GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“Vit sfidues”, Mustafa rendit arsyet e rënies ekonomike në Kosovë

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
“Vit sfidues”, Mustafa rendit arsyet e rënies ekonomike në Kosovë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ka renditur disa nga arsyet e rënies ekonomike në këtë shtet. Sipas tij, ka ndikuar inflacioni i lartë, bilanci i pavolitshëm tregtar, rënia e investimeve publike e private, si dhe reduktimi i konsumit. “Vitin që e lamë pas, Kosova shënoi rritje ekonomike prej 9.5 për qind (sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar) përkatësisht 9.1 për qind (sipas Bankës Botërore). Kjo rritje erdhi si rezultat i rritjes së prodhimit, fuqizimit të konsumit dhe rritjes së eksportit, pasi që në vitin 2020, si pasojë e pandemisë kishin stagnuar të gjitha aktivitetet ekonomike dhe përfunduam me rritje negative ekonomike prej -5.5 për qind”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Po ashtu, ish-kryeministri thotë se viti aktual parashihet të jetë sfidues për vendin.

“Në këtë aspekt krahasimet me vitin 2020 janë të natyrës formale, prandaj edhe nuk janë tregues i qëndrueshëm. Nga tregjet dhe ekonomitë në zhvillim në Evropë vitin e kaluar, Mali i Zi kishte rritjen më të madhe ekonomike prej 13 për qind (sipas FMN-së) përkatësisht 12.4 për qind (sipas BB) pasuar nga Kroacia prej 10.2 për qind. Por sikurse Mali i Zi ashtu edhe Kroacia kishin pësuar rënie të madhe ekonomike në kohë të pandemisë (2020)”, shton ai.

“Viti 2022 parashihet të jetë sfidues për Kosovën. Vlerësimet e këtij muaji nga FMN flasin se Kosova do të përmbyllë këtë vit me rritje ekonomike prej vetëm 2.7 për qind. Rritje më të ulët (2.4 për qind) parashihet të ketë vetëm Bosnja dhe Hercegovina. Shkak i kësaj rënie vlerësohet të jetë inflacioni i lartë, bilanci i pavolitshëm tregtar, rënia e investimeve publike dhe atyre private, rënia e konsumit për shkak të rritjes së çmimeve duke mbajtur pagat e pandryshuara në sektorin publik dhe ndikimi indirekt nga lufta në Ukrainë”, përfundon Mustafa.

Etiketa: Isa MustafaKosovePolitike

Lajme të lidhura

Në gjithë Kosovën sot protestohet kundër vendimit të Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Kosovë & Rajon

Në gjithë Kosovën sot protestohet kundër vendimit të Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

10:55 - 25/09/26
“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!
Aktualitet

“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!

21:41 - 23/09/26
Kaja Kallas takon Kurtin dhe Vuçiçin në New York, kërkon përparim në dialogun Kosovë-Serbi
Kosovë & Rajon

Kaja Kallas takon Kurtin dhe Vuçiçin në New York, kërkon përparim në dialogun Kosovë-Serbi

15:11 - 23/09/26
Para
Dyfishohet çmimi i madh! Të pathënat nga “Big Brother VIP2”, ja emrat më të përfolur

Dyfishohet çmimi i madh! Të pathënat nga “Big Brother VIP2”, ja emrat më të përfolur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liga e Kombeve/ Belgjika ‘shokon’ Italinë, fitore brenda në ‘Olimpico’
Sport

Liga e Kombeve/ Belgjika ‘shokon’ Italinë, fitore brenda në ‘Olimpico’

22:44 - 25/09/26

Belgjika ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Italisë, duke triumfuar me rezultatin 0-2 në ndeshjen e parë të Nations...

Lexo më shumë
Trajneri i Bjellorusisë befason para Shqipërisë: Nuk mendojmë për rezultatin në Tiranë

Trajneri i Bjellorusisë befason para Shqipërisë: Nuk mendojmë për rezultatin në Tiranë

22:25 - 25/09/26
Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Belgjikë, pjesë e grupit që trafikonte kokainë

Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Belgjikë, pjesë e grupit që trafikonte kokainë

21:56 - 25/09/26
Mbyllet protesta e 118-të, qytetarët përsërisin thirrjen: Nesër më shumë!

Mbyllet protesta e 118-të, qytetarët përsërisin thirrjen: Nesër më shumë!

21:44 - 25/09/26
Arrestimi i drejtueses Vlora Hyseni/ Salianji: S’ka qeveri që qëndron në këmbë pas skandalit të SHISH

Arrestimi i drejtueses Vlora Hyseni/ Salianji: S’ka qeveri që qëndron në këmbë pas skandalit të SHISH

21:40 - 25/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com