GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mediat ndërkombëtare: Kolumbianet trajnojnë shqiptarët për të prodhuar kokainë

20:05 - 01/10/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Mediat ndërkombëtare: Kolumbianet trajnojnë shqiptarët për të prodhuar kokainë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mediat belge kanë zbuluar një fenomen tjetër lidhur me përfshirjen e shqiptarëve në trafikun e kokainës me vendet e Amerikës Latine.

Në një shkrim te “L’Echo” lidhur me kriminalitetin në Belgjikë, mes të tjerash citohet: “Në portin e Antëerpen, është trafiku i kokainës ai që ka shpërthyer, me konfiskimet që janë rritur në mënyrë eksponenciale, shumëzuar me 14 në tetë vjet, për të arritur shifrën marramendëse prej 89,450 tonësh në 2021 , konfiskim rekord që rezulton veçanërisht nga hetimet në lidhje me enkriptimin e Sky ECC. Këto shifra janë pasojë e evolucionit të trafikut botëror të kokainës dhe mbiprodhimit që rezulton nga tregu kolumbian, vendi kryesor i prodhimit të gjetheve të kokainës. Droga prodhohet në Kolumbi dhe arrin në Antëerp në kontejnerë nga Ekuadori ose Brazili.

Më parë arrinte ‘gati për t’u përdorur’, por tani arrin ‘i shkrirë’ në materiale, të tilla si pllaka për shembull, për të siguruar linjën e furnizimit. Laboratorët e nxjerrjes janë projektuar në Evropë nga organizata belge që bëjnë porosi në Kolumbi dhe menaxhojnë nxjerrjen dhe shpërndarjen këtu. Një fenomen i kohëve të fundit që ne shohim: “kolumbianët ofrojnë një ‘shërbim pas shitjes’ dhe dërgojnë kimistët e tyre këtu për të trajnuar ‘punonjësit’ vendas”, thekson një burim i njohur me këtë çështje.

Ky është rasti i laboratorit të Strée, një qytezë  në Hainaut, ku kolumbianët trajnuan shqiptarët në bazat e kimisë, në emër të një organizate belgo-holandeze, për të transformuar pastën koka dhe bazën e kokainës në hidroklorur kokaine. I kontrolluar në mars 2021, laboratori u çmontua. Kjo dosje, e trajtuar nga prokuroria federale dhe me nofkën Pharmaceutica nga hetuesit e PJF të Lièges, pritet të përfundojë së shpejti dhe duhet të mbërrijë në gjykatën penale për një seancë hyrëse në fillim të vitit 2023.

Shkrimi citon gjithashtu se: “Sot, joshja e fitimit është e tillë që krimi vendas është kthyer në trafik, ndërkohë që prania e portit të Antuerp-it ka tërhequr në vend familje të mëdha marokene, shqiptare dhe nga Suriname, madje edhe të Amerikës së Jugut”.

Etiketa: drogfaKolumbiaKryesore1Mediat e huajaShqiperia

Lajme të lidhura

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
Para
“Berisha u financua nga Rusia”, PD-gazetës malazeze: Ishte Basha, do ju padisim

“Berisha u financua nga Rusia”, PD-gazetës malazeze: Ishte Basha, do ju padisim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26

Ka nisur në Gjykatën e Posaçme seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në lidhje me çështjen e sterilizimit,...

Lexo më shumë
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com