GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

I akuzuar për afera të mëdha, Zëri i Amerikës: Gjykata vendos të lirojë nga qelia Bllakon

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
I akuzuar për afera të mëdha, Zëri i Amerikës: Gjykata vendos të lirojë nga qelia Bllakon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit, pranoi sot kërkesën e ish deputetit socialist Alqi Bllako, për ndryshimin e masës së sigurisë, nga arrest me burg në arrest shtëpie. Vendimi hasi në kundërshtimin e Prokurorisë së Posaçme, e cila bëri të ditur se do ta ankimojë vendimin në Apel.

Ish deputeti u arrestua në 1 prill të këtij viti, në kuadër të hetimeve rreth çështjes së inceneratorëve, dhe kryesisht atij të Fierit. Sipas avokatit të tij, Sokol Hazizaj, procesi hetimor ndaj zotit Bllako është përmbyllur dhe se klienti i tij nuk është në kushtet që mund të prishë provat, t’i shmanget hetimit apo të ndikojë në procesin hetimor. Avokati ka përmendur dhe kushtet familjare të ish deputetit, me dy fëmijë të vegjël që sipas tij nuk kanë përkujdesjen e duhur, për shkak se e ëma është e punësuar dhe detyrohet të lëvizë shpesh jashtë Tiranës.

Por Prokuroria e posaçme është shprehur kundër ndryshimit të masës së arrestit “sepse nuk ekzistojnë kushtet për ta liruar”. Ajo e ka akuzuar ish deputetin, për “Shpërdorim të detyrës” në bashkëpunim dhe “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”. Sipas Prokurorisë së posaçme ai, në bashkëpunim me ish Ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe një tjetër zyrtar të Ministrisë, ku ai ka patur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm, kanë përgatitur dokumentacion të falsifikuar në lidhje me të dhënat e pronës së shpronësuar, për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, duke ndryshuar cilësimin nga “arë” në “tokë truall”, duke rritur vlerën e shpronësimit.

Po ashtu ai dyshohet se ka favorizuar shoqërinë përfituese të koncensionit, në këmbim “të përfitimeve të parregullta” me një vlerë prej afro 150 mijë dollarë, të cilat kanë shkuar në formën e pagesave të larta mujore për babanë e tij, i punësuar pranë inceneratorit të Tiranës. Akuzat e ngritura ndaj tij janë hedhur poshtë nga ish deputeti.

Rasti i inceneratorëve, konsiderohet gjerësisht si një prej aferave më të mëdha korruptive. Për rastin e Elbasanit dhe Fierit, hetimet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, janë shoqëruar me disa arrestime, ku përveç e ish ministrit Koka, ish deputetit Bllako, nën akuzë kanë përfunduar dhe disa prej anëtarëve të Komisioneve të vlerësimit. Ndërsa administratorët e kompanive koncesionare, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja, për të cilët ka urdhër ndalimi, janë në arrati. Të dy impiantet e trajtimit të mbetjeve të Elbasanit dhe Fierit, ku përfshihet dhe procesi i djegies, janë tashmë nën sekuestro. Ndërsa për rastin e Tiranës, hetimet janë në vazhdim, dhe nuk ka asnjë të pandehur apo masë. /Voa/

Etiketa: aferaakuzaKryesore1VOA

Lajme të lidhura

Mister në Mesdhe, fundoset anija ruse që dyshohet se transportonte reaktorë bërthamorë për Korenë e Veriut
Botë

Mister në Mesdhe, fundoset anija ruse që dyshohet se transportonte reaktorë bërthamorë për Korenë e Veriut

15:29 - 12/05/26
Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane
Botë

Zbehen shpresat për marrëveshje mes SHBA-së dhe Iranit, çmimi i naftës rritet përsëri

09:27 - 11/05/26
Rusia feston 9 Majin nën tensione të larta, ja pse parada e këtij viti ishte ndryshe
Botë

Rusia feston 9 Majin nën tensione të larta, ja pse parada e këtij viti ishte ndryshe

15:35 - 09/05/26
Para
Protesta e 8 janarit, Boçi: Është thirrur nga Komisioni i Rithemelimit, jo nga Berisha

Primaret në PD/ Luçiano Boçi: Ja si do të votojnë simpatizantët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktualitet

Të akuzuar për shkelje barazie në tendera, shtyhet seanca për ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

12:34 - 13/05/26

Sot ishte parashikuar të mbahej seanca për dosjen “5D” me të pandehur ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës ndërsa bëhet me...

Lexo më shumë
Ngacmimi seksual i kirurgut/ Flet avokatja e 21-vjeçares: Ka edhe kallëzime të tjera, ka abuzuar prej vitesh

Ngacmimi seksual i kirurgut/ Flet avokatja e 21-vjeçares: Ka edhe kallëzime të tjera, ka abuzuar prej vitesh

12:10 - 13/05/26
‘Reduktoi fjalën e ministrit Hoxha!‘ Rama kapet me gazetarin e Euroactiv, reagon reporteri: Të sjell transkriptin e intervistës së ministrit tënd

‘Reduktoi fjalën e ministrit Hoxha!‘ Rama kapet me gazetarin e Euroactiv, reagon reporteri: Të sjell transkriptin e intervistës së ministrit tënd

11:22 - 13/05/26
U përjashtua nga gara për kreun e PD-së, Gjykata e Tiranës refuzon mjeken Mereme Sela

U përjashtua nga gara për kreun e PD-së, Gjykata e Tiranës refuzon mjeken Mereme Sela

11:15 - 13/05/26
FOTO/ Levë në kokë drejtorit në Delvinë! Policia fshehu ngjarjen, liroi autorët

Plagosje në Sarandë! Goditet me thikë në gjoks një 42-vjeçar, dërgohet urgjent në spital (Emri)

11:00 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com