GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Vuloset” fati i Enkelejda Hoxhës, ish-gjyqtarja dënohet përfundimisht me 2 vite burg

14:43 - 11/10/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 7 min
A A
“Vuloset” fati i Enkelejda Hoxhës, ish-gjyqtarja dënohet përfundimisht me 2 vite burg
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për të dënuar me 2 vite burg ish-gjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxha.

Ajo u gjykua së bashku me disa persona të tjerë. Ata akuzohen se kishin krijuar një skemë, për të liruar apo ulur dënimin e të dënuarve të ndryshëm, mes tyre dhe me burgim të përjetshëm.

Gjithashtu Apeli i hoqi me 5 vite të drejtën e ushtrimit të profesionit ish-gjyqtares.

Ndërkohë avokati Aldo Tabaku u dënua me 2.8 vite burg, Manuela Mallkuçi me 2 vite burg dhe i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vjet, Bledar Petani, Saimir Petani, altin Sëkndaj, Gentian Nezaj u dënuan me 1.8 vite burg,

Isuf Tanuzi u dënua me 1 vit e 6 muaj burg dhe 6 muaj për Trëndafile Fagu, që është konvertuar në shërbim prove.

Njoftimi: 

Gjykata e Posaçmee Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Miliana Muça (kryesuese), SaidaDollani (anëtare) dhe IgertaHysi (anëtare), sot më datë11.10.2022, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 42 akti, datë 10.05.2022, mbi ankimet eparaqitura nga ankuesit/të pandehuritE.H., A.T., M.M., B.P., S.P., G.N., A.S., G.N., I.T. dhe T.F.,kundër vendimit nr. 13, datë14.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë përKorrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

“1. Deklarimin fajtor të të pandehurës E.H., për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, dhe bazuar në nenet 319/ç dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 3 (tre) vjet burgim.

-Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës E.H., i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 2 (dy) vjet burgim.

Vuajtja e dënimit fillon nga dita e arrestimit data 11.2.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Heqjen e së drejtës së të pandehurës E.H. për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5(pesë) vjet, bazuar në nenin 35 paragrafi 2, të Kodit Penal.

Deklarimin fajtor të të pandehurit A.T., për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, dhe në bazë të neneve 319/ç dhe 25 të Kodit Penal dënimin e tij me 3(tre) vjet e 6(gjashtë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit A.T. për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe në bazë të nenit 245/1 paragrafi i dytë, të Kodit Penal dënimin e tij 2 (dy) vjet burgim.

Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi 1 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit A.T. me një dënim të vetëm 4(katër) vjet burgim.

Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit A.T., i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 2(dy) vjet e 8(tetë) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit fillon nga data e arrestimit datë 11.2.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Deklarimin fajtor të të pandehurës M.M., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, dhe në bazë të nenit 319/ç të Kodit Penal dënimin e saj me 3(tre) vjet) burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurës M.M. për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe në bazë të nenit 244 të Kodit Penal dënimin e saj 1(një) vit e 6(gjashtë) muaj burgim.

Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi 1 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit M.M. me një dënim të vetëm 3(tre) vjet burgim.

Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës M.M., i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 2(dy) vjet burgim.

Vuajtja e dënimit fillon nga data e arrestimit datë 11.2.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Heqjen e së drejtës së të pandehurës M.M. për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5(pesë) vjet, bazuar në nenin 35 paragrafi 2, të Kodit Penal.

Deklarimin fajtor të të pandehurit B.P., për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, dhe në bazë të neneve 319 dhe 25 të Kodit Penal dënimin e tij me 2(dy) vjet e 6(gjashtë) muaj burgim.

Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit B.P., i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 1(një) vit e 8(tetë) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit fillon nga data e arrestimit datë 11.2.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Deklarimin fajtor të të pandehurit S.P., për veprën penale të “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, dhe në bazë të neneve 319 dhe 25 të Kodit Penal dënimin e tij me 2(dy) vjet e 6(gjashtë) muaj burgim.

Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit S.P., i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 1 (një) vit e 8(tetë) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit fillon nga data e arrestimit datë 11.2.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Deklarimin fajtor të të pandehurit A.S., për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, dhe në bazë të neneve 319 dhe 25 të Kodit Penal dënimin e tij me 2(dy) vjet e 6(gjashtë) muaj burgim.

Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit A.S., i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 1(një) vit e 8 (tetë) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit fillon nga data e arrestimit datë 11.2.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Deklarimin fajtor të të pandehurit G.N., për veprën penale të “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, dhe na bazë të neneve 319 dhe 25 të Kodit Penal dënimin e tij me 1(një) vit e 6(gjashtë) burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit G.N., për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, dhe në bazë të neneve 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal dënimin e tij me 2(dy) vjet burgim.

Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi 1 të Kodit penal, dënimin e te pandehurit G.N. me një dënim të vetëm 2(dy)vjet e 6(gjashtë) muaj burgim.

Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit G.N., i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 1(një) vit e 8(tetë) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit fillon nga data e arrestimit datë 11.2.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Deklarimin fajtor të të pandehurit G.N., për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, dhe në bazë të neneve 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal dënimin e tij me 2(dy) vjet e 6(gjashtë) muaj burgim.

Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit G.N., i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 1(një) vit e 8(tetë) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit fillon nga data e arrestimit datë 11.2.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Deklarimin fajtor të të pandehurit I.T., për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, dhe në bazë të neneve 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal dënimin e tij me 2(dy) vjet e 6(gjashtë) muaj burgim.

Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit I.T., i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 1(një) vit e 8(tetë) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit fillon  nga data e ekzekutimit të masës së sigurimit datë 11.2.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Deklarimin fajtor të të pandehurës T.F., për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe në bazë të nenit 245/1, paragrafi i 3, të Kodit Penal dënimin e saj me 9 (nëntë) muaj burgim.

Në bazë të nenit 406 pika 1, të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës T.F., i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 6(gjashtë) muaj burgim.

Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën T.F. dhe vënia në provë për një periudhë 12 muaj dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës, që mbulon vendbanimin e saj.  Afati i provës fillon nga e nesërmja e shpalljes së vendimit për pezullimin e dënimit me burgim.

Deklarimin fajtor të pandehurës M.S., për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe në bazë të nenit 245/1, paragrafi 1, të Kodit Penal dënimin e saj me 6(gjashtë)muaj burgim.

Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës M.S., i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 4(katër) muaj burgim.

Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën M.S. dhe vënia në provë për një periudhë 8 muaj me kusht që e pandehura gjatë periudhës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës, që mbulon vendbanimin e saj. Afati i provës fillon nga e nesërmja e shpalljes së vendimit për pezullimin e dënimit me burgim…”.

Në përfundim,Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

-Lënien në fuqi të vendimit nr.13, datë 14.02.2022të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

– Mospranimin e ankimit të ankuesve S.P. dhe G.N., kundër vendimit nr. 13, datë 14.02.2022të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 

 

Etiketa: apelEnkelejda Hoxhagjyqtare

Lajme të lidhura

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre
Aktualitet

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit
Aktualitet

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Para
Deputeti ukrainas flet shqip në asamblenë e KiE: Kosova është Evropa

Deputeti ukrainas flet shqip në asamblenë e KiE: Kosova është Evropa

Discussion about this post

TË FUNDIT

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre
Aktualitet

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25

Ish-kryetarja e LSI dhe ish-deputetja Monika Kryemadhi ka shkuar sot në Gjykatën e Posaçme, ku mbahet procesi që ka nisur...

Lexo më shumë
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren

Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

15:15 - 05/12/25
Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

14:59 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com