GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Goditje e fortë për Ballkanin e Hapur, opozita maqedonase del kundër nismës

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Goditje e fortë për Ballkanin e Hapur, opozita maqedonase del kundër nismës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Opozita maqedonase ka bllokuar miratimin e disa ligjeve në Kuvend që kanë të bëjnë me nismën Ballkani i Hapur. Marrëveshjet për qasje të lirë në tregun e punës, për bashkëpunim në fushën e mjekësisë veterinare dhe të sigurisë ushqimore, si dhe për ndërlidhje dhe identifikim elektronik, janë bllokuar në komisionet e Kuvendit maqedonas që drejtohen nga partia opozitare, VMRO DPMNE.

Kryetari i kësaj partie, Hristijan Mickoski, tha të mërkurën se propozim-ligjet nuk do të kalojnë për miratim në seancë plenare derisa Qeveria nuk e informon opozitën se për çfarë nisme bëhet fjalë dhe cili është qëllimi i Ballkanit të Hapur.

Ai tha se pret nga kryeministri, Dimitar Kovaçevski, që ta ftojë në takim dhe t’i sqaroj se çfarë kërkon Maqedonia [e Veriut] në një grupi rajonal me Serbinë dhe Shqipërinë. “Kur të marrim të dhëna se cili është qëllimi i iniciativës dhe çfarë sjell ajo për vendin tonë, atëherë mund të ulemi dhe të flasim më konkretisht për mbështetje apo mos mbështetje”.

“Kam dëgjuar në një sqarim se nisma se është për bashkëpunim të fqinjësisë së mirë, por shpesh shtroj pyetjen se si kufizohn dy nga këto tre vende që janë në Ballkanin e Hapur”, ka deklaruar Mickoski, duke aluduar në Shqipërinë dhe Serbinë të cilat nuk kufizohen me njëra tjetrën.

Ndërkohë, Lidhja Social Demokrate, e cila drejtohet nga kryeministri, Dimitar Kovaçevski, kërkoi të mërkurën nga VMRO DPMNE-ja që t’ua mundësojë ratifikimin e këtyre marrëveshjeve.

“Bëhet fjalë për marrëveshje me ratifikimin e të cilave qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë do të kenë mundësi të punojnë në cilindo nga tre vendet pa marrë leje pune, pa asnjë pengesë, pa aplikime dhe pritje, pa kosto administrative. Këto marrëveshje do të ofrojnë vende të reja pune, duke plotësuar mungesën e personelit në sektorin privat në secilin prej tre vendeve”, ka deklaruar Mile Taleski, deputet i LSDM-së.

Nisma Ballkani i Hapur është vazhdimësi e Mini-Shengenit ballkanik, e prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ballkani i Hapur është thënë se synon të mundësojë lëvizje të lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kosova, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi nuk janë pjesë e saj. /Rel/

Etiketa: Ballkani i Hapurkunderopozita maqedonase

Lajme të lidhura

Vrasja e Arlinda Zekajt/ Qytetarët protestojnë sërish në Prishtinë, kërkohet dorëheqja e dy ministrave
Aktualitet

Vrasja e Arlinda Zekajt/ Qytetarët protestojnë sërish në Prishtinë, kërkohet dorëheqja e dy ministrave

18:28 - 01/11/26
I konsideruar si njeriu i Vuçiçit, arrestohet oficeri i lartë i policisë në Serbi
Aktualitet

I konsideruar si njeriu i Vuçiçit, arrestohet oficeri i lartë i policisë në Serbi

15:58 - 01/11/26
Mbahet sot protesta e pestë në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt
Aktualitet

Mbahet sot protesta e pestë në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt

13:15 - 01/11/26
Para
Pas fotos së Borës dhe Donaldit, fansat plasin komentet kundrejt Beatrixës

Pas fotos së Borës dhe Donaldit, fansat plasin komentet kundrejt Beatrixës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për lirimin e kryebashkiakut
Aktualitet

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj nuk shkon në gjyq por i shkruan letër gjykatës

10:28 - 03/11/26

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, nuk do të jetë i pranishëm në seancën gjyqësore në themel, të caktuar...

Lexo më shumë
21-vjeçari shqiptar vret nënën e tij në banesë dhe dorëzohet disa orë më vonë në polici (Emrat)

21-vjeçari shqiptar vret nënën e tij në banesë dhe dorëzohet disa orë më vonë në polici (Emrat)

10:23 - 03/11/26
Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesús de Miguel pas përplasjes së rëndë në fushë

Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesús de Miguel pas përplasjes së rëndë në fushë

10:08 - 03/11/26
Dorian Teliti akuzon qeverinë: “Becchetti po merr miliona, shqiptarët po paguajnë faturën”

“Drejtësia në dorën e Ramës”/ Teliti: Miliardat vidhen sheshit, por hetohen vetëm qytetarët e thjeshtë!

09:58 - 03/11/26
Aksident në Rrugën e Arbrit, plagosen dy drejtuesit e mjeteve

Aksident në Rrugën e Arbrit, plagosen dy drejtuesit e mjeteve

09:42 - 03/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com