GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

22-vjeçarja u dhunua për vdekje nga policia, Irani e konsideron aksident “fatkeq”

në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
22-vjeçarja u dhunua për vdekje nga policia, Irani e konsideron aksident “fatkeq”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shefi i Policisë në Teheran, Hossein Rahimi, ka thënë se vdekja e një gruaje sa ka qenë në mbajtje, ka qenë aksident “fatkeq”, që nuk dëshiron të përsëritet.

Mahsa Amini, 22-vjeçare, ka rënë në komë javën e kaluar, disa orë pasi policia për moral e ka ndaluar atë nën dyshimet se ka shkelur rregullat për vendosje të hixhabit. Dëshmitarët kanë akuzuar zyrtarët se e kanë rrahuar atë, mirëpo Rahimi ka mohuar akuzat.

Vdekja e saj ka nxitur protesta në kryeqytetin iranian dhe në perëndim të shtetit, ku dy persona është raportuar të jenë vrarë në përleshjet me policinë ditën e hënë.

Në disa video të publikuara në rrjetet sociale janë parë disa njerëz duke gjuajtur me gurë dhe më pas duke ikur pas të shtënave me armë zjarri.

Në disa pamje tjera janë shfaqur protestuesit në Teheran, dhe disa gra që kanë hequr shamitë e kokës dhe kanë bërtitur “vdekje diktatorit”, shprehje e përdorur për liderin suprem, Ayatollah Ali Khamenei.

Amini, kurde etnike, e cila ka qenë nga qyteti perëndimor, Saqez në provincën e Kurdistanit, ka vdekur të premten në spital, pas tri ditëve në komë.

Ministria e Brendshme, ka thënë të shtunën se Amini duket se ka pasur “probleme shëndetësore në të kaluarën”. Megjithatë, babai i viktimës u ka thënë mediave pro-reformuese të dielën se vajza ka qenë “e shëndetshme dhe pa probleme shëndetësore”.

Vdekja e vajzës ka rritur kritikat ndaj Policisë për moral në Iran, e cila së fundi ka nisur një fushatë kundër “veshjeve jo të përshtatshme”./REL

Etiketa: IranPoliciaVdekje

Lajme të lidhura

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Para
Noka ironizon qeverinë: Patronazhistëve duhet t’u jepni dekorata

Noka ironizon qeverinë: Patronazhistëve duhet t'u jepni dekorata

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com