GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Drejtojnë trafikun e drogës në Peru, zbulohen kush janë dy shqiptarët në kërkim (VIDEO)

10:10 - 19/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Drejtojnë trafikun e drogës në Peru, zbulohen kush janë dy shqiptarët në kërkim (VIDEO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mediat italiane kanë publikuar detaje të reja nga organizata kriminale shqiptare që akuzohet për trafik kokaine nga Peruja. Në këtë operacion u kap një nga krerët e Ndraghetas, Pasquale Bifulco dhe shqiptari i lindur në Rreshen Kadri Gjoci 28-vjeç.

Sot mediat peruane kanë publikuar edhe fotot e shqiptarëve në kërkim të filmuar gjatë takimeve me kreun peruan të grupit të njohur ndryshëm me pseudonimin ‘Tyson’ dhe me italianin ‘Bifulco’. Gjithashtu edhe ‘Tyson’ ndodhet në kërkim.

Ndërsa shqiptari Robert Suloti është i shpallur në kërkim për kokainën, gjithashtu shqiptari tjetër i shpallur në kërkim është identifikuar si Mamo Espitare. Një tjetër shqiptar i filmuar ka qenë edhe Kadri Gjoci, i kapur nga kamerat në një qendër tregtare. Kujtojmë se në fillim shtatori në Hamburg u kapën 2.3 ton kokainë që vinte nga Peruja.

Kadri Gjoci, ishte rreshtuar krah një prej trafikanteve më të njohur të “Ndragheta” në botë, Pasquale Bifulco, është kapur nga autoritetet peruane në një super vilë luksoze. Në këtë rezidencë në Casuarinas, kishte lulishte të mëdha, një pishinë, një palestër dhe komoditete të ndryshme. Policia ishte në kërkim të një subjekti që njihet me pseudonimin “Tyson” për shkak të ngjashmërisë fizike me boksierin e famshëm amerikan.

Por ky Tayson, ai i trafikut të drogës, dha një lloj tjetër goditjeje. Sipas Policisë, ai ishte furnizuesi i drogës i organizatës shqiptare dhe italiane që dominon trafikun e paligjshëm të hidroklorurit të kokainës drejt Europës.

Policia peruane ka mundur ta kapë pikërisht Kadri Gjocin, shtetas shqiptar i cili i përket kartelit famëkeq “Cártel de Los Balcanes”. Arrestimi i tij ndodhi pikërisht në godinën luksoze në Surquillo. Aty pranë, në Miraflores, agjentët e Dirandro ndërhynë duke arrestuar Pasquale Bifulcon, italiani i cili është pjesë e mafies së rrezikshme “Ndrangheta”, e famshme për kontrollin e 80% të trafikut të kokainës në Europë.

Ky operacion u krye nga agjentët e Divizionit të Hetimeve Speciale të Dirandro, Divinesp. Por Pasquale Bifulco është një i njohur i vjetër në Peru.

Tetë vjet më parë ai u arrestua në San Isidro për një urdhër arresti ndërkombëtar për dërgimin e një ngarkese droge në Itali. Kontaktet e operacionit te fundit të bandës italo-shqiptare ishin aq të sakta dhe efektive sa lejuan që dy tonë e gjysmë drogë të çoheshin nga Peruja në portin e Hamburgut në Gjermani.

Ajo që trafikantët nuk dinin ishte se policia po vëzhgonte këtë ngarkesë. Agjentët e Antidrogës vijojnë hetimet për këtë rast për të identifikuar lidhjet e tjera të kësaj mafie të trafikut të drogës.

Etiketa: drogeItaliPeru

Lajme të lidhura

Lubonja: Në Shqipëri po instalohet modeli i diktaturës, Rama po bëhet tepër i rrezikshëm
Aktualitet

Lubonja: Nëse largohet Berisha, Rama bëhet edhe më i rrezikshëm, duhet bashkim i opozitës

07:56 - 06/02/26
Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!
Aktualitet

Pritet intensitet i lartë i reshjeve nga e premtja në Durrës/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa!

22:17 - 05/02/26
Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki
Aktualitet

Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki

20:30 - 05/02/26
Para
Anceloti revoltohet me belgun Hazard: E ka derën e hapur për tu larguar

Ancelotti: Mbrojtëm mirë, na mungoi dëshira pas epërsisë me dy gola

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 6 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 06/02/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Lubonja: Në Shqipëri po instalohet modeli i diktaturës, Rama po bëhet tepër i rrezikshëm

Lubonja: Nëse largohet Berisha, Rama bëhet edhe më i rrezikshëm, duhet bashkim i opozitës

07:56 - 06/02/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Shkurt 2026

07:32 - 06/02/26
Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull

Parashikimi i motit për sot, 6 Shkurt 2025

07:31 - 06/02/26
Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar

Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar

22:28 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com