GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Helena Kadare feston 79 vjetorin e lindjes, ja mesazhi emocionues që jep për të rinjtë

17:57 - 21/09/22
në Art & Kulturë, Intervista
Kohë leximi: 3 min
A A
Helena Kadare feston 79 vjetorin e lindjes, ja mesazhi emocionues që jep për të rinjtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shkrimtarja e njohur, Helena Kadare feston sot 79 vjetorin e lindjes. Mes sfidash të shumta të kaluara ajo shprehet se gjithmonë ja vlen të dashurosh pasi asnjëherë nuk i dihet jetës.

Në një prononcim për “News 24”, Helena Kdare shprehet se sa më shumë gjatë të mbash një dashuri, aq më me vlera është shpirti i njeriut.

INTERVISTA:

Pyetje: Helena, Marguerite Duras i pëlqente që sa herë që kishte ditëlindjen të shkonte në kafe Demagog dhe të pinte, pasi asaj i pëlqente vera…Të duket interesante mënyra se si ajo zgjidhte që ta kalonte këtë ditë, se ndonjëherë më shumë se një ditë gëzimi është dhe një ditë reflektimi që njeriu bën në kohë?
Helena Kadare: Megjithëse e çmoj Marguerite Duras, kjo mënyrë nuk më përshtatet sepse nuk pres ditëlindjen që të futem në një kafene dhe të reflektoj për jetën sepse në mënyrë të vazhdueshme, gjithë kohën, jo vetëm në ditëlindje, çdo gjendjeve të mia që njeriu e përjeton shumë, sidomos unë personalisht, të bën që jo për ditëlindje, por në mënyrë të vazhdueshme të kthesh prozhektorin nga vetja dhe të shikosh çfarë ke mirë dhe çfarë ke keq. Unë merrem shumë me këtë gjë sepse dua të di patjetër se çfarë gjërash kam bërë gabim, si mundet t’i përmirësoj ose të mos i bëj më.

Pyetje: Po përpiqem që të të kuptoj përmes citateve të shkrimtarëve që e di që të pëlqejnë dhe njëri prej tyre është Singeri që ju e keni përkthyer në gjuhën shqipe. Gjithë vepra e tij është një përpjekje për të kuptuar kuptimin e jetës dhe ndoshta mund ta vazhdoje ti më mirë…

Helena Kdare: Po, prandaj dhe ai më pëlqen jashtëzakonisht shumë dhe prandaj e kam përkthyer pothuajse gjithë veprën e tij. Një ide e tij për jetën është kjo gjë që, nuk ekziston asnjë provë logjike që dielli do të lindë nesër. E ke dëgjuar këto ditë që një asteroid i është vërsulur tokës dhe kjo tani ma çoi në mend këtë mendimin e Singerit që s’ka asnjë provë logjike që dielli do të lindë nesër. Prandaj nuk ka kohë mendoj për të reflektuar më gjatë sepse siç shikojmë bota është egërsuar shumë, lufta në Ukrainë, këtë ngjarjet që shikojmë, vërshime ujërash, erërat, stuhitë, tajfunet, të gjitha këto na bëjnë që të mendojmë që jeta është e përkohshme dhe në fakt shumë e shkurtër për të bërë gjënë e duhur. Mendoj që çdo njeri duhet ta bënte këtë reflektim me veten e tij, të mos ishin kaq të etur për të fituar, për të ecur me bërryla përpara. Çdo gjë po të bëhet me dashuri dhe me logjikë patjetër, bota do të ishte më e butë, jo kaq egërshane sa ç’është aktualisht.

Pyetje: Erërat që vijnë, lajmet që na vijnë sot nëpër portale, nga bota sot tregojnë pikërisht një lloj stuhie në horizont. Njeriu gjithmonë e më tepër është përballë sfidave të reja, por unë do doja përballë gjithë këtyre sfidave, gjithë këtyre stuhive në ditët tona, për çfarë ia vlen të jetosh?
Helena Kadare: Për mendimin tim ia vlen të jetosh vetëm në qoftë se je i dashuruar, për hir të dashurisë. Dhe sa më shumë gjatë të mbash një dashuri, aq më me vlera është shpirti jot. Domethënë shpirti gjallërohet, merr kuptim dhe aksionet që bën, i bën shumë më të bukura në qoftë se është i dashuruar.
Besoj shumë (te dashuria).

Etiketa: Helena Kadare

Lajme të lidhura

Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën
Aktualitet

Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën

14:26 - 02/03/26
Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti
Aktualitet

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti

11:04 - 25/02/26
Peticioni online kërkon njohjen e plisit shqiptar nga UNESCO: Të ruajmë trashëgiminë tonë
Aktualitet

Peticioni online kërkon njohjen e plisit shqiptar nga UNESCO: Të ruajmë trashëgiminë tonë

13:26 - 11/02/26
Para
Trump në telashe/ Prokurori i Përgjithshëm i Nju Jorkut ngre padi civile për mashtrim

Trump në telashe/ Prokurori i Përgjithshëm i Nju Jorkut ngre padi civile për mashtrim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Futbollisti tregon: Jasir Asani më shpëtoi jetën në Iran, mbeta në rrugë i braktisur nga klubi
Breaking Views

Futbollisti tregon: Jasir Asani më shpëtoi jetën në Iran, mbeta në rrugë i braktisur nga klubi

23:29 - 03/03/26

Jasir Asani ka lënë pas Iranin dhe luftën atje duke u larguar nga vendi i cili është përfshirë në konflikt...

Lexo më shumë
Barcelona eleminohet nga Copa Del Rey, kualifikohet Atletico

Barcelona eleminohet nga Copa Del Rey, kualifikohet Atletico

23:21 - 03/03/26
Në zjarr konsullata amerikane në Dubai, u godit nga një dron iranian

Në zjarr konsullata amerikane në Dubai, u godit nga një dron iranian

22:01 - 03/03/26
“Të mblidhemi para Parlamentit”, Berisha shpall vendin e protestës së radhës

“Të mblidhemi para Parlamentit”, Berisha shpall vendin e protestës së radhës

20:39 - 03/03/26
Ish-deputetja socialiste tregon sulmet në Dubai/ Jeta mes dronëve dhe raketave

Ish-deputetja socialiste tregon sulmet në Dubai/ Jeta mes dronëve dhe raketave

20:27 - 03/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com