GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Inaugurimi i “Shtëpisë së Futbollit”, prezent presidenti i FIFA-s, Infantino. Duka: Mesazh për futbollin!

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Inaugurimi i “Shtëpisë së Futbollit”, prezent presidenti i FIFA-s, Infantino. Duka: Mesazh për futbollin!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është zhvilluar ceremonia e inaugurimit të kompleksit sportiv “Shtëpia e Futbollit”, ku i pranishëm ishte edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, presidenti i FSHF, Armand Duka dhe kryeministri, Edi Rama.

Presidentit të FIFA-s i është bërë një prezantim i gjerë i historisë së kombëtares prej kohës së themelimit deri në pikën kulmore që ishte pjesëmarrja në Europianit e vitit 2016 në Francë.

Duka: “Bie shi sepse do të kishte edhe më shumë njerëz, por kryemistri tha që sjell bereqet. Iu uroj mirëseardhjen miqve specialë, presidentit të FIFA-s, Gianni Infantinos. Së bashku me delagacionin e tij, është edhe ish-lojtari i Francës, Djorkaeff. Më lejoni t’iu uroj mirëseardhjen për herë të dytë, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe Ministrin e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi si dhe presidentit të Federatës së Maqedonisë së Veriut, Sejdiu. Në këtë shtëpi do të hyjnë e dalin mbi 16.000 futbollistë vajza dhe djem, do të jemi të kujdesshëm për t’i edukuar sportivisht. Para disa vitesh ishte utopi ta mendoje diçka të tillë, madje për disa ishte diçka lukzose e panevojshme.

Nuk është thjesht një godinë, fushë apo palestër, por është një mesazh sa i rëndësishëm është futbolli. Kemi pasur gjithnjë futbollistë, por nuk kemi pasur mundësinë për t’i mbështetur. Ky projekt nuk do të realizohej pa vullnetin e qeverisë dhe Edi Ramës, i cili vendosi në dispozicion këtë terren. bashkë me kryeministrin kemi nisur ndërtimin e zyrave të FSHF, që kur ishte Kryetar Bashkie. Projektet e mëdha kërkojnë kohë dhe në vitin 2018 më telefonoi për vendin ku do të ndërtonim Shtëpinë e Futbollit dhe më duhet ta falenderoj për vizionin. Është një vazhdim i projekteve ndër vite.

Në Air Albania pritëm finalen e Conference League, u bëmë qendër i opinionit botëror që e kaluam me sukses. Të gjitha mbështetjen nuk do të realizoheshin pa mbështetjen e UEFA-s dhe FIFA-s, i pari projekt nëpërmjet FIFA-s është ai Gold që ndërtuam kompleksin sportive në Kamëz. Në gjashtë vitet e fundit FIFA është hapur për anëtarët e saj, ne jemi të parët që vrapojmë për të fituar projekte.

Kemi realizuar projektin VAR, kemi përmirësuar futbollin e fëmijëve dhe vajzave, përballuam vështirësitë e pandemisë. Dhe së fundmi, projekti që është ndërtuar me kontributin e FIFA-s, ky projekt ka një vlerë të deritanishme (do të ndërtohet edhe një hotel) prej 10.25 milionë euro, nga të cilat 6.25 FIFA, 2 milionë nga UEFA dhe 2 milionë nga Federata. Garantojmë se do të jemi anëtarë konstruktivë, dëshiroj që politikat e FIFA-s të jenë në koherencë me ato të UEFA-s. Akademitë të shtojnë numrin e futbollistëve, buxheti i shtetit është ndonjëherë koprac për futbollin, por garantoj ekonomistët se paratë në futboll rikthehen shpejt”, tha Duka.

Etiketa: infantinoShqiperiSport

Lajme të lidhura

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses
Sport

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses

15:31 - 21/10/26
“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes
Sport

“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes

15:24 - 21/10/26
Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja
Sport

Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja

14:00 - 21/10/26
Para
Berisha non grata, Meta: Veprim i koordinuar mes Ramës dhe Bashës

Berisha non grata, Meta: Veprim i koordinuar mes Ramës dhe Bashës

Discussion about this post

TË FUNDIT

E dënuar me 4 vite burg, Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për ekstradimin e Julide Yazici drejt Turqisë
Aktualitet

E dënuar me 4 vite burg, Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për ekstradimin e Julide Yazici drejt Turqisë

16:53 - 21/10/26

Gjykata e Tiranës ka vendosur pranimin e kërkesës së autoriteteve turke për ekstradimin e 32-vjeçares Julide Yazici, e cila u...

Lexo më shumë
“Shteti i së drejtës në nivelin më të ulët në 10 vjet”/ Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço: Revolta e qytetarëve nuk erdhi nga hiçi!

“Shteti i së drejtës në nivelin më të ulët në 10 vjet”/ Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço: Revolta e qytetarëve nuk erdhi nga hiçi!

16:29 - 21/10/26
Artur Meçollari ironizon Ramën: Vetëm Belinda të gëzojë lirinë dhe paratë! O zotëri, Ekzekutivi nuk kufizon dot liritë dhe të drejtat e qytetarëve!

Artur Meçollari ironizon Ramën: Vetëm Belinda të gëzojë lirinë dhe paratë! O zotëri, Ekzekutivi nuk kufizon dot liritë dhe të drejtat e qytetarëve!

16:09 - 21/10/26
Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses

15:31 - 21/10/26
“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes

“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes

15:24 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com