GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Publikohet sondazhi/ Ja si mendojnë shqiptarët se po ecin gjërat në vend

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Publikohet sondazhi/ Ja si mendojnë shqiptarët se po ecin gjërat në vend
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

60.2% e shqiptarëve janë pesimistë për ecurinë e situatës së përgjithshme në vendin tonë. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, rreth 2/3 u shprehën se situata në vendin tonë po shkon shumë keq. Ndërsa vetëm 9.5% e të pyeturve mendojnë se situata në vendin tonë është në rrugën e duhur.

30.1% e të targetuarve janë të pavendosur, ndërsa 0.2% nuk janë përgjigjur. Pesimizmi shtohet edhe më shumë kur shqiptarët i pyetëm për ecurinë e situatës ekonomike, të cilën e kanë vlerësuar negativisht, 69.3% e tyre. Vetëm 6.2% e tyre mendojnë se situata ekonomike është shumë e mirë.

23.9 % e tyre e kanë cilësuar situatën ekonomike as të mirë dhe as të keqe dhe 0.6% kanë refuzuar të përgjigjen. Kur bëhet fjalë për ekonominë në shtëpinë e tyre, 51% e të pyeturve e vlerësojnë si shumë të keqe situatën. Ndërsa 12.8% e vlerësojnë pozitivisht.

Sipas tyre, problematikat kryesore me të cilat po përballet vendi ynë, janë ekonomia me 84.7%, emigrimi me 67%, niveli i lartë i kriminalitetit në vend dhe korrupsioni për të cilën kanë votuar 41.2 % dhe shëndetësia me 27.8%. Për ata të cilët mendojnë se problem kryesor është ekonomia, produktet e shportës zënë pjesën më të madhe të shqetësimit me 46.8%, të ardhurat e pamjaftueshme 25.7%, papunësia 15.9% dhe kostot e transportit 10.7%.

Por kjo situatë sipas qytetarëve, nuk ka shumë gjasë të ndryshojë, pasi 57.2% e të targetuarve mendojnë se vendi ynë po shkon në drejtimin e gabuar. Ndërsa 23.1% janë shprehur se po ndiqet rruga e duhur. Gjetjet janë të Barometrit të Euronews Albania, realizuar në periudhën 9-21 shtator 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.

Marrë nga Euronews

Etiketa: ekonomiShqiptar

Lajme të lidhura

Zhbllokohet transporti, statistikat e 2021 dhe viti pandemik
Aktualitet

Transporti publik paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 Janari

11:34 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive
Aktualitet

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash
Breaking Views

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Para
Ja qyteti ku do mbahet Eurovizion 2023

Ja qyteti ku do mbahet Eurovizion 2023

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel
Breaking Views

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

Nëse mendoni që kryebashkiaku i burgosur, Erion Veliaj, nuk e ka pranuar paktin e ofruar nga Rama, gaboheni. Marrëveshja e...

Lexo më shumë
Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

21:30 - 10/11/26
“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

21:00 - 10/11/26
Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund

Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund

20:30 - 10/11/26
Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit

Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit

20:00 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com