GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

“Kam të drejtë të ndërroj 7 gra”, rusja sherr me shqiptarin: E sheh këtë shishe, ta hedh kokës…

në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kam të drejtë të ndërroj 7 gra”, rusja sherr me shqiptarin: E sheh këtë shishe, ta hedh kokës…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një çift shqiptaro-rus ka treguar mosmarrëveshjet që ata kanë prej disa kohësh. Bëhet fjalë për Ymerin dhe Zvetlanën, një grua ruse e cila jeton në Itali. Ata janë në një marrëdhënie prej 20 vitesh, por të martuar kanë që në vitin 2015. Zvetlana është e pakënaqur se si burri i saj e trajton dhe i kërkon që të ndryshojë sjellje.

Ata janë përballur në rubrikën “Shiheni në Gjyq” në Tvklan, ku  Zvetlana tregon se është martuar me Ymerin prej vitit 2015, por ka vetëm një certifikatë martese dhe nuk ka marrë kartën e identiteti në Shqipëri dhe për këtë gjë ia hedh fajin bashkëshortit të saj që nuk përpiqet ta ndihmojë.

Ymeri nga ana e tij shprehet se e ka pasur rezidencën në Durrës dhe aty figuron si i martuar por kur u kthye në fshatin e tij ku ka lindur ne Çermë, në gjendjen civile figuron si i martuar por se me kë nuk bëhet e ditur. Ymeri ka pasur dhe një martesë më parë, ku është divorcuar dhe ka 3 fëmijë.

Ymeri: Pse më ke sjellë këtu?

Zvetlana: Për të sistemuar gjërat tona sepse unë nuk jam me dokumente të rregullta këtu në Shqipëri. Jam bashkëshortja jote dhe njihemi që prej 2002, kemi 20 vite. Jemi të martuar prej vitit 2015 dhe kam 7 vite që dëgjoj veç: Po, po, po.

Ymeri: Mos ma ngre zërin.

Zvetlana: Ti po tallesh me mua?

Ardit Gjebrea: Edhe në Rusi burrat komandojnë dhe gratë binden?

Zvetlana: Jo është ndryshe sepse dhe tek ne ka burra të këqij dhe burra të mirë. Por kjo varet nga mendja e një burri dhe ai mendon që duke qenë mysliman, i lejohet t’i ngrejë zërin grave dhe të tallet me gruan e vetë.

Ymeri: Unë kam të drejtë të ndërroj 7 gra. Ty po të pëlqeu zonjë mirë, po s’të pëlqeu…

Zvetlana: Po nëse i mban të shtatë gratë si princesha.

Ymeri: Pusho një minutë.

Zvetlana: Jo, jo dhe jo. E sheh këtë shishen? Ta hedh kokës për ta rregulluar atë kokën tënde. Ti duhet të rregullosh dokumentet. Ma shkatërrove jetën ti, kuptove apo jo. Nuk mund të sillesh kështu me një grua. Jam jot shoqe, të dua fort dhe ti duhet të më respektosh, pik.

Zvetlana tregon se i ka dërguar para çdo muaj që të ndërtojë shtëpinë që kanë sot në Çerm, por ajo nuk figuron në asnjë dokument që është bashkëpronare e kësaj shtëpie dhe mbi të gjitha as fakti që është martuar me Ymerin.

Ajo i kërkon Ymerit t’ja rregullojë dokumentet sepse nuk ka as kartën e identitetit dhe asnjë të drejtë në shtetin shqiptar, as të drejtën e votës. Zvetlana shpreh shqetësimin se ai ka fëmijë dhe përderisa ajo nuk figuron në asnjë dokument pronësie për shtëpinë, ka frikë se një ditë ai ia le fëmijëve që ka nga martesa e parë dhe se gjithë investimi i saj në këtë shtëpi ik dëm. /TvKlan

 

Lajme të lidhura

Fitoi gjyqin ndaj Kanye West, ish-punonjësi i kërkon reperit 1.2 milionë dollarë
Botë

Fitoi gjyqin ndaj Kanye West, ish-punonjësi i kërkon reperit 1.2 milionë dollarë

18:47 - 14/07/26
Super spektakël në finalen e Botërorit, Justin Bieber i bashkohet Madonnës, Shakirës dhe grupit BTS
Show Biz

Super spektakël në finalen e Botërorit, Justin Bieber i bashkohet Madonnës, Shakirës dhe grupit BTS

12:36 - 09/07/26
Ndërron jetë këngëtarja legjendare e muzikës pop
Show Biz

Ndërron jetë këngëtarja legjendare e muzikës pop

11:51 - 09/07/26
Para
Çfarë ndodhi? Pas vetëm 20 sekondash, futbollisti merr karton të kuq (VIDEO)

Çfarë ndodhi? Pas vetëm 20 sekondash, futbollisti merr karton të kuq (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përmbysje e ‘çmendur’ me Anglinë, Argjentina sërish në finalen e Botërorit
Sport

Përmbysje e ‘çmendur’ me Anglinë, Argjentina sërish në finalen e Botërorit

23:14 - 15/07/26

Argjentina është finalistja e dytë e Kupës së Botës 2026, pasi përmbysi Anglinë me rezultatin 2-1 në gjysmëfinalen spektakolare të...

Lexo më shumë
Sulmi ndaj autobusit shqiptar në Gjermani, mediat: Dyshohet se objektiv ishte transporti i parave nga trafiku i drogës

Sulmi ndaj autobusit shqiptar në Gjermani, mediat: Dyshohet se objektiv ishte transporti i parave nga trafiku i drogës

23:04 - 15/07/26
Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

22:03 - 15/07/26
Mbyllet pa gola pjesa e parë, Anglia dhe Argjentina lënë gjithçka të hapur për finalen

Mbyllet pa gola pjesa e parë, Anglia dhe Argjentina lënë gjithçka të hapur për finalen

21:54 - 15/07/26
“Dua Lipa u shpreh hapur për Revolucionin e Flamingove. Të presim në shesh ”/ Kokaj: Marta Kos u detyrua t’i vendosë kusht qeverisë

“Dua Lipa u shpreh hapur për Revolucionin e Flamingove. Të presim në shesh ”/ Kokaj: Marta Kos u detyrua t’i vendosë kusht qeverisë

20:27 - 15/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com