GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Spitali i Erdoganit harxhon 80 milionë lekë për heqjen e mbeturinave, KPP anulon tenderin

16:05 - 14/10/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Spitali i Erdoganit harxhon 80 milionë lekë për heqjen e mbeturinave, KPP anulon tenderin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Komisioni i Prokurimeve Publike ka kapur në shkelje tenderin e hapur nga Spitali Memorial i ndërtuar nga Erdogani në Fier. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Evadimi i mbetjeve spitalore”, që mban numrin e referencës REF-24972-04-13-2022, me datë 9 qershor të këtij viti. Por, duke qenë se kontrata ka një sërë shkeljesh ligjore, Open Data Albania e ka klasifikuar me “Flamur të Kuq”. Nga monitorimi u evidentua se tenderi i është dhënë kompanisë “ECO RICIKLIM” pa garë të mirëfilltë. Gjatë hapjes së thirrjes kanë shfaqur interes 3 kompani, por dy prej tyre edhe pse me ofertën më të ulët janë skualifikuar me justifikimin se nuk kanë deklaruar numrin e automjeteve që kanë në dispozicion. Kështu në garë mbeti vetëm “ECO RICIKLIM”. Pavarësisht se këto shkelje u evidentuan në media asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk mori nën hetim këtë kontratë.

Në këtë kuadër, një nga operatorët e skualifikuar padrejtësisht ka denoncuar tenderin në Komisionin e Prokurimeve Publike. Denoncimi është bërë me datë 11 tetor nga “V.A.L.E. RECYCLING” SHPK, e cila shprehet se në një nga pikat e kontratës kërkohet që;  “Operatori ekonomik duhet të paraqesë një kontratë të lidhur me një landfill te 3 licencuar për depozitimin e produktit final që del nga asgjësimi/trajtimi, e cila duhet të jetë aktive dhe e vlefshme në momentin e hapjes së ofertave.”, por që nuk përcaktohet qartë se çfarë lloj produktesh dalin nga spitali, për të cilat operatorët duhet të lidhin kontratë me landfillin.

Sipas ankimuesit kodet e produkteve nuk janë paraqitur për shkak se, këto i dinte mirë vetëm kompania “ECO RICIKLIM”, e cila ka qenë e paracaktuar si fituese, ndërsa gara është bërë në mënyrë fiktive. KPP pasi ka analizuar të dhënat e këtij tenderi ka dalë në konkluzionin se kontrata ka shkelje të konkurrencës dhe kriteret janë të paqarta. Për këtë arsye, duke mbështetur pretendimit e ankimuesi, KPP shprehet se “Autoriteti kontraktor duhet të hartojë dhe të përcaktojë kërkesat e veçanta për kualifikim në mënyrë më të qartë duke përcaktuar kodin e produktit final që del nga trajtimi i mbetjeve spitalore dhe që do të depozitohet në landfill”.

Komisioni i Prokurimit Publik në arsyetimin e tij shkon akoma më tej duke sqaruar se, bazuar në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 402, datë 30.06.2021 “Për miratimin e katalogut të mbetjeve”, autoriteti kontraktor nuk ka  përcaktuar kodet e mbetjeve, duke krijuar paqartësi si për operatorët ekonomikë dhe kështu i ka vënë ato në kushte te pabarabarta, përball kritereve diskriminuese. Në përfundim komisioni i kërkon Spitalit Memorial Fier që të  anulojë tenderin, të rishikojë dokumentet dhe rivlerësojë edhe njëherë ofertat e paraqitura nga të gjithë operatorët.

 

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimErdoganFierkryesore2ManastirliSpitali Memorial Fiertender

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
Për herë të parë teze, Greta Koçi prezanton mbesën me videon e ëmbël  

Për herë të parë teze, Greta Koçi prezanton mbesën me videon e ëmbël  

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!
Breaking Views

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!

23:12 - 19/12/25

Mazhoranca do ta zvarrisë heqjen e mandatit për Belinda Ballukun deri pas marrjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin...

Lexo më shumë
Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë

22:44 - 19/12/25
(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës

22:29 - 19/12/25
Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

20:40 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com