Një dëshmi tragjike, e dhimbshme, që nuk mund të lërë indiferente asnjë zemër. Kjo është dëshmia e nënës së Musaen Zenelit, 20-vjeçarit që mbeti i vrarë në Velipojë.
“Jam zgjuar dhe në mëngjes kam shkuar në punë, mediat nuk i kam hapur. Në punë kam dëgjuar shkëputje zemre. Më ka marrë vëllai në telefon dhe më tha se Musaeni s’po përgjigjej. Në 7 të darkës ka qenë telefonata e fundit të shtunën në darkë dhe kam tentuar të kontaktoj prapë, por nuk kam mundur. Bisedën e fundit e kemi bërë për një qen që mbante në shtëpi. Më tha nënë nxirre qenin në shëtitje dhe me tregoi itinerarin se ku duhej ta shëtisja dhe më tha jepi ujë për të pirë qenit, dakord i thashë. Kam shkuar e këputur në punë. Vëllai më mori në telefon, se vëllain e kishin lajmëruar. Atij i kishin dhënë fillimisht gjysmë shprese. Mua me dridhi ajo fjala që tha vëllai im dhe më tha diçka e keqe na ka gjetur. Vëlla i thashë nuk kemi çfarë të bëjmë. Desha të marr në celular ate djalin qe na ka gjetur punën, por nuk e kisha numrin e tij.
Mora tezen time ne Itali dhe me tha beju e forte. Kur me tha behu e forte aty nuk e kam mbajtur veten dhe kam uleritur. Se te shkosh ne spital te lash rrobat e urgjencës, mua per momentin mu duke peshqiri si i djalit tim, nje i vogel me lule dhe une e lava. Me tha une jam i semure dhe sa te marr veten se ka ndodhur nje ngjarje shume e rende djalit jot e ka marre plumbin krejt kot. Aty nuk e desha veten. Isha me pamje tek dritarja e urgjences dhe aty kishte nje saksi me gure dhe thash po e marr dhe ia hedhi vetes, por u largova. Ishte dita e pare e punes e tij ne Velipoje. Djali im ka qene shume punetor dhe ka punuar kudo. Kur kam marr vesh lajmin kam pare nje hije te zeze. Erdhen koleget dhe me thane mbaje veten dhe me i thash s’kam si ta mbaj se me kane vrare djalin. Djali im nuk ka qene autik dhe nuk e di kush e ka nxjerre kete se ai eshte autik. Kjo me ka lenduar shume dhe eshte e papranueshme sepse ai nuk ka qene i semure. Nuk e di se femija im nuk ka patur leke ne xhep se edhe nese nuk kam patur une t’ia jap ia ka dhene Remzia qe e ka patur si xhaxha. Gjendja ekonomike nuk eshte shume e mire, por kam punen dhe mundohem. Kjo ngjarje me ka shkaterruar. Me shkaterrojne edhe fjalet qe fliten ne media se ai nuk ka qene autik. Kur kane ardhur mesueset dhe nxenesit dhe me kane mbushur arkivolin me trendafila dhe karafila me eshte dukur sikur u ngjall djali, por kjo paska qene genjeshter. Pse te me çahet zemra edhe me teper. Per te gjithe ata qe jane sensibilizuar per te na ndihmuar i falenderoj shume. Me Pjeter Gocaj babain e dy djemve te vrare nuk kam kontaktuar, por pres kedo qe te jete, te pakten ta di si ka ardhur shkaku i vrasjes. Une nuk e di si eshte qelluar Musaeni sepse ka vetem gojedhena dhe dua te shoh kamerat e sigurise per ta vertetuar. I kane ndryshuar edhe emrin dhe kjo me ka ngaterruar se une kur kam dale per te shkuar ne mengjes ne pune do te me kishte lajmeruar dikush por kjo eshte arsyeja qe e morem vesh me vonese. Dua drejtesi ne kete ngjarje dhe dua te di shkakun se nuk ka qene e keqja e kerkujt”.