GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“Po shfrytëzojnë luftën”/ Shqetësohet Vuçiç: Ka presion që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës

16:53 - 04/10/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
“Po shfrytëzojnë luftën”/ Shqetësohet Vuçiç: Ka presion që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka komentuar sot ftesën që ka marrë nga kancelari gjerman Olaf Scholz për të vizituar Berlinin më 4 maj. Atë ditë do të ndodhen në kryeqytetin e Gjermanisë dhe kreu i qeverisë së Kosovës Albin Kurti, si dhe emisari i Bashkimit Europian, Miroslav Lajcak.

Nga ana e tij, Vuçiç ka thënë se s’ka pritshmëri të mëdha nga bisedimet që pritet të ndodhin në Berlin.

Ai shtoi se po bëhet presion i madh që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës duke shfrytëzuar situatën në Ukrainë

“Nga takimi me kancelarin Scholz, pres të dëgjojë vërejtje për sjelljen e Serbisë, dhe do ta kem mundësinë të shpreh qëndrimin e Serbisë”, ka thënë Vuçiç.

I pyetur nga gazetarët se çfarë mund të pritet nga bisedimet në Berlin, Vuçiç ka thënë se pritjet e tij nuk janë shumë të larta dhe se “s’pritet të ndodh asgjë e mirë”.

“Kjo është e gjitha, as keq as mirë. Një mundësi e mirë për të shprehur qëndrimet tona, por ne s’do të ndryshojmë qëndrimin e Gjermanisë për pavarësinë e Kosovës e as atë për sanksionet”, ka thënë kreu i shtetit serb.

Tutje Vuçiç pretendon se situate në Kosovë “nuk është e mirë” dhe se “gjithçka po shkon drejt dëbimit të serbëve” dhe që Serbia ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

“Unë jam shumë skeptik lidhur me këtë”, ka thënë Vuçiç.

Tutje Vuçiç ka thënë se është shumë i shqetësuar për shkak të “papërgjegjësisë dhe mendjelehtësisë” së kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, por edhe për shkak të shumë atyre në Perëndim që po e përkrahin politikën e Kurtit.

“Situata në Kosovë është dramatike, dhe populli serb është nën një presion të madh, sepse shumë duan të shfrytëzojnë situatën në Ukrainë për të ndikuar tek serbët për të pranuar diçka”, ka thënë Vuçiç.

Tutje Vuçiç ka thënë se Kosova nuk po i implementon marrëveshjet e Brukselit.

Vuçiç tutje ka folur edhe për një “përpjekje” që sipas tij do të rezultonte me “dëbimin e serbëve” apo edhe me detyrimin që Serbia ta njohe pavarësinë e Republikë së Kosovës.

“Ne nuk mund ta përmbushim këtë. Unë jam një skeptik i madh, edhe pse e mbështes dialogun e vërtetë. Sot ai dialog me Kurtin nuk ekziston”, ka thënë Vuçiç, duke shtuar se koha e urdhrave ka kaluar.

Etiketa: KosoveSerbiVucic

Lajme të lidhura

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre
Breaking Views

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet
Kosovë & Rajon

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

15:35 - 06/04/26
Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor
Kosovë & Rajon

Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor

13:16 - 06/04/26
Para
Kryeministrja britanike i dërgon letër Kurtit, ja çfarë shkruhet në të

Kryeministrja britanike i dërgon letër Kurtit, ja çfarë shkruhet në të

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com