GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dosja Martinaj, shoqërohet në polici ish kreu i bandës së Durrësit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dosja Martinaj, shoqërohet në polici ish kreu i bandës së Durrësit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish kreu i bandës së Durrësit, Indrit Dokle është shoqëruar në policinë e Tiranës mbrëmjen e sotme. Burime bëjnë me dije se arsyeja e shoqërimit të tij është se lëvizte me një person të shpallur në kërkim, mes të cilëve i shumëkërkuari Ervis Martinaj. Burimet thonë se shoqërimi i tij ka të bëjë më dosjen Martinaj. Pak ditë pasi deklaruan se shkëputën kontaktet, babai i të shumëkërkuarit deklaroi për hetuesit se dyshonte që Dokle kishte gisht në zhdukjen e tij.

Babai i Ervis Martinajt: Kemi dyshime për Indrit Dokle
Por, familjarët e biznesmenit të lojërave të fatit pretendojnë se Dokle ka gisht në zhdukjen e djalit të tyre. Babai i 40-vjeçarit, Mustafa Martinaj tha në Prokurorinë e Kurbinit se ata humbën kontaktet me njeriun e tyre të afërt në orën 19:30 të datës 9 gusht dhe beson se Indrit Dokle të ketë rrëmbyer Ervisin bazuar nga dëshmia e Nuredin Dumanit. “Me Ervisin i kemi humbur kontaktet më 9 gusht në orën 19:30 minuta. Kemi dyshime të forta se i përfshirë në këtë histori është Indrit Dokle lidhur edhe nga dëshmia e Nuredin Dumanit, i cili ka rrëfyer se do të paguhej 500 mijë euro nga i shumëkërkuari i drejtësisë për të ekzekutuar Indrit Doklen”, tregoi Mustafa Martinaj.

Indrit Dokle mohon të ketë lidhje në zhdukjen e Ervis Martinajt
Indrit Dokle, ish-nr. 2 i Bandës së Durrësit në fund të viteve ’90 dhe fillim ‘2000 dëshmoi lidhur me pistën e zhdukjes së 40-vjeçarit Ervis Martinaj. Ai mohoi të ketë gisht në këtë gjë si dhe shtoi se nuk ka asnjë dijeni se çfarë ndodh me këtë të fundit. Për alibi, Dokle tha se gjatë kohës që pretendohet se Martinaj është zhdukur që nga data 5 gusht, ai ka qenë në shoqërinë e personave të tjerë dhe kërkoi të verifikohet nga kamerat e sigurisë. Ai dyshohet se mund të ketë urdhëruar rrëmbimin e Martinajt pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, i cili tregoi në SPAK se Martinaj i ofroi atij 500 mijë euro për të vrarë Doklen, por porosia nuk u çua deri në fund pasi Dokle ruhej mirë.

Etiketa: Indrit Dokle

Lajme të lidhura

Robert Aliaj shpërthen ndaj policisë dhe Ramës: Historia do të shkruajë emrat tuaj pranë gjakut dhe tradhtisë ndaj popullit
Aktualitet

Robert Aliaj shpërthen ndaj policisë dhe Ramës: Historia do të shkruajë emrat tuaj pranë gjakut dhe tradhtisë ndaj popullit

09:04 - 21/10/26
Hipokrizia e kryeministrit! Natën i dhunon dhe i arreston, ditën i fton protestuesit për dialog
Aktualitet

Hipokrizia e kryeministrit! Natën i dhunon dhe i arreston, ditën i fton protestuesit për dialog

08:42 - 21/10/26
Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë
Aktualitet

Shqipëria vazhdon të shënojë rënie, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

08:18 - 21/10/26
Para
Armik me Ervis Martinaj, kush është Indrit Dokle që u shoqërua sot në polici

Armik me Ervis Martinaj, kush është Indrit Dokle që u shoqërua sot në polici

Discussion about this post

TË FUNDIT

Robert Aliaj shpërthen ndaj policisë dhe Ramës: Historia do të shkruajë emrat tuaj pranë gjakut dhe tradhtisë ndaj popullit
Aktualitet

Robert Aliaj shpërthen ndaj policisë dhe Ramës: Historia do të shkruajë emrat tuaj pranë gjakut dhe tradhtisë ndaj popullit

09:04 - 21/10/26

Artisti Robert Aliaj Dragot ka reaguar ashpër për dhunën policore ndaj të rinjve që po protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama....

Lexo më shumë
Hipokrizia e kryeministrit! Natën i dhunon dhe i arreston, ditën i fton protestuesit për dialog

Hipokrizia e kryeministrit! Natën i dhunon dhe i arreston, ditën i fton protestuesit për dialog

08:42 - 21/10/26
Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë

Shqipëria vazhdon të shënojë rënie, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

08:18 - 21/10/26
‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës

‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës

08:05 - 21/10/26
Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

07:48 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com