GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

DW: Humbje mes nacionalistëve në zgjedhjet në Bosnje & Hercegovinë

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
DW: Humbje mes nacionalistëve në zgjedhjet në Bosnje & Hercegovinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në zgjedhjet për presidiumin shtetëror trekrerësh në Bosnje-Hercegovinë duket se disa kandidatë nacionalistë kanë pësuar humbje, sipas raportimeve në media.

Pas numërimit të 61% të votave në garën për vendin boshnjak në presidiumin shtetëror me tre vende të Bosnje-Hercegovinës kryeson Denis Becirovic me 55% të votave para kandidatit të partisë nacionaliste-myslimane, SDA Bakir Izebtbegovic, që ka arritur vetëm 41% sipas llogaritjeve paraprake. Raportimet lokale bazohen në të dhënat e selive të partisë, që kanë rezultate paraprake. Të hënën priten rezultatet zyrtare.

Fitorja e Becirovic do të nënkuptonte që pas 12 vjetësh asnjë politikan i SDA-së nuk do të përfaqësohej më në presidium. Ndërsa sipas rezultateve paraprake për vendin kroat në presidium kryeson reformuesi, Zeljko Komsic me 67% të votave.

Vendi serb në presidium do të mbetet në duart e nacionalistëve. Kandidatja e SNSD-së qeverisëse, Zeljka Cvijanvocic ka arritur deri në llogaritjet e fundit 60% të votave. Ajo konsiderohet si e besuara e separatistit serb, Milorad Dodik, që ka pasur deri tani vendin serb në presidium. Dodik ka kandiduar për postin e presidentit në pjesën serbe të vendit dhe sipas raportimeve kryeson.

Sistem zgjedhor kompleks

Zgjedhjet ne Bosnje-Hercegovinë janë zhvilluar para tensioneve etnike në rritje. Votimet ishin aq të komplikuara sa vetë vendi. Në nivelin e institucioneve të përbashkëta votuesit kanë dhënë votën e tyre jo vetëm për presidiumin shtetëror, por edhe për parlamentet e pjesëve përbërëse të vendit, si edhe dhe për zgjedhjen e presidentit në Republikën Srpska dhe administratën e kantoneve në Federatën Kroato-Boshnjake. Sistemi kompleks dhe shumë pak funksional në Bosnje-Hercegovinë pasoi Marrëveshjen e Dejtonit në vitin 1995, me të cilën iu dha fund luftës civile në vitet 90-të. Këshilli i Sigurimit të OKB-së emëron nga viti 1995 një Përfaqësues të Lartë Ndërkombëtar. Aktualisht mandatin e mban ish-ministri gjerman i Bujqësisë, Christian Schmidt./DW

Etiketa: BosnjeZgjedhje

Lajme të lidhura

Dështojnë negociatat, LDK pranon të bisedojë me Vetëvendosjen vetëm për postin e Presidentit
Breaking Views

Dështojnë negociatat, LDK pranon të bisedojë me Vetëvendosjen vetëm për postin e Presidentit

16:53 - 07/08/26
Kosova konstituon sot Kuvendin, pritet zgjedhja e kryetarit
Kosovë & Rajon

Kosova konstituon sot Kuvendin, pritet zgjedhja e kryetarit

10:02 - 06/08/26
Kosova heton edhe në një tjetër vend për varrezë masive, presion ndaj Serbisë për të zhdukurit!
Kosovë & Rajon

Kosova heton edhe në një tjetër vend për varrezë masive, presion ndaj Serbisë për të zhdukurit!

19:30 - 04/08/26
Para
LAJM I FUNDIT/ Grabitet farmacia në Tiranë

I vunë flakën natën farmacisë në Vlorë, kjo është pronarja (EMRI)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përpjekja për atentat, gjykata lë në burg 2 prej autorëve në Sarandë, arrest shtëpie për 3 të tjerë
Aktualitet

Përpjekja për atentat, gjykata lë në burg 2 prej autorëve në Sarandë, arrest shtëpie për 3 të tjerë

18:21 - 07/08/26

Gjykata e Sarandës ka vendosur masat e sigurisë për pesë personat e arrestuar në fshatin Gjashtë, të cilët u kapën...

Lexo më shumë
Aksident në Malin e Tomorrit, 6 të plagosur! Shoferi dhe e shoqja përfundojnë te ‘Trauma’

Aksident në Malin e Tomorrit, 6 të plagosur! Shoferi dhe e shoqja përfundojnë te ‘Trauma’

18:15 - 07/08/26
IGJEO paralajmëron rrezik të lartë zjarresh në 8 qarqe gjatë fundjavës

IGJEO paralajmëron rrezik të lartë zjarresh në 8 qarqe gjatë fundjavës

17:57 - 07/08/26
Pas ekstradimit, reagon Ambasada e SHBA: Nuk do të ketë strehë për ata që i shmangen drejtësisë

Pas ekstradimit, reagon Ambasada e SHBA: Nuk do të ketë strehë për ata që i shmangen drejtësisë

17:39 - 07/08/26
Digjet një magazinë në Bulqizë, flakët rrezikojnë edhe dy banesa pranë saj

Digjet një magazinë në Bulqizë, flakët rrezikojnë edhe dy banesa pranë saj

17:31 - 07/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com