GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Albin Kurti dhe Osmani marrin vendimin, shkarkojnë zëvendësdrejtoreshën e AKI-së, Vlora Hyseni

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Albin Kurti dhe Osmani marrin vendimin, shkarkojnë zëvendësdrejtoreshën e AKI-së, Vlora Hyseni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidentja Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti, e kanë shkarkuar nga detyra zëvendësdrejtoren e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Vlora Hyseni. Njoftimi për shkarkimin e saj bëhet i ditur përmes një komunikate nga zyra e kryeministrit Kurti. “Vendimi për shkarkim e obligon Vlora Hysenin të bëjë dorëzimin e të gjitha mjeteve dhe materialeve me të cilat ka qenë e ngarkuar. Gjithashtu, Hyseni, sipas vendimit, obligohet që të ruaj të gjitha informacionet që ka marrë gjatë ushtrimit të detyrës, pavarësisht sesi i është dhënë qasja në to apo si i ka pranuar ato, apo në çfarëdo forme tjetër ka arritur të posedoj informacione të klasifikuara”, -thuhet në komunikatë.

Nuk bëhen të ditura më shumë arsye të shkarkimit të zyrtares së lartë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, mirëpo në komunikatë përmendet fakti se “zbulimi ose mosruajtja e informacioneve të klasifikuara paraqet vepër penale të dënueshme sipas Kodit Penal të Kosovës dhe legjislacionin tjetër përkatës në fuqi që ka të bëjë me informacionin e klasifikuar”.

Në udhëheqjen e AKI-së ka pasur vazhdimisht ndryshime gjatë viteve të fundit. Vetëm në gjashtë vjetët e fundit, në AKI janë ndërruar tre drejtorë. I vetmi që ka përfunduar një mandat të plotë ka qenë drejtori i parë, Bashkim Smakaj, i cili ishte emëruar në këtë post në shkurt të vitit 2009. Një vit pas riemërimit, më 2015 ai kishte dhënë dorëheqje, duke u zëvendësuar nga Agron Selimaj. Ky i fundit po ashtu kishte dhënë dorëheqje dy vjet më vonë, më 2017.

Në vend të tij, më 2017, u emërua Driton Gashi, të cilit iu kërkua të lironte detyrën vetëm një vit pas marrjes së detyrës, për shkak të skandalit me arrestimin dhe dëbimit të gjashtë shtetasve turq.

Që atëherë, në pozitën e drejtorit të AKI-së ishte emëruar Kreshnik Gashi, të cilit po ashtu iu kërkua largimi nga ky post, në dhjetor të vitit të kaluar.

Në muajin prill presidentja Osmani dhe kryeministri, Kurti, emëruan Petrit Ajetin, drejtor të Agjencisë. Në bazë të ligjit në fuqi, drejtori i AKI-së i përgjigjet drejtpërdrejt kryeministrit. Po sipas këtij ligji, drejtori i AKI-së shërben si këshilltar i presidentit dhe kryeministrit për çështje të inteligjencës që kanë të bëjnë me sigurinë e Kosovës; njofton presidentin dhe kryeministrin për aktivitetet e AKI-së dhe ofron informata për presidentin dhe kryeministrin sa i takon sigurisë.

Lajme të lidhura

Grafiku/ A do të ulet më çmimi i naftës? Bordi vendos sot
Botë

SHBA dhe Irani pezullojnë përkohësisht sulmet, bien çmimet e karburanteve

15:29 - 27/07/26
Sekuestrohen 2.6 ton kokainë nga Antimafia italiane, mes të arrestuarve edhe një shqiptar
Aktualitet

Sekuestrohen 2.6 ton kokainë nga Antimafia italiane, mes të arrestuarve edhe një shqiptar

15:06 - 27/07/26
Dyshohet si autor i sulmit terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Botë

Dyshohet si autor i sulmit terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

20:42 - 26/07/26
Para
“Shyqyr që na erdhi dita ta bëjmë”, Manastirliu: Vijon vaksinimi +18 vjeç deri në orën 20:00

“Shyqyr që na erdhi dita ta bëjmë”, Manastirliu: Vijon vaksinimi +18 vjeç deri në orën 20:00

TË FUNDIT

Komiteti i Helsinkit reagon pas shoqërimit brutal të protestuesve: Do të ndjekim rrugën institucionale për çdo rast
Aktualitet

Komiteti i Helsinkit reagon pas shoqërimit brutal të protestuesve: Do të ndjekim rrugën institucionale për çdo rast

17:01 - 27/07/26

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar pas shoqërimit të disa protestuesve gjatë tubimit të zhvilluar pranë Parlamentit, duke dënuar mënyrën...

Lexo më shumë
“Të gatshëm të ndihmojmë Spanjën…”, Salianji shpërthen ndaj Ramës: Shqiptarët luftojnë zjarret me degë pemësh, ti shitesh si “shpëtimtari”

“Të gatshëm të ndihmojmë Spanjën…”, Salianji shpërthen ndaj Ramës: Shqiptarët luftojnë zjarret me degë pemësh, ti shitesh si “shpëtimtari”

17:00 - 27/07/26
Infantino shpërthen ndaj kritikëve: Humbët festën e futbollit, urrejtja ju verboi gjatë Botërorit!

Infantino shpërthen ndaj kritikëve: Humbët festën e futbollit, urrejtja ju verboi gjatë Botërorit!

16:45 - 27/07/26
Rikthehet i nxehti afrikan, gushti vjen me temperatura deri 42°C

Rikthehet i nxehti afrikan, gushti vjen me temperatura deri 42°C

16:42 - 27/07/26
Huaja ushtarake 302 milionë dollarë nga SHBA, Kuvendi miraton marrëveshjen me votat e PS-së, opozita nuk merr pjesë

Huaja ushtarake 302 milionë dollarë nga SHBA, Kuvendi miraton marrëveshjen me votat e PS-së, opozita nuk merr pjesë

16:34 - 27/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com