Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Britaninë e Madhe. Mësohet se një 14-vjeçar ka vrarë me thikë një bashkëmoshatar të tij duke e lënë të vdekur në vend.
Sipas policisë, në krimin makabër është përfshirë dhe një vajzë 13-vjeçare. Dyshohet se vajza ka ndihmuar autorin e krimin në kryerjen e vrasjes.
Siç raportojnë mediat e huaja viktima është gjetur e therur me thikë në një rrugë të qytetit. Ai u dërgua menjëherë në spital, ku mjekët bënë të gjitha përpjekjet për t’i shpëtuar jetën po fatkeqësisht pa rezultat.
Discussion about this post