ka edhe kallëzime të tjera, ka abuzuar prej vitesh

Ngacmimi seksual i kirurgut/ Flet avokatja e 21-vjeçares: Ka edhe kallëzime të tjera, ka abuzuar prej vitesh

12:10 - 13/05/26
‘Reduktoi fjalën e ministrit Hoxha!‘ Rama kapet me gazetarin e Euroactiv, reagon reporteri: Të sjell transkriptin e intervistës së ministrit tënd

‘Reduktoi fjalën e ministrit Hoxha!‘ Rama kapet me gazetarin e Euroactiv, reagon reporteri: Të sjell transkriptin e intervistës së ministrit tënd

11:22 - 13/05/26
U përjashtua nga gara për kreun e PD-së, Gjykata e Tiranës refuzon mjeken Mereme Sela

U përjashtua nga gara për kreun e PD-së, Gjykata e Tiranës refuzon mjeken Mereme Sela

11:15 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com